back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

Ku dhe si nisi “revolucioni” – Gazeta “Vullneti i popullit” 17 shkurt 1931

Gazeta

Hasan Bello
Hasan Bello
Ku dhe si nisi “revolucioni”
Gazeta “Vullneti i popullit” 17 shkurt 1931

Nga një shtëpi publike në Korçë, komunistët thërrisnin:
“Rroftë bolshevizma, poshtë kapitalizma!”

Në Shqipërinë e fund viteve ‘20 lëvizja komuniste po përhapej me shpejtësi. Kjo për shkak të financimit të Kominternit dhe Bashkimit Sovjetik. Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj saj ishte relativisht i butë. Por në varësi të rrethanave politike, kishte raste kur të rinjtë e “infektuar” arrestoheshin dhe dënoheshin pak.
Një rast tipik është arrestimi i disa të rinjve në Korçë. Më 17 shkurt 1931, gazeta “Vullneti i popullit”, botoi shkrimin “Filloi gjyqi politik kundër të pandehunve për propagandë komuniste në Korçë”. Gazeta njoftonte se, një ditë më parë kishte filluar gjyqi kundër katër të rinjve korçarë, Esad Dishnica, Skënder Luarasi, Ilia Treska dhe Theodhor Thana, të dyshuar si përhapës të manifesteve dhe propagandës komuniste.

Gazeta “Vullneti i popullit” 17 shkurt 1931
Gazeta “Vullneti i popullit” 17 shkurt 1931

Dy të parët mbroheshin nga Dr. Terenc Toçi, një personalitet arbëresh i njohur që kishte mbajtur poste të larta politike, i treti nga Kristo Floqi, një figurë e shquar e jurisprudencës shqiptare, ndërsa i katërti, nga avokat Besim Caclli. Se ku i gjenin paratë komunistët, për të paguar avokatët më të shtrenjtë të kohës, kjo është çështje tjetër…
Nga të pandehurit, vetëm njëri e pranoi fajësinë. Tre të tjerët, deklaruan se kishin qenë të dehur. Interesant është fakti, se në gjyq u thirrën si dëshmitare tre prostituta, Fanka Nuçi, Milka Pllaniç, Zyra Ibrahimi, të cilat deklaruan se kishin dëgjuar të pandehurit të gërthisnin në shtëpinë e tyre publike në Korçë: “Rroftë bolshevizma, poshtë kapitalizma!”. Gjithashtu, ato pohuan se të pandehurit pas disa orësh që kishin pirë së bashku, kishin qenë shumë të dehur…
Marrë nga Muri i FB, Hasan Bello, 2 janar 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.