Lamtumirë, i dashur Agim Hamiti! – nga Maksim Rakipaj

Gazeta

Agim Hamiti
Agim Hamiti
Lamtumirë, i dashur Agim Hamiti!
nga Maksim Rakipaj

Sot mora vesh për vdekjen e shokut tim të vuajtjeve, të paharruarit Agim Hamiti.
E kam përmendur disa herë Agim Hamitin në librin tim me kujtime “I Mbijetuar”.
Ja një fragment:
“Ky është prezantimi i parë imi me minierën. Pas ca ditësh, me organikën e re më caktuan minator në zonën IV. Për të mësuar përdorimin e martelit kam Agim Hamitin, nga Vlora. Agimi është pak më i shkurtë dhe më i mbushur se unë. Krijojmë besim shpejt te njëri tjetri.
“Mua dhe ty nuk na kanë vënë minatorë për të bërë planin e brigadës, o Maks, – thotë Agimi – por për t’na nxjerrë shpirtin pak nga pak. Na japin frontet me shkëmbin më të fortë. Nga 8 atmosferë ajër që duhet normalisht për martelat WUP, nga kompresorët në frontet ku janë ata si puna jonë, që duan t’i vdesin në pluhur, nuk dërgojnë as 4 atmosferë. Do ta shohësh vetë. Edhe punëtorët na i japin më të dobët. Ndonjëri është edhe spiun i komandës.”
Shkroi disa libra të bukur Agimi, mes tyre “Odiseja e një Detektivi”, që ma nisi edhe mua me email, si shumë të tjerëve.
Para nja dhjetë vitesh, ishte mjaft aktiv edhe në fb, pastaj u tërhoq fare dhe s’pata mw asnjë lidhje me të.
Jetonte si azilant politik në Belgjikë.
Lamtumirë miku im i mirë!

Shënim – para disa viteve pata postuar një shkrim të tij me titull “Letër e hapur drejtuar politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës”.
E gjeta sot, por të bllokuar nga Ustallarët.
Marrë nga Maks Rakipaj, 8 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit