Kur je kurvë me mandat! – nga Dijana Toska

Gazeta

Dijana Toska
Dijana Toska
Kur je kurvë me mandat!
nga Dijana Toska

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Na kanë lodhur me krenarinë tonë të lashtësisë.
Çdo krizë politike e morale e përballojmë me një fjali të vetme: “Jemi një ndër popujt më të lashtë në botë!”
Ne lindëm bashkë me diellin, tokën, Evën e Adamin i dhamë botës alfabetin, pastaj i rezistuam të gjitha furtunave historike ngase ishim trima legjendarë, pastaj na doli se gjatë studimit të evoluimit të specieve dhe njerëzimit në përgjithësi në ADN tona, informacioni gjenetik (te një pjesë e jona) na veçon për Kurvëri.
Prandaj, sot “të jesh kurvë” nuk është më ofendim, është strategji.
Është formulë për mbijetesë politike, për karrierë multiinstitucionale e shvaleraj mediatik.
Kur i shet idealet për një karrige, kur i ndërron bindjet si çorapet e bardha sipas sondazheve, kur nënshkruan marrëveshje e nuk i respekton kurrë, kur ligjet trajtohen si oferta, e drejtësia si monopol, kur postet kalkulohen me monedha brenda një martese qeveritare, atëherë nuk je më politikan.
Je kurvë me mandat.
Sot, nuk ka më ideologji, bindje, program apo profesionalizëm e meritokraci.
Sot, ka treg, ka klientë dhe ka çmime, varësisht nga aftësia për t’u shitur.
Dhe kush nuk e shet veten, mbetet jashtë tregut, pa çmim, pa vlerë dhe mbetet kërkushi.
Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri-tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.
Dhe qeshin me zë të lartë kur i pyet kush se cili është çmimi i shërbimeve të tyre në një shtëpi publike me emrin Shtet.
Dhe ne, populli i lashtë pellazgo-ilir, nuk reagojmë, kemi bërë kompromis me moralin duke e pranuar kurvërinë si kulturë shtetërore. Por, edhe nëse ndodhë të reagojmë e protesojmë, këtë nuk e bëjmë pse udhëhiqemi nga idealet etike e qytetare, por pse ende mundohemi t’i mbrojmë standardet false që na i imponon kjo kurvëri politike. Si klientë të rregullt, të përdorur e të heshtur në vazhdimësi kemi paguar çmimin më të shtrejtë, herë me djersën e ballit e diku edhe me ate të shpinës pa kërkuar hesape e as kusur.
Në këtë bordello moderne që quhet qeverisje demokratike, ne kemi mbetur të vjetër, jo të mençur.
Kurvëria na është bërë pjesë e mendësisë!

Shkup, 18 korrik 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit