
Kryetari i parë i Shqipërisë Natyrale
Myderiz Ymer Drini – Prizreni (1826 – 1886)
Për mos me harrue….
Si asht vorri i Ymer Prizrenit aty?
Mbas shtypjes së Lidhjes, për me shpëtue u detyrue me emigrue. Kë zgjodhi? Të vetmen tokë shqiptare, atëherë jashta kufijve të Perandorisë Osmane, Ulqinin e bukur që sapo kishte kalue në sundimin malazez mbas shumë qëndrese. Aty ndërroi edhe jetë.
Edhe pas 147 viteve këngë dhe ligjërata për Lidhjen e Prizrenit, deri më sot as Shqipëria, por as Kosova jo vetëm që nuk e marrë iniciativë për ekstradimin e eshtrave të tij në Shqipërinë nënë ose në vendlindjen e tij në Kosovë, por këta, e lanë krejtësisht në harresë varrin e Kryetarit të parë të Shqipërisë Natyrale, figurës së ndritur të Lidhjes së Prizrenit, Myderiz Ymer Drini (Prizreni).
Respekt për Ulqinakët, të cilët me vetorganizim dhe me fanatizëm, përkujdesen për varrin e tij.
Nga ana tjetër, për çdo vit ndëgjojmë thirrje për takime dhe organizime të ndryshme, për të shkuar e për t’u fotografuar, sa për të bërë selfije nga Prizreni dhe për të reklamuar veten në rrjetet sociale.
Fatkeqësisht, askush nga krerët e shtetit në këtë datë të 10 qershorit, nuk bënë vizitë aty në vendprehjen e tij. As shoqatat dhe organizatat që thirren në lidhjen e Prizrenit, nuk bëjnë homazhe pranë varrit të figurës kombëtare që njeh historia shqiptare rreth organizimit të Kuvendit të lidhjes së Prizrenit.
Trupi i tij vazhdon të prehet në varrezat e Ulqinit ngase Ai e ka kryer me shumë sukses misionin dhe vizionin e tij.
Pjesa tjetër u mbetet institucioneve dhe qeverive tona, që të bëjnë punën e tyre.
Daim Hiseni, 11 qershor 2025
Marrë nga Gegnisht 11 qershor 2025