
Kush e vrau në të vërtetë gjyqtarin Astrit Kalaja!?
nga Hasan Bello
1.Ata që hartuan Reformën Agrare të 29 gushtit 1945
2.Ata që hartuan, votuan dhe zbatuan ligjin 7501
3.Ata që pronarët legjitimë i konsideruan ish-pronarë
4.Ata që krijuan institucione si komisionet lokale apo qendrore siç është sot Agjencia e Trajtimit të Pronave
5.Ata që drejtuan hipotekat, kadastrat dhe bashkitë, duke falsifikuar dhe përvetësuar pronat e shtetit dhe të popullit nëpërmjet ndarjes dhe kompesimeve fiktive në qytet dhe bregdet
6.Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që jepnin drejtësi të manipuluar
7.Kryetarët e partive politike dhe drejtuesit e shtetit, të cilët janë burimi kryesor i kësaj situate, duke e futur popullin shqiptar praktikisht në luftë civile dhe duke cënuar rëndë sigurinë juridike dhe atë kombëtare.
8.Shtetet që iniciuan reformën në drejtësi pa marrë në konsideratë pasojat e kolapsit institucional
9.Hartuesit shqiptarë të reformës, të cilët shkrinë një numër gjykatash të shkallës së parë dhe të gjitha gjykatat e apelit në rrethe, duke krijuar një sistem të centralizuar aspak efikas
10.KLGj dhe mekanizmat e tjerë institucionalë, të cilët nuk shtojnë numrin e gjyqtarëve të nevojshëm, duke bërë që një çështje gjyqësore të zvarritet me vite e vite, duke i hapur kështu rrugë korrupsionit dhe vetëgjyqësisë.
Sot u vra një gjyqtar jeta e të cilit është po aq e shenjtë sa jeta e mijërave shqiptarëve që u vranë këto vite për shkak të drejtësisë së munguar.
Nuk ka si thuhet më saktë e më qartë, të tjerat janë show sipas traditës.
Marrë nga Muri i FB, Hasan Bello 7 tetor 2025