Lamtumirë burri i madh i kombit dhe mbrojtësi i pakompromis i tij – nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Gazeta

Abdi Baleta (1941-2025)
Abdi Baleta (1941-2025)
Lamtumirë burri i madh i kombit dhe mbrojtësi i pakompromis i tij,
nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Sapo mora lajmin e trishtë për të papërsëritshmin, Abdi Baleta! Në moshën 84 vjeçare ai u shua! U nda nga ne një meteor që jepte dritë e shpresë në kënetën intelektuale dhe moçalin politik të Shqipërisë. Ishte një mendje e ndritur dhe me atë mendje ai nuhati shumë larg rreziqet për atdhun tonë, Shqipërinë, për Kosovën dhe gjitha trojet shqiptare në Ballkan! Ishte një patriot dhe nacionalist i përmasave më të mëdha të katër dekadave të fundit. Me diturinë dhe mençurinë e tij u dha dritë zhvillimeve panshqiptare. Ishte dhe mbeti pishtar në errësirën e zymtisë dhe përçudmërisë!
Në çfarë moshe fillon të plaket trupi ynë? Përgjigja do t’ju habisë
Abdi Baleta ishte edhe politikan (pesë vite në parlamentin e Shqipërisë)! Ishte diplomat aristokrat në kuptimin e elitës diplomatike në Shqipëri. Ishte njeriu i peshores së çdo gjëje në balancën e interesit kombëtar. Ai kurrë nuk llogariti karrierën, aq më pak pushtetin. Punoi për të iluminuar shqiptarët. Krijoi vepra të mëdha e të pavdekshme. Publicistika e tij, analizat, komentet, trajtesat që ka realizuar në medie, sidomos në gazetën “Rimëkëmbja”, në gazetën “Bota sot” apo në Revistën “Koha”, kanë në themel interesat e shqiptarëve, ruajnë si substancë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Kronikë Kohe - Vepra e Plotë e Abdi Baletës
Kronikë Kohe – Vepra e Plotë e Abdi Baletës

Kam patur fatin të bashkëpunoj me të madhin e të paepurin, Abdi Baleta. Bashkëpunimi me të është ndoshta një prej ndjesive më të mira të jetës sime. Ai përveçse e botonte gazetën e tij “Rimëkëmbja” te Shtëpia Botuese e imja “KOHA”, qe gjithashtu bashkëpunëtor i përhershëm i revistës me të njëjtin emër “KOHA”. Nuk përtoi asnjëherë të shpaloste idetë e tij. Nuk u pajtua kurrë me intrigën dhe intrigantët, me të keqen dhe me të këqinjtë. Mbrojti në punimet e shkrimet e tij të pafundme idenë kombëtare, interesin kombëtar, qenien tonë kombëtare. Madje si askush tjetër në këto 35 vite të post-komunizmit.
E nisi me fjalimet brilante në Parlamentin e Shqipërisë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 e deri në vitin 1996, sa kohë qe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I detyroi kundërshtarët e tij që t’ia jepnin kohën e tyre në dizpozicion për të folur, me qëllim që ato fjalime të mos ndërpriteshin nga gongu i spikerit të parlamentit. Eshtë i vetmi që ka arritur deri në këtë pikë imponimi, sepse ishte i vetmi që me pasion të pamatë e mbrojti Shqipërinë dhe i mbrojti shqiptarët me zell.
Ecja zbathur, një kënaqësi e vërtetë për këmbët tuaja.
Kam patur fatin gjithashtu që të botoj dy nga veprat më të rëndësishme të të madhit Abdi Baleta. Jam e do të jem krenar për këtë dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm me këtë personalitet të pakrahasueshëm të epokës së demokracisë tranzicionale të pas komunizmit. Njeriu ne dinjitetin dhe integritetin e spikatur, Abdi Baleta, shkon në amshim i nderuar dhe i respektuar nga kushdo që e ka njohur dhe nuk e ka njohur.
Abdi Baleta u nda nga ne fizikisht. Por ai është e do të mbetet pjesë e jona. Veprat e tij janë dëshmia më e mirë e jetës së tij plot vrull e pasion në dobi të kombit shqiptar. Mesazhet e tij nga këto vepra janë të jashtëzakonshme. I pari dhe kryesori është motivimi për të punuar me mish e me shpirt dhe pa kompromis për ta mbrojtur Shqipërinë, Kosovën dhe çdo pëllëmbë të territorit shqiptar me çdo sakrificë e me çdo çmim! Nuk ka burrë tjetër në këto troje që ta ketë përcjellë këtë mesazh si Abdi Baleta!
Lavdi të përjetshme këtij burri të madh e të paharrueshëm të kombit shqiptar!
Faleminderit i dashur mik që na lejove të jemi pjesë e kohës tuaj!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit