Kur Frida Kahlo martohej me Diego Riverën…

Gazeta

Frida Kahlo & Diego Rivera
Frida Kahlo & Diego Rivera
Kur Frida Kahlo martohej me Diego Riverën…
21 gusht 1929

Ajo ishte e imët, njëzet e dy vjeç kur bashkoi jetën me të, një burrë gjigant, shumë i shëndoshe, dyzet e tre vjeç, i divorcuar dhe komunist.
Festa u zhvillua në një shtëpi në Coyoacán në pronësi të një shoqeje të rëndësishme të çiftit: Tina Modotti.
Për habinë e të gjithëve, pjata kryesore e banketit: “Nishani i zi” nga Oaxaca u përgatit nga Lupe Marín, e cila ishte ish-bashkëshortja e Diego-s, protagoniste në disa skandale, për shkak të xhelozisë së saj.
Përveç “nishanit të zi” , kishte një sërë pjatash meksikane për të kënaqur shijet e të ftuarve: speca djegës të mbushur, pozole, oriz, kapirotada dhe torta e dasmës… për të pirë kishte: pulque dhe tekila e në mungesë… lëng frutash.
E ëma e nuses zemërthyer, kishte bërë gjithçka për ta shmangur atë dasmë. Ajo kishte bërë aq shumë përpjekje për edukimin e vajzës së saj, mbasi ajo ishte aq katolike kurse dhëndri aq ateist dhe aq me keq… ishte edhe komunist.
Oh Zot! Demoni kishte hyrë në shtëpinë e saj!
Babai i nuses e ngushëlloi gruan e tij duke e bërë të kuptonte se nuk ishte aq keq…
Së bashku ata u larguan herët nga festa.
Natën vonë, Lupe Marín iu afrua nuses, ia ngriti fundin e saj dhe i tregoi këmbët duke bërtitur, duke tërhequr vëmendjen e gjithë të ftuarve: “Shikojini këta shkopinj? Këto janë ato që Diego ka tani në vend të shalëëve të mia!
Nusja e gjorë, vrapoi të fshihej nga qeshjet tallëse dhe pasthirrmat e pakëndshme të të ftuarve që kishin parë këmbën e saj të djathtë të “dobët” nga poliomieliti.
Kjo ishte edhe festa martesore e Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón dhe Diego María de la Concepción Juan Nepomuceno Estanislao de la Rivera Barrientos Acosta y Rodríguez…
E ndodhur 96 vite më parë…

Marrë nga Muri i FB Saimir Kadiu, 21 korrik 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit