back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Kristo Floqi (1873-1951) – nga Gazmend Bakiu… dhe disa shtesa prej atyre që e njohën…

Gazeta

Kristo Floqi (1873-1951)
Kristo Floqi (1873-1951)

Kristo Floqi (1873-1951) – nga Gazmend Bakiu

dhe disa shtesa prej atyre që e njohën…

Kristo Floqi (1873-1951) u shfaq në letrat shqipe më 1904, kur përktheu nga Naim Frashëri “Dëshira e vërtetë e shqipëtarëvet”. Në vitet 1920-43 vetëm komedi me një akt ka botuar 17 copë, të cilat jo të gjitha ia kam lexuar, sepse sot është vështirë të gjenden. Por ato dhe shumë vepra të tjera që ka shkruar janë tejet interesante. Veç kësaj, ka drejtuar gazetën “Dielli” (1908) dhe “Indipendencën shqiptare” (1925-26).
Pati mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë, dhe punoi në kohë të ndryshme edhe si avokat, edhe si gjyqtar. Shkroi gjithashtu libra të vlefshme për jurisprudencën.
Por Kristo Floqi ishte edhe politikan. Më 1912, ishte bashkëthemeles i organizatës “Vatra” në Amerikë, dhe më 1913-15 kryetar i saj. Më 1921-22 dhe 1925-28 ishte deputet dhe më 1921, ministër i Arsimit.
Pas 1944, ia sekuestruan shtëpinë ku jetonte në Elbasan, po nuk jam i sigurt nëse e futën në burg, sepse paçka moshës së thyer, burgun e kishte hak sipas mendësisë enveriste.
Vdiq më 1951, dhe sigurisht e përzunë nga letrat shqipe.
Hymni i Naltmadhnisë së tij - Zogu i I - teksti Kristo Floqi
Hymni i Naltmadhnisë së tij – Zogu i I – teksti Kristo Floqi
Niko Kotherja
Po, e futën në burg. Nga viti ’45-‘46. Por nuk ta them dot saktësisht. Edhe vitin e vdekjes nuk e kemi ë saktë. Ka qarkulluar 1949, 1950 dhe 1951.
Shtëpia e tij ishte ajo që sot është vila Gold, në Tiranë. E shoqja e Kristos, ishte motra e Marigosë së flamurit.
Sa shumë ka për të thënë për Kriston. Shumë. Ai ishte edhe nip i Thimi Mitkos.
 
Gazmend Bakiu
Niko, keni venë ndonjë rruge me emrin e Floqit në Korçë?
 
Niko Kotherja
Po janë: Rruga “Kristaq Floqi”. Edhe një rrugë me emrin e te vellait “Thanas Floqi”.
Kam disa botime të Kristos, si dorëshkrimin original: “Bija e bankierit” që ia ka dhënë ai stërgjyshit tim dhe një letër me nënshkrim të Kristos që ja ka dërguar po stërgjyshit tim. Ata kishin shumë miqësi mes tyre si patriotë, si korçarë po edhe si juristë.
 
Bendis Pustina
Kristo Floqi Ka kontribut ne perkthimin e legjislacionit ne shqip dhe ne krijimin e terminologjise juridike.
 
Paolo MuNer
Kërkoj të kujtos se midis shumë të tjerave të rëndësishme Kristo Floqi ka shkruar edhe vargjet e “Marshi i Ahmet Zogut”, me muzikë të Thoma Nasit, paraqitur më 1926, prej Casa Musicale R. Izzo di Napoli.
(Marrë nga libri im: “Jo vetëm “Hymni i Flamurit” – Disa kuriozitete mbi “himnet e tjera kombëtare” shqiptare, në ag’ të Pavarësisë/ Non solo “Inno della Bandiera”- Qualche curiosità su altri “inni nazionali” albanesi, agli albori dell’indipendenza”, traduzione albanese di Albana Nexhipi, Botime Jozef, Durazzo, 2014.)
Kuvendi themeltar i Vatrës
Kuvendi themeltar i Vatrës
Gazmend Bakiu
Vërtet kjo më pas u qauajt “Marshi i N. M. tij Zogut I”.
Kjo ishte edhe një “arsye” për Komunistët! Një intelektual i tillë si Floqi meritonte të vdiste dhe të varrosej me nderet që i takonin…
 
Aleksander Meksi
Te shtëpia e tyre kam kryr vitin e e 5-të të Shkollës “Kongresi Përmetit”
mbaj mend që në bodrumet e saj jetonte i biri Piro… e nxirrte me vështirësi bukën e gojës si daktiligrafist. E mbaj mend mjaft mirë… të dobët nga shëndeti… me një pallto të gjatë dhe që, duke e krahasuar me foton këtu i ngjante së tepërmi të jatit…
 
Niko Kotherja
Piroja ka vdekur në Shkodër, ku kishte shkuar më këmbë. Trokiste nëpër shtëpi dhe iu kërkonte bukë njerëzve duke u thënë se jam nipi i vetëm i Marigo Posios… që qëndisi flamurin.
 
Arben Mirdita
Edhe nëna ime ka bërë shkollën, dhe më thotë se e gjithë familja u zhvendos në bodrum. Ajo tregon se edhe e shoqja ishte shumë grua e mirë…
 
Niko Kotherja
Kur banonin në bodrum, mësuesit i detyronin fëmijët që t’ju shkonin te dritarja e t’ju thërrisnin: “Borgjezë, borgjezë!” Këtë ma ka treguar një ish nxënës i shkollës aty dhe më tha që kur u rrita dhe mësova se kujt i thërrisja ashtu, më vinte turp nga vetja.
E shoqja e Kristo Floqit, Urania ishte motra e Marigo Posios, qëndistares së flamurit. Motra tjetër e tyre, Angjeliqia, ishte e shoqja e Koço Kotës.
 
Bedri Alimehmeti
Kristo Floqi është autor i disa veprave dramatike kryesisht komedi si “Merre ta marrim”. etj
 
Tommy Agolli
Eh si vijnë punët!! Vilën e tij në rrugën e Dibrës ia bleu katunari i Nroqit, sot Presidenti i Klubit të Tironës, Refik Halili, nipit të Kristos për pesë pare, nga që ishte shumë fukara e paksa i sëmurë mendërisht..

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.