back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Kujtime fëminie – nga Xhabir Tabaku

Gazeta

Xhabir Tabaku
Xhabir Tabaku

Kujtime fëminie

nga Xhabir Tabaku

Ishte një burrë i gjatë, diku te të katërdhjetat, i çpërqendruar, i pirë më së shumti… ai priste biletat e kinemasë. R….. e kishte emrin. Një herë desha të hyja nga dritarja e nevojtores së kinemasë për të pa një film. Më zuri. Më rrahu. Më rrahu aq, sa akoma më ziejnë veshët nga të shkulurit. Më gjuajti me shkelma e më shau nga nana. E gjitha kjo, për një biletë 10 L që nuk mund ta bleja. Pak para se të ikja përfundimisht nga Shkodra, e gjuajta me gurë mbas shpine. Kisha dëshirë t’i bija në krye. Mbas kreje. Nuk e zu mirë. E kapi në shpinë. Por i dhimbti. lëshoi za. U gjunjëzua. Unë eca ngadalë drejt PTT ishte afër ‘Kinema Republikës’. Mandej shkova në shpi e i tregova nanës. I thashë që u hakmora. Ajo heshti. Baba më bleu një biçikletë vjetnameze për 16 vjetorin pak ditë mbas. Më përgëzoi që u hakmora. Të dy e pëlqenin hakmarrjen… Njerëz primitivë? haha jo jo! Ishin me dinjitet. Pastaj ai R…… i kinemasë ishte pis. Pinte alkool përditë e nuk lahej. Nga e di unë? Qelbej një km larg mor! Dhambët e verdhë. Inshallah nuk ka vdekë e dikush i lexon këta radhë e i tregon. Dua ta dijë.
E pashë në ëndërr plehun duke më shkulur veshin. Shpesh shoh ëndrra me fëmininë. Sa fëmini të zorshme kisha! 
Ilustrim grafik i Shkodrës së hershme
Ilustrim grafik i Shkodrës së hershme

***

Mbasi mbarova tetëvjeçaren, kërkova të shkoja në shkollën mjeksore në Elbasan ose në shkollën pedagogjike në Shkodër. Gjimnazi ishte kot. Ishte kot për mua, jo për të gjithë. Disa e kishin atë (gjimnazin) si trampolinë për më lart. për mua nuk kishte më lart. Ishte gjithçka rreth mediokritetit. Më duhej një zanat. Nuk ma dhanë. Më thanë se duhej të shkoja në gjimnaz mbasi isha me dhjeta, dhe se Partia donte që ne me dhjeta, të shkonim nepër gjimnaze që të dilnim më vonë kuadro. Kështu më tha kryetari i lagjes, dhe më qesëndisi. ai ishte qytetar. Ai ishte i familjes Gjyli, të njohur në qytetin tonë. Kjo na vriste akoma më shumë. Baba i tha se nuk kishim shumë pretendime, ndaj të lutem mos ma pengo djalin për në Elbasan ose në Shejnaze Juka (shkolla pedagogjike e Shkodrës). Nuk ma dhanë. Më caktuan në gjimnaz. Nuk shkova. Ikëm në Tiranë me banim. Baba pagoi qimet e kresë. por e siguroi zhvendosjen në Tiranë. Sa shkuam në Tiranë ai kryetari i lagjes,* Gjyli ngordhi. me kancer. Kot thonë që kanceri është sëmundje e keqe. Ja që bëri mirë!
***
Pse i thua këta gjëra të hidhura të shkuara? Pse? Ja pse! sepse më kanë lenë gjurma në tru. Se më kanë bërë të urrej që fëmijë (kur duhej vetëm të doja e të isha i lumtur)… Ma prishën fëmininë e rininë e hershme…
 .

***

Ishte një plak që shkonte rrugëve të Shkodrës i vetëm. Si mut e kishte fytyrën. Ai plak muti, ishte spijun i sigurimit. Mesi e kishte mbiemrin. Ai muti, i kishte dalë dëshmitar në gjyq gjyshit tim. Dëshmitar në rrenë. Pra sigurims. Një ditë isha me babën duke kaluar pranë galerisë së arteve figurative Shkodër (sot Bashkia Shkodër, në mos gaboj), pamë atë spiunin fytyrë muti. Pak nga urrejtja e pak për t’i hy babës më qef thashë ta pështyja në turinj. Baba më ndaloi. Sigurisht që nuk do dilja kundër fjalës së babës. Në të vërtetë nuk isha dhe aq i gatshëm ta bëja.
– shyqyr që nuk ishe ti me të! – i tha baba nanës kur shkuam në shpi. 
Nana buzëqeshi dhe tha lehtë duke pëshpëritur: – Djali e paska pështyrë plehun… Vetëm nuk e paska hedhur pështymen në atë fytyrë të qelbur të spiunit. Ma vonë nana më rroku e më merrte erë në krye. I ndjeja lotët e gëzimit tek rridhnin nga sytë e saj mbi mua.
.

***

A din si mendoj?
Mendoj se duhet të flasim me emra e mbiemra këtu e mbrapa. ja si mendoj. Ky muti që dëshmoi rrenë ndaj gjyshit tem, ka pas ra ma vonë në burg (punë ordinere diçka në mos gaboj). Atje në burg ka pas pranuar se ka bërë gjynah me dëshminë kundër gjyshit tim. Më ka vra gjynahu i tij pat thanë. Por kjo nuk më pengoi të kënaqesha kur një mik më tha se kish marrë tre muaj për t’i dalë shpirti. E kishte ndigjue tanë mahalla duke bërtitë nga dhimbjet. Ja! Ky asht kuptimi i thirrjes Allahu Akbar. Ai (Zoti) na sheh. edhe në gjumë kur andërrojmë. më ka pa edhe mua sonte duke u kënaqë kur pashë t’i dhimbte R……. Kur e godita me gur në shpinë. Ishalla do të më falë. sidomeqenë edhe në ëndërr u gëzova që e qëllova. Përherë kam menduar se mos ka qenë keq mbas shpine. Jo, jo. Ma mirë mbas shpine. ashtu nuk e dijnë nga u vjen. Sa shkërdhata ka në vendin tim! Por disa janë shumë shkërdhata. Si ai Mesi që i doli dëshmitar gjyshit. Zoti më faltë por mendoj se gjyshi asht në xhenet e ai fytyrëmuti spijun në fund të xhehnemit. Nganjëherë (Zot më fal) kam qef me shku në xhehnem veç me i pa duke vuajtur shkërdhatat e vendit tim!
.
Marre nga Muri i FB i Xhabir Tabakut, 20 qershor 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.