back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Kundër Homerit… – nga Robert Martiko

Gazeta

Heronjtë e Trojës në Iliadën e Homerit nga e majta në të djathtë: Menelau - Paridi - Diomedi - Odisea -Nestori - Akili - Agamemnoni
Heronjtë e Trojës në Iliadën e Homerit nga e majta në të djathtë:
Menelau – Paridi – Diomedi – Odisea -Nestori – Akili – Agamemnoni

Kundër Homerit

nga Robert Martiko

Poeti i dytë gjenial pas Homerit ishte Arkiloku. U shfaq një shekull pas tij. Në kohën që i pari mbahej si gjeni i padiskutueshëm dhe krijuesi artistik i Eposit Heroik Grek, i dyti lëshoi bombën e madhe se njeriu, kur e shikon keq në luftë, është më mirë të hedhë poshtë mburojën se sa të humbasë jetën. Këtë e bëri ngaqë, nga koha e Lufta e Trojës kishin kaluar katër shekuj. Jeta në qytetet e para greke ishte duke ndryshuar. Qenë shtuar teknikët, ndërtuesit, detarët, tregtarët, etj. Fuqia a aristokratëve, që ishin gjithnjë të parët në luftë, me modele heroizmi Akilin, Agamemnonin, Odiseun, Diomedin, Patroklin, Ajaksin, etj. ishte në rënie. Pikërisht ata mbështesnin idenë heroike se nuk ka rëndësi vdekja para nderit dhe lavdisë në luftë.
.
Iliada - Homeri
Iliada – Homer
Megjithatë revolta e Arkilokut nuk pati aspak qëllim të hidhte poshtë heroizmin. Poeti i famshëm me një karakter mjaft guximtar e provokues, donte t’u mësonte njerëzve se krahas nderit duhet të ekzistojë edhe ideja e jetës. Ndryshe nga sa kishte shkruar, kur erdhi çasti vendimtar, Arkiloku u vra në luftë pa e hedhur mburojën. Konkluzioni është, se ky lloj Arti, ndryshon shoqërinë, krijon botë dhe kulturë. Nxjerr njeriun nga natyra e tij, mbushur me instinkte primitive. Mbi këto mrekulli individësh gjenialë që nuk ndanin kurrë nga mendja idenë e ndryshimit të njeriut, u bazua Qytetërimi i Madh Perëndimor. Shkaku i këtij shkrimi është diskutimi me një person, i cili mburr një poet të ashtuquajtur të madh të realizmit socialist që midis vargjeve të shumta vëllavrasëse, ka bërë edhe një vjershë, që thotë se kur njeriu e shikon keq, për të shpëtuar kokën, më mirë të heqë pantallonat. Arti i dytë shkatërron gjithçka nga themelet. Kthen njeriun në xhunglën e parë ku është origjina e tij. Prandaj Shqipëria sot nuk mund të ndërtojë dot Shtet për së mbari me Ligje e Mirëqenie. Gjysmë shekulli art vëllavrasjeje me pasoja mijëra të vrarë, internuar, jetë të shkatërruara e varfëruara, përçarje e armiqësi si kurrë më në historinë e vendit. Vetëm duke kuptuar në thellësi botën e pastër shpirtërore të Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, Et’hem Haxhiademit, Lazër Radit, mbinjerëzit e tipit Pjetër Meshkalla, Dino Martiko, me kulturë të thellë humane, perëndimore, burrëri e fisnikëri shpirtërore, mund të rilindë Shqipëria shpirtërisht… në Kohë…
.
Marrë nga Muri i Fb i Robert Martikos, 29 qershor 2020
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.