back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kur braktisej “parajsa” e pa Zot nga Andrea Riccardi

Gazeta

Andrea Riccardi
Andrea Riccardi

Kur braktisej “parajsa” e pa Zot

nga Andrea Riccardi

(në “Sette” – Corriere della Sera, 4 shtator, 2015)

Në Shqipëri,
diktatori Hoxha pretendonte Realizimin e komunizmit
dhe nuk jepte asnji liri në të drejtën e besimit.
Vetëm Nënë Tereza e theu këtë pengesë.
E më pas ishin shumë ata që ia mbathën nga sytë këmbët…

***
Kush nuk i mban mend zbarkimet e shqiptarëve në vitin 1991, kur Italia, për herë të parë, u bë nji destinacion emigrantësh? Fillimisht mbërritën në Brindisi 27.000 shqiptarë në mars dhe 20.000, e më pas në Bari në gusht të po atij viti. Ata braktisnin një shtet, i cili pretendonte se kishte mbrritur në komunizëm. Ai regjim, i themeluar nga Enver Hoxha në vitin 1945, dhe i drejtuar me dorë të hekurt deri më 1985, kontrollonte gjithë jetës shoqërore të vendit. Dy francezë, burrë e grua, të ftuar për të mësuar gjuhën franceze në at vend, u ndjenë aq të kontrolluar nga shërbimi sekret, sa për të biseduar me njëri-tjetrin, shkonin gjoja në det për t’u larë. Mikrofonat dhe spiunët ishin kudo. Mijëra spastrime, procese absurde dhe dënime me vdekje.
Mbaj mend në Romë, në vitet tetëdhjetë, studentët shqiptarë raportonin çdo javë në ambasadën shqiptare mbi jetën e tyre dhe kontaktet me italianët. Të jetoje në Shqipërinë e asaj kohe ishte shtypje e paimagjinueshme. Po, për disa, ai qe gjithashtu edhe nji besim i ushqyer nga një propagandë e vazhdueshme totalitare: Shqipëria kishte bërë mjaft progres, kishte drejtësinë dhe barazinë, si asnji vend i botës!!!

Kafazi i Komunizmit Shqiptar
Kafazi i Komunizmit Shqiptar

Nji diplomat i ri shqiptar, përplot besim në sistemin, – më tha se, – në kontaktin e parë në Paris, ku ai qe dërguar me shërbim, kishte qarë i zhgënjyer: “Pra, nuk qenka e vërtetë se Shqipëria është vendi më i mirë i botës!” Ashtu e izoluar, Shqipëria komuniste sfidonte botën: SHBA-të, kapitalizmin, po edhe revizionizmin sovjetik komunist, madje edhe atë kinez. Ideologjia ishte nji përzierje e komunizmit dhe nacionalizmit. Pashko Vasa, një patriot shqiptar i Tetëqindës, kishte shpallur se: “Feja e shqiptarit asht Shqiptaria!”.
Prej vitin 1967, qe e ndaluar praktikimi i çdo lloj feje. Shqipëria qe shpallur kështu shteti i parë ateist i botës. Shumica e shqiptarëve janë myslimanë sunitë, por janë edhe dy kisha të rëndësishme, ajo ortodokse dhe ajo katolike. Përveç kësaj është edhe vëllazëria bektashiane, myslimanët sinkretikë. Pavarësisht pluralizmit fetar, Hoxha u frikesh feve, si e vetmja mënyrë e mendimit “të pavarur”, edhe pse ata ishin skllevër dhe të kontrolluar. Ai i fshiu ato me nji vendim. Më kanë treguar (ndoshta është nji legjendë) që, për këtë vendim, arqipeshkvi i ortodoksëve, nji shok armësh i komunistëve, nisi t’i ulërasë Hoxhës, por më pas u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Të tjerë fetarë patën fund edhe më të dhimbshëm: gulaget, vdekja dhe burgimet.
I fundmit peshkop katolik, Imzot Nikoll Troshani, mbas njizet vitesh në Gulage – deri në vitin 1987, jetoi i izoluar në kampe pune, duke u konsideruar me fat në krahasim me besimtarët e tjerë, për të cilët nuk qenë të mbyllur kufijtë, por edhe vetë “qielli”.
E megjithatë, në vitin 1989, regjimi u detyrua t’i hapë pak dyert për më të famshmen shqiptare: Çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën e Kalkutës… Në Tiranë, Ajo vizitoi varrin e familjes. Ndërkohë që pasiguria po bëhesh gjithnji e më e madhe dhe Shqipëria vazhdonte të mbetej e mbyllur. Askush nuk i besonte më asaj se ajo ishte një “parajsë”, ndërsa shtypja rriste pasigurinë.
Në nji çast, kufijtë u fshinë: dhe të rinjtë që dëshironin të largoheshin. Ata kishin ndjekur imazhet televizive të “parajsës” italiane.” dhe me mijra u derdhën drejt Italisë dhe nëpër Europë, duke kërkuar për prosperitetin dhe lirinë, të mohuar për dekada të tëra.

Andrea Riccardi/ Fetë dhe qytetërimet
Përshtati në shqip Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.