back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

“Kryq e tërthuar Shqipërisë…” – Shkrimtarët Agolli dhe Prifti i shkruajnë Partisë

Gazeta

Dritero Agolli (1931-2017)
Dritero Agolli (1931-2017)
“Kryq e tërthuar Shqipërisë…”
Shkrimtarët Agolli dhe Prifti i shkruajnë Partisë

Shoqja Liri*!
Ne, shkrimtarët e rinj Naun Prifti dhe Dritero Agolli, ka kohë që kemi menduar të shkruajmë një libër me reportazhe udhëtimi, ku të pasqyrohen gjithë sukseset dhe gjithë ndryshimet që janë bërë në këta pesëmbëdhjetë vjet Pushtet Popullor në vendin tonë. Libri, mendojmë do të ketë një karakter publicistik-artistik; do të shkruajmë për jetën e re, për ndërtimet, traditat kombëtare, zakonet, ngjarje nga të Luftës Nacional-Çlirimtare, bukuritë e Atdheut tonë, dashurinë për Partinë e Punës, miqësinë me Bashkimin Sovjetik, urrejtjen ndaj armiqve dhe imperialistëve, burrërinë, trimërisë, nderin, këngë dhe folklor.
Ne, na ka bërë përshtypje fakti që të huajt, të cilët vijnë në Shqipëri, për dy javë ose një muaj, shkruajnë libra për vendin tonë, dhe ne shpesh lexojmë të tyret; a nuk do të ishte mw e drejtë që edhe ne, në librat që do të shkruajmë vetë, të japin kontributin tonw në këtë fushë?! dhe t’i pasqyrojmë vetë sukseset tona të mëdhaja?
Këtë udhëtim, “kryq e tërthuar vendit tonë”, (ky mund të jetë edhe titull i librit) ne mendojmë ta bëjmë në këmbë, të ndarë në tri etapa kryesore, sipas zonave gjeografiko-historike. Për këtë udhëtim të rëndësishëm duhet një kohë e gjatë, por ne kemi shpresa t’ia dalim mbanë me sukses.
Kërkojmë nga Ju, shoqja Liri, nëse mund të na ndihmoni duke na dhënë lejë, qoftë duke e inkuadruar edhe në lejet krijonjëse vjetore, që jepen nga Lidhja e Shkrimtërëve dhe Artistave.

Naum Prifti & Dritero Agolli i shkruajnë Liri Belishovës
Naum Prifti & Dritero Agolli i shkruajnë Liri Belishovës

Ne mendojmë, sipas llogarisë sonë, se për vitin e ardhshëm do të na duhen tre muaj leje. Nga ana ekonomike financiare, kemi menduar që ndonjë organ shtypi, mund të na japë një pjesë të dietave; që nga ana jonë do t’i shkruajmë reportazhe, tregime e përshkrime gjatë udhëtimit dhe kështu interesi do të jetë reciprok.
Nëqoftëse Ju dëshironi të na sugjeroni ndonjë çeshtje, dhe këtë e shohim shumë të nevojshme, ne do të gëzoheshim sikur të bisedonin drejt për së drejti me Ju.
Të tilla udhëtime bëjnë gjithë shkrimtarët e vendevet të botës, por në vendin tonë, fatkeqësisht deri më tani, nuk janë praktikuar. Kjo gjë është e nevojëshme për t’u njohur drejtpërdrejti shpirtin e popullit dhe për të pasqyruar ndryshimet që janë bërë.
Me një fjalë, ne dëshirojmë që në librin tonë të ardhëshëm, t’i japin botës një tabllo të Shqipërisë Socialiste.
Udhëtimin mendojmë ta fillojmë në pranverën e vitit të ardhshëm, dhe konkretisht në muajt Maj-Qershor-Korrik. Kemi përgatitur itinerarin e udhëtimeve dhe po bëjmë studime mbi gjeografinë, historinë e lashtë e të re, zakonet dhe folklorin e Shqipërisë.
Itinerarin po ua bashkangjisim.
Kemi shpresa se ju do ta mirëprisni këtw ide dhe do të na ndihmoni konkretisht: duke ndërhyrë pranë qendravet të punës për të na dhanë këto tre muaj leje pune dhe duke na sugjeruar ndonjë këshillë.
Tiranë me 14/9/59
Ta falë të sinqerta
(Naun Prifti e Dritëro Agolli)

*Është fjala për Liri Belishovën

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.