back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025

Kubizimi i përvitshëm otoman radikal islam i Heroit Kombëtar – nga Klajd Kapinova

Gazeta

Klajd Kapinova
Klajd Kapinova

Kubizimi i përvitshëm otoman radikal islam i Heroit Kombëtar
Gjergj Gjon Kastrioti, asht fyemje e randë e popullit etnik shqiptar
nga Klajd Kapinova

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriotin, asht fut në kub nga kryeministri shalgjatë otoman, kryeparlamentarja otomane, drejtuesit e partive politike: pozitë dhe opozitë, kryetari i Bashkisë së Tiranë së Kuqe otoman (fatmirësisht sot në burg), kleri drejtues otoman i Erdoganit etj., kanë ba nji tradhëti dhe fyemje të randë për popullin etnik shqiptar…
Ne nuk e ngrejmë nalt figurën e Tij (Gjergj Gjon Kastriotit) pse ai ishte i krishterë, po sepse Ai ishte shqiptar safi 100% dhe për 25 vjet u bë mburojë e fuqishme e trojeve etnike të Arbërit… dhe Europës… Fanatizmi fetar polititik (duam Baba Dovletin…) neo-otoman Erdoganist ka ba me sukses tesh 35 vjet shpërlarjen e vatrave të trunit, tuj u fshi otomanëve etnikë çdo kujtesë historike.
Në fakt ata nuk janë bijtë e shqipes, por ardhacakë kolonë sikurse do të shkruaj më poshtë: Ky asht përçudnim i turpshëm dhe klasik i vetvetes, për hir të fesë islame pushtuese dhe imponuese me dhunë, gjak dhe kur’an otomane…
Ne dhe vetëm ne, jemi fatkeqsisht i vetmi popull në botë, që urrejmë sistematikisht vetveten dhe figurat e shquara të kombit tonë vetëm pse ata nuk janë si Sulltan Murati I, II, Sulltan Fatihu (Pushtuesi), sulltan Sulejmeni, sulltan Mehmeti II etj.
Në fakt, sikurse dihet dhe po shihet kjartë edhe sot në ditët tona, se ata që e bajnë këtë punë, tesh disa dekada janë vetëm kolonët e huaj (ardhacakët), që nuk na respektojnë ne autoktonët brez mbas brezi…
Asht gabim që popullsinë ardhacake talebane të të ashtuquajturës Shqipni me e integrue në strukturat europiane. Bashkimi Europian ka 50 vjet, që nuk e pranon Turqinë dhe si mundet me na pranue ne që jemi bijtë e sulltanëve, jeniçerëve, arabëve, pakistanezëve, etj…!?
Erdogani si Sultan dhe neo-otoman në mënyrë sistematike përmes veglave dhe tradhtarëve shqipfolës, por ban otomanizimin dhe de-shqiptarizimin e trojeve tona, ku pasha e këtij presioni dhe propaganda shumë e madhe asht në Kosovë, Shqipni, Maqedoninë e Veriut etj.
Ai e di mentalitetin se shqiptarët nuk kanë identitetit e tyne, porse janë krenarë të identifikohen si otomanë. Në fakt ata që thonë dhe veprojnë kështu, sikurse dihet shumë mirë nuk janë shqiptarë, por turq denbabaden (shprehje turke), të vendosur fatkeqisht dhe gabimisht në trojet tona shumë shekuj me radhë dhe herë pas here ato si kryeneçë nxjerrin krye, për të treguar rrënjët e tyre të thella etnike otomane.
Unë mendoj, se duhet filluar një reformë e madhe dhe e shumanshme sot sa nuk asht vonë. Ne duhet të fillojme një Renquista ashtu sikurse banë spanjollët në vendin e tyne që hodhen në det çdo gja arabe pushtuese…

Monumenti i Gjergj Kastriotit në Tiranë, i fshehur në kub!
Monumenti i Gjergj Kastriotit në Tiranë, i fshehur në kub!

Në fillim duhet ba de-otomanizimi i trojeve dhe gjuhës shqipe, zakoneve dhe traditave dhe kulturës pa kulturë të asaj që quhet xhihadiste islame otomane.
Pastaj me logjikën e kohës duhet ba sa ma parë heqja simboleve me histori otomane, objektet e kultit me bazë arabe dhe otomane, heqja ose ndalimi nga Zyrat e Gjendjes Civile (kodit të emrave të huaj arabë dhe otomanë) pra, zëvendësime dhe përdorimi i emnave joshqiptarë dhe fyes për ne, si: Sulltan (e), Murat (e), Sulejman (e), Fetih, Mahmut, Osman (e) etj., etj., të cilët sikurse dihet janë emna të mirëfilltë të ish sulltanëve mizorë dhe barbare të Stambollit, të cilët për 700 vjet (dje dhe sot), kanë ba vazhdimisht shkatërrimin e identitet dhe vijimsinë tonë iliro-shqiptare…
Nji popull i shkatërruar moralisht dhe mendërisht tesh 700 vjet dhe që fatkeqsisht mohon identitetit e vet etnik, nuk meriton ma shumë se prapambetjen që ka sot si trashëgim, tuj u përfshi me dinjitet me Vendet e Botës së Tretë Super të Prapambetura, bile ajo asht në vend të fundit të klasifikimit të këtij grupi.
Gjergj Gjon Kastrioti, ka kenë dhe mbetet Ati i Kombit tonë dhe jo ardhacakët otomanë o turqeli, arabë, algjerianë, pakistanezë, iranianë, ciganë,
evgjitë, ashkali, etj., etj. Shqiptarët e vërtetë janë në malet tona kreshnike, që ëndërr shekujve jetuan me shqiponjën, dykrenare, simbolin e flamurit tonë kombëtar shqqiptar.
Biografinë ma të saktë dhe origjinale, për shqiptarët ndër shekuj, mbas pushtimit mizor barbar nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e ka ba shkencërisht dhe historikisht pinjolli i familjeve të vjetra autoktone shkodrane të Bushatllinjve të Shkodrës, i ndjeri Hamdi Bushati, në kryeveprën e tij historike dhe enklopedike shkodrane, me disa vëllime të quejtun: “Shkodra dhe Motet”.
Aty ai me kurajo morale dhe civile rrëfen të vërtetën e hidhur, kur tregon se nga kanë ardhur ata që fatkeqsisht sot thonë tuj rra gjoksin me gropë për 24/7/365, se janë “shqiptarë” apo arnautë etnikë. Asht njisoj si me thanë se arbëreshët ne Itali, Zarë të Kroacisë etj., janë shqiptarë të vjetër, pra ama shqiptarë (edhe pse në vend të huaj si Italia etj.), ndërsa turqelitë otomanë në Shqipni sikurse dihet saktësisht nuk janë shqiptarë, por janë turqeli të
paasimiluar, që janë vendosë në tokat tona dikur me paramendim dhe mbi bazën e një plani të detajuar si kolonë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, tuj nxjerrë prej shpie ose tuj u dhanë pronat të krishterëve etnikë shqiptarë, që për të mos u vrarë masivisht në formë Gjenocidi u detyrua të lenë trojet e Arbërit dhe të vendosen në dheun latin, sllav etj…
Për me tregue se kush ishte Heroi kombëtar dje dhe sot e përgjithmonë i trojeve të Arbërit dhe Dardanisë, po japim disa citime të autorëve të huaj.
Sadisti dhe krimineli otoman xhihadist islam e vlerëson kështu kryetrimin e Arbërisë, Gjergjin e Madh: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!” – Sulltan Mehmeti II
“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve
turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristiane!” – Papa Kalisti III
“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!” – Papa Piu II
“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve.” – Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559:
“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453.” – Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez
“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” – Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut
“Gjergj Kastrioti, është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqindmijë!” – Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”
“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë.” – Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën “Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!” – Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia
“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.” – Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.