back to top
24.2 C
Tirana
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Kush ishte korçarja – Antoneta Mici? – nga Klodi Stralla

Gazeta

Korça e viteve '30 Shkolla qytetse mashkullore
Korça e viteve ’30 Shkolla qytetse mashkullore
Kush ishte korçarja – Antoneta Mici?
nga Klodi Stralla

Aleksandër Cangonja është një miku im virtual, me banim në Durrës, i cili poston shpesh materiale arkivore origjinale, sidomos nga ato të periudhës të Luftes. Njëra prej tyre është edhe kjo që po e sjell në këtë status dhe që ka lidhje me Korçën.
Bëhet fjalë për një vajzë të re 16 vjeçare (dokumenti thotë studente) nga Korça, që ishte pjestare e Brigadës të I-rë të Mehmet Shehut, me detyrën informatore.
Kush ka qenë kjo vajzë me emrin Antoneta Mici?
Nëse dikush ka dijeni se cili ishte fati apo kariera e saj pas Luftës, do të ishte me shumë interes ta mësojmë.
Për efekt leximi më të mirë po e sjell përmbajtjen e dokumentit të plotë (në foto është origjinali):

Shkresa mbi arrestimin e Antoneta Micit
Shkresa mbi arrestimin e Antoneta Micit

Ministrisë të P. të Brendëshme
(Zyrës politike) – Tiranë
Qark-Komanda e Gjandarmarisë Korçës na lajmëron se në datën 10.03.1944, organet e Gjandarmërisë të qytetit të Korçë, kanë arrestue si të dyshimtë vajzën, Antoneta Mici, e bija e Ilias, vjeç 16, studente, e lindur dhe banuese në lagja Mano, në Korçë.
Në hetimet e banuna rreth dyshimit të saj ka rezultuar se e përmenduna ma parë ka ba pjesë në Brigadën e I-rë të partizanëve dhe ka qenë si informatore aktive e Komandantit të Brigadës Mehmet Shehu.
Më datën 30 shtator të vitit të kaluem, ditën e festës të Bajramit të Madh, me dhelpërinë e saj ka mashtrue dhe dorëzue tradhëtisht në duart e partizanëve, përmbi spitalin ushtarak të Tiranës, tetarin e Gjandarmërisë, Lytfi Myrtezanë dhe kushuririn e tij Avni Mullën, nga katundi Vërlen i Bilishtit.
Të dy të përmendurit mbasi janë arrestuar prej partizanëve janë dërguar në katundin Fravesh të Tiranës e mbasi tetari i përmendun asht cilësue prej tyre si anti-komunist, vetë Dushani e ka ekzekutue me torturat më të tmershme.
Në këtë kohë e përmenduna Antoneta duke qenë prezent ka marrë cigaren e ndezur që kish Dushani në gojë dhe i ka djeg tetarit bebet e syve.
Mbas kësaj Avni Mulla, megjithëse ishte i pafajshëm, por mbasi asistoi në torturat, u ekzekutua me urdhnin e Dushanit, pse dyshonin se po të lihej i lirë do të tregonte terrorin që ata bënë.
Vajza Antoneta ndodhet e burgosun në dispozicion të Prefekturës të Korçës.
Komandanti i Gjandarmarisë
Kolonel, Hysni Dema
Marrë nga muri i FB Klodi Stralla, 27 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.