
Brigitte Bardot: Një ikonë që ndryshoi kinemanë
përgaditi Jozef Radi
Lajmërimi i vdekjes…
Me keqardhje ju njoftojmë se Brigitte Bardot, një nga figurat më të njohura e me ndikimin më i madh në kinemanë e shekullit të 20-të, është ndarë nga jeta mëngjesin e 28 nëntorit 2025, në moshën 91 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Fondacioni i saj, i cili njoftoi me trishtim vdekjen e ikonës së kinemasë dhe aktivistes për të drejtat e kafshëve. – Reuters
Biografi e shkurtë
Brigitte Anne-Marie Bardot lindi më 28 shtator 1934 në Paris. Ajo u rrit në një familje të klasës së mesme dhe filloi karrierën si modele qysh në moshë e re, duke u shfaqur në kopertinën e revistës Elle në moshën 15 vjeçare. – Wikipedia

Fama e saj e shpejtë
Ajo u bë e famshme ndërkombëtarisht në filmin e vitit 1956 “And God Created Woman”, (Dhe Zoti krijoi Gruan) ku shfaqja e saj e lirë dhe sensuale tronditi audiencat duke u shndërruar në simbol i një sensualiteti të ri, duke sfiduar modelet e vjetra të femrës në kinemanë e pasluftës. – Reuters
Brigitte Bardot – poezia e një trupi që u bë epokë
Brigitte Bardot nuk ishte vetëm një grua e bukur. Ajo ishte një çarje drite në murin e moralit të pasluftës, një frymëmarrje e lirë në një Evropë e cila sapo kishte mësuar të mbijetonte, por ende nuk dinte si të jetonte.
Simbol i lirisë kulturore të viteve ‘50 – ‘60,
Një ikonë stili dhe një zë i fuqishëm për mbrojtjen e kafshëve, me ndikim që u shtri përtej kinemasë dhe përtej kohës së saj.
Bardot ishte më shumë se një aktore: ajo u kthye në simbol i një epoke që kërkonte liri, dëshirë dhe një shfaqje të re femërore. Pamja e saj – flokë të çrregullta, buzë të plota, gjeste tërheqëse – ajo krijoi adhuruesen e re të estetikës moderne dhe ndikoi thellësisht në modë dhe filma. – Enciklopedia britanike
Nga skena në aktivizëm
Pas një karriere filmike që përfshiu rreth 50 filma po edhe një periudhë të shkurtër në muzikë, Bardot u tërhoq nga aktrimi në 1973 për t’i kushtuar krejtësisht jetës dhe mbrojtjes së kafshëve. Themeloi Fondacionin Brigitte Bardot, në vitin 1986 dhe punoi pa u lodhur për të drejtën e kafshëve, duke denoncuar mizoritë, duke ndihmuar mbrojtësit e kafshëve dhe duke u bërë zë i padëgjuarve midis tyre. – AP News +1
Një trashëgimi e ndërlikuar
Në dekadat e fundit të jetës, Bardot u bë figurë kontradiktore: e admiruar për punën e saj me kafshët, ajo u kritikua ashpër për qëndrimet e saj politike të së djathtës ekstreme dhe për komente të konsideruara si nxitje urrejtjeje racore – çështje që shumë i dhanë një hijë mbi trashëgiminë e saj kulturore. – AP News +1
Si do të mbahet mend?
Brigitte Bardot do të mbesë një nga figurat më të diskutueshme, dhe padyshim nga më të shquarat e shekullit të 20-të – simbol i lirisë kulturore të viteve ’50 e ’60, një ikonë stili dhe një zë i fuqishëm për mbrojtjen e kafshëve, me ndikim që shtrihet përtej kinemasë dhe kohës së saj. – Wikipedia

Lamtumirë poetike për Brigitte Bardot
Në vitet ’50 dhe ’60, kur femra ende mbahej peng midis turpit dhe detyrimit, Brigitte Bardot hyri në skenë jo thjesht si aktore, por si gjendje shpirtërore.
Me flokët e saj të çrregullta e të shpupurisura, me hapat e saj të shkujdesur, me shikimin shpërfillës që s’kërkonte leje – ajo ishte poezi thjesht me pamjen apo shfaqjen e saj, me një trup që fliste për lirinë më shumë se çdo manifest.
Brigitte Bardot mishërote joshjen e pafajme, bukurinë e pajustifikueshme, feminilitetin që s’i përkiste askujt, veç vetes së saj. Ajo nuk provokoi për të tronditur, po sepse s’dinte të jetonte ndryshe: veçse e lirë.
Në shfaqjet e saj në skenë dhe ekran, ajo ishte njëherësh zjarr dhe qetësi; ndërsa jashtë skene, një shpirt i trazuar e shpesh e vetmuar, që e pagoi më shumë se askush çmimin e të qenit ikonë dhe magji.
Sepse ikonat adhurohen, po rrallë kuptohen.
Ajo u shkëput nga kinemaja në kulmin e lavdisë, po nuk u shua. Thjesht u zhvendos me vullnetin e saj të plotë.
Nga bukuria trupore dhe joshja femërore, tek mëshira dhe mbrojtja e krijesat e pambrojtura: nga sytë e etur të publikut, te ndërgjegjja dhe paqja e thellë me veten.
Brigitte Bardot do të mbesë një paradoks i bukur: një muzë e revolucionit moral
dhe një shpirt i plaguar prej reflektorëve të famës; një ikonë e epërme sensualiteti që e zgjodhi vetminë dhe heshtjen, si mjet shpëtimi prej një bote të etur për lakuriqësi!
Prej sot, ajo s’është më fizikisht, por e gdhendur në kujtesën e shumë brezave si poezi e shpirtit femëror, pikërisht n’ato kohë kur Evropa po guxonte të ndjente ndryshe.