back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kryeprokurori alias Kryekrimineli Qemal Lame si vrases… dhe si shenjtor – Murat Basha & Bedri Blloshmi

Gazeta

Kryeprokurori alias Kryekrimineli Qemal Lame si vrases... dhe si shenjtor
©

Kur shof këtë fytyrë krimineli të pështirë, më kujtohet im atë në vitet ’79-’82, kur më thoshte:
“Shpejt do vijë një kohë, që do të na vijë turp të themi apo tregojmë që jemi vra,
burgosë dhe përndjekë nga komunizmi dhe komunistët…
Do thërrasin si të përndjekur shumë horra e delenxhinj, të çdo kallupi…
Por më e tmerrshme do jetë, se shumë komunistë do bërtasin dhe ulërijnë
se janë përndjekur e persekutuar, e do të shiten si engjëj dhe mbrojtësit tanë,
se s’kishin ç’bënin… por na kanë mbrojtur dhe shpëtuar…
se ashtu ishte koha…!” etj, etj! Kjo është tragjedi bir!!
Në 1994, mbasi u takuam përsëri më tha:
“Bir a e mban mend nji bisedë bashkë…?!”
Baba, kurrë s’e përmendi përndjekjen…
Eh, babë…!
Murat Basha, 6 korrik 2022

Përmendorja e poetëve të Blloshmi dhe Leka të vrarë nga Diktatura...
Përmendorja e poetëve të Blloshmi dhe Leka të vrarë nga Diktatura…

Dy fjalë kryehetuesit Qemal Lame

pas intervistës me Blendi Fevziun

nga Bedri Blloshmi

Kryehetuesi i regjimit komunist, Qemal Lame ka disa herë që shfaqet në ekranet e televizionit. Ai është tashmë i preferuari i Bledi Fevziut.
Qemal Lame gënjen gjithë ditën kur thotë se “unë kam qënë kryehetues, por gjithmonë kam bërë mirë!”
Ti Blendi nuk e kupton çdo të thotë të ishe kryehetues në diktaturën hoxhiste, por po ta shpjegoj unë.
Në vitin 1976, Komiteti i Partisë së Librazhdit bashkë me kupolën kriminale në Tiranë me Hysni Kapon e kompani kishin vendosur që të sajonin një grup armiqësor sabotatorësh në Bërzeshtë.
Për “grupin” tonë u caktua një kriminel që ishte në hetuesinë e Tiranës, Dhimitër Beshiri.
Gjithçka ishte fallco, po ashtu u bë edhe gjyqi fallco ku u pushkatuan dy poetët Genc Leka e Vilson Blloshmi.
Qemal Lame kur ka shkuar në Berat si i deleguar, krijoi një grup fallco sabotatorësh dhe u pushkatuan dy persona nga familje të cilësuara kulakë.
Qemal Lame gënjente pa pikë turpi në televizion kur tha se: “…kur kishte shkuar në Degën e Brendshme të Beratit gjoja kishte kërkuar të takonte njërin nga këta të dënuar me vdekje dhe, – sipas tij, – i dënuari i kishte kërkuar të takonte të dashurën dhe Qemali tha se “ja solla ta takonte”.
Unë i them Qemalit se gënjen pa pikë turpi! Unë kam qenë vetë i dënuar me vdekje dhe e them me plot gojën se kur je i dënuar me vdekje nuk të bie ndërmend të takosh asnjë, as nënë e as babë dhe në këto rrethana kur je i lidhur kokë e këmbë nuk vjen askush të të takojë, prandaj askush nuk i beson përrallat e Qemal Lames, aq më tepër të burgosurit!
I dënuari me vdekje pret nga çasti në çast ekzekutimin dhe nuk i shkon ndërmend të mendojë as se si do të jetë dita e nesërme.
Ti Blendi kur të thërrasësh herë tjetër kriminelë të tillë, duhet t’i ballafaqosh me ish të burgosur politikë, por më e keqja është se ti nuk di as t’u drejtosh pyetjet këtyre kriminelëve.
Ti fiton para me këto intervista kriminelësh, por duhet ta dish se ato para mbajnë era gjak të derdhur nga Qemal Lame me shokë, e në rastin tonë nga krimineli Dhimitër Beshiri.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.