back to top
28.7 C
Tirana
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Kur vaniteti politik fyen kujtesën kombëtare – nga Mal Berisha

Gazeta

Ambasadori Mal Berisha
Ambasadori Mal Berisha
Kur vaniteti politik fyen kujtesën kombëtare:
nga Mal Berisha

themeluesi i Rilindjes, Jeronim de Rada, dhe degraduesi i saj, Bajram Begaj, në Shën Mitër Koronë (San Demetrio Corone), Itali

Të dashur miq,
Para rreth një muaji, në kuadër të Konventës Kombëtare të Arbëreshëve, pata kënaqësinë të vizitoj edhe një herë Shën Mitër Koronën, vendlindjen dhe qendrën e veprimtarisë kombëtare të Rilindasit tonë të madh, Jeronim De Radës.
Si gjithmonë, u ndala pranë bustit, shtëpisë dhe kishës së tij. Por këtë herë vura re diçka që më habiti thellë. Në piedestalin e monumentit ishte vendosur një pllakë përkujtimore me këtë mbishkrim:
“Administrata Bashkiake e San Demetrio Corone dhe kryetari Ernesto Madeo falënderojnë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij gjeneral Bajram Begaj, për zgjedhjen e qytetit të poetit Girolamo De Rada si vendqëndrim për vizitën e tij të parë në Arbëri.”
Kjo ngre një pyetje të rëndësishme kulturore dhe etike: a ka të drejtë një funksionar shtetëror, krejt i rastësishëm dhe kalimtar, sado i lartë të jetë posti që mban, të ndërhyjë në integritetin estetik dhe historik të një monumenti kaq të rëndësishëm për të përjetësuar një vizitë të tij zyrtare, kur nuk ka as meritën më të vogël dhe as kontributin më minimal, përveç pranimit për t’u vënë në krye të një grupi politik, që një ndër veprimet e para që ka zbatuar ka qenë degradimi i fjalës dhe i projektit Rilindje, prej nga rrjedh vetë kjo fjalë, pra nga Jeronim De Rada, që prej vitit 1836?
Monumentet nuk janë pronë e pushtetit të radhës. Ato janë pjesë e trashëgimisë historike dhe artistike të kombit, e cila nuk lejon asnjë ndërhyrje, modifikim apo shtesë pas ditës kur monumenti është përuruar dhe ka marrë formën e tij përfundimtare artistike e historike.
Përndryshe, krijohet precedenti i rrezikshëm që monumentet e figurave tona kombëtare të shndërrohen në tabela kujtese për kalimtarët e përkohshëm të pushtetit.
Mjafton të imagjinojmë se çfarë do të ndodhte sikur të gjithë presidentët, kryeministrat, kryetarët e parlamenteve, ministrat apo zyrtarët e lartë të Shqipërisë dhe Kosovës, njëri pas tjetrit, të vendosnin nga një pllakë përkujtimore në piedestalet e heronjve dhe rilindasve tanë kombëtarë. Shumë shpejt, këto vende të shenjta të kujtesës historike do të mbuloheshin nga gjurmët e vanitetit politik, duke errësuar vetë figurat për të cilat janë ngritur monumentet.
Monumentet janë ngritur për të nderuar heronjtë e kombit, jo për të përjetësuar vizitat e përkohshme të bartësve të pushtetit.
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Mos e dvet, se t’kallxon vet!”
Nuk po komentoj këtu vizitën e tij në haxhillëk. Mjafton të krahasosh idealet rilindase të Jeronim De Radës me Haxhiun, Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, siç del në njërën nga fotot më poshtë.
No Comment!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.