back to top
23.8 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

Kupola e Santa Maria del Fiore: mrekullia e parë e Rilindjes Italiane

Gazeta

Filippo Brunelleschi
Filippo Brunelleschi
Kupola e Santa Maria del Fiore:
mrekullia e parë e Rilindjes Italiane

Për 100 vjet, Firence kishte një katedrale pa çati. 100 vjet.
Katedralja e Santa Maria del Fiore, kishte filluar të ndërtohej në vitin 1296. Supozohej që do të kishte kupolën më të madhe në botë, por askush nuk dinte si ta ndërtonte. Me diametër 46 metra, pa një një bosht qendor druri, pa skela , ishte e pamundur.
Më pas erdhi një argjendar i zemëruar, Filippo Brunelleschi, i lindur në Firence në vitin 1377, bir i një noteri i cili njihej si argjendar dhe skulptor.
Në vitin 1401, ai hyri në konkursin për dyert e Pagëzores së Firences dhe humbi ndaj Lorenzo Ghibertit me një votë të vetme.
Mbas kësaj ai u largua u largua nga Firence dhe shkoi në Romë, ku atje, për vite me radhë, studioi kështjellat e lashta. Ai mati përmasat e Panteonit dhe u kthye në Firence një njeri krejt i ndryshuar.
Në vitin 1418, u hap një konkurs i ri: kupola duhej të projektohej dhe Brunelleschi paraqiti planin e tij.

Santa Maria del Fiore në ndërtim
Santa Maria del Fiore në ndërtim

Të gjithë thanë se ishte i çmendur.
Ai tha se mund ta ndërtonte pa një qendërzim, pa skela, diçka e paprecedent. Ai fitoi, gjithsesi.
Në vitin 1420, ai filloi duke ndërtuar makina që askush s’i kishte parë ndonjëherë. Një kupolë e bërë nga dy lëvozhga veze të mbivendosura. 4 milion tulla të vendosura në model kurriz peshku.
Në vitin 1436, kupola u përfundua. Ishte më e madhja e ndërtuar ndonjëherë me muraturë. Ende sot është kupola më e madhe me tulla në botë.
Filippo Bruneleschi vdiq më 15 prill 1446. Ai u varros nën kupolën e tij.
700 vjet më vonë, kupola është ende aty, si mrekullia e parë e Rilindjes Italiane. E ndërtuar prej një argjendari që humbi një apalt për portat.
Marrë nga Il Codice della Storia 27 maj 2026

Filippo Bruneleschi u varros nën kupolën e tij...
Filippo Bruneleschi u varros nën kupolën e tij…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.