back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Lamtumirë, 50 vite dashuri – nga Lili Kristuli

Gazeta

Lili Kristuli
Lili Kristuli
Lamtumirë, 50 vite dashuri…
nga Lili Kristuli

E di, lidhja jonë ishte toksike.
Nuk ka mbet njeri pa më thënë: Hiq dorë o gru, nuk e sheh që s’bën për ty?
Hajt e folshe me mu… lidhjet toksike kështu janë… Nuk është kollaj me u shkëputë… Ti ishe droga ime. Ishe mendimi i parë sapo hapja sytë… edhe i fundit para së bija të flija, për të mos folur se tek ti e kisha mendjen gjithë ditën…
Shumë herë kam dashur të të le, shumë herë edhe të kam lënë, e shpesh edhe të kam tradhëtuar… po në thelb kërkoja gjithmonë të ngjashmit me ty…
Por ja, u mbushën 22 ditë pa ty. Kush mund ta mendonte se një qenie e vogël, mikroskopike do bëhej sebep që ti të më zvirdheshe…
Se jo çdo e keqe të vjen për të keq.
Një grip, që më palosi për dy javë e akoma mezi po e mbledh veten, më hapi sytë. Hoqa dorë prej teje.
50 vite dashuri të hedhura në kosh…
50 vite, aq sa centimetra është largësia e zemrës nga truri, instinktit nga arsyeja, emocionit nga logjika. U desh një virus pis-pisi, që të përshkonte këtë distancë për të më hapur sytë.
Lamtumirë Rothmans Blu Slim…
Të shoh aty mbi komodinë me 11 cigare akoma të pa tymosyra… e të them se kësaj herë s’ka shans për ty. Mbaroi…!
E jam që jam, heq dorë edhe nga ato 10-12 kafet më të cilat ty të pëlqente aq shumë të shoqëroheshe.

Marrë nga muri i FB Lili Kristuli, 19 Janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.