Kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi – Pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës më 18.12.1946

Gazeta

"Kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi..."
“Kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi…”
Kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi
Pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës më 18.12.1946

Enver Hoxha kishte konstatuar për Ahmet Zogun
dhe Gjergj Fishtën, se ishin shovinistë,
na armiqësuan me jugosllavët.
Kosovën nuk e duam, kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi…
Izet Duraku

Pse populli jonë i shtypur, i nxitur (dikur – shënim) nga ndjenjat shoviniste, i shkelmoi këto parulla, i kuptoi qartë udhëzime e drejta të partisë sonë, populli nuk shihte (tashmë-shënim) atë që i kish paraqitur Zogu, Fishta, fashistët, etj…
Sikurse në zhvillimin e luftës ashtu edhe këtu në ekonomi, nuk tiganisemi me dhjamin tonë. Një vend i prapambetur, në një vend ku bujqësia ish e braktisur dhe ekziston akoma kjo situatë, nuk mund të kuptohet ngritje pa një bashkëpunim ekonomik, pa ndihmën e Jugosllavisë. Në këtë kohë Komiteti Qendror ka marrë vendim për akordin ekonomik.
Në lidhje me këtë, është edhe një çështje tjetër se unë mendoj se disa anëtarë partie që duan të na filozofojnë se mos thotë populli se ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo që jetë e fortë. A është në interesin tonë ta kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatën, përkundrazi duhet të bëjmë ç’është e munduar të kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi. Tash vjen çështja këtu kur ne të kemi arrirë në socializëm, do të thotë se atje dhe këtu mbeturinat e kapitalizmit kanë ngrënë dru. Ahere në një situatë të tillë Kosova dhe të bashkohet me Republikën Socialiste të Shqipërisë. Kjo është vija, këtë na mëson marksizmi.
Ne do ta shpjegojmë. Kush nuk e kupton ne kemi për detyrë ta luftojmë. Kur ne bëjmë një akord, hapim doganat, është një hap drejt socializimit e marrëdhënieve të Kosovës me popullin shqiptar. Populli i Kosovës i ka të gjitha liritë, ai ka marrë tokën, kanë shkolla, jemi miq më të mirë, forca e argumenteve tona është më e madhe.
Marrë nga muri i Kastriot Dervishit & Izet Durakut, 1 janar 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit