
Koncepti i Kohës në Epokat dhe Popujt në Planet –
nga Ilia (Ylli) M. Dilo*
Përpjekjet e njeriut që të masë kohën, për të organizuar më mirë jetën e tij të përditëshme, kompromentohen (mbahen peng), me gjithë vrojtimet e kujdeseshme dhe këshillat që jep shkenca, në një nivel jo të kënaqshëm nga arbitrariteti.
Në të njëjtën kohë, referohet me një proces njohjeje të veçantë, ku bashkohen parametra të filozofisë, shkencës, besimit, shoqërisë, politikës dhe kulturës.
Për këtë, shprehur ndryshe, kalendarët janë aq të shumëllojtë sa është dhe kultura njerëzore dhe kohështrirja e hartimit të tyre.
Me kohështrirje, dallojmë tre lloje kryesore kalendaresh: 1.Të Hënës 2.Të Diellit 3.Të Hënë-diellit.
Të Hënës janë nga më të vjetërit por jo nga më të saktët, sepse viti Hënor zgjat 354,3707 ditë, nënkuptohet pra viti Diellor, që e konsideronin matje të kohës së saktë, kohën, pra që Toka vjen rreth Diellit.
Ky zbulim, i cili kishte si përfundim një dite të dilte jashtë përdorimit, u desh të korigjohej dhe të miratohej kalendari HënëDiell, dhe në të të përcaktoheshin muajt dhe ditët. Kalendarët Diellorë kanë si bazë të tyre vitin tropikal me 365,24219 ditë.
Shifra pas presjes dhjetore në thellësi të kohës krijoi një problem që korigjohet me vitet e brishtë. Një kalendar i pastër Diellor është ai Grigorian, i cili sot është bërë i njohur nga pothuaj gjithë shtetet e botës. Kalendari i Grigorian u njoft në vitin 1582, pas Krishtit me ndryshimin që u bë në kalendarin Julian me urdhër të Papa Grigorit I-rë, për aresye që të zgjidheshin problemet që dolën për lëvizjen e festimit të Pashkës. Me urdhër të Papës, 5 Tetori 1582, u bë 14 Tetor.
Deri në vitin 1584, shumë vende katolike kishin pranuar kalendarin e ri.
Protestanët në fillim kundërshtuan, por në vitin 1775 e pranuan. Me vitin 1752, e pranoi Britania e Madhe dhe banorët e Amerikës. Ndërsa më vonë vazhduan dhe shumë vende të Azisë si p.sh. Japonia më 1873, Kina me 1949.
Pak dritë në errësirën e Mijëvjeçarëve për kalendarët.
Kalendare (ose Almanaku Arab) të përbashkët (të njehësuar për të gjithë) në kohën e lashtë nuk kish, por çdo komb kishte kalendarin e vet.
Kalendari Athinaikon 594 vjet Para Krishtit, i përket kalendarit të Hënës, fillonte nga ekuinoldi dimëror dhe ishte i ndarë në 12 muaj nga 29 dhe 30 ditë përkatësisht. Muajt me 29 ditë quheshin konkave, jo të plotë dhe 30 ditëshit të plotë.
Muajt quheshin kështu: A. Muaj dimërorë; B. Muaj pranverorë, C. Muaj verorë, D. Muaj vjeshtakë. I pari kalendar u vendos nga Sumer-et, një nga më të vjetrat kulturave të Mesopotamisë. Tek ata dedikohet krijimi i kalendarëve HënoDiellorë, sepse janë të parët që parashikuan nevojën e futjes së muajve në ciklin e ditëve të vitit.
Vazhdojnë Asirët dhe Haldei-të, të cilët, megjithëse me fillim vendosën kalendarët Hënorë, adoptuan më vonë kalendarët HënëDiell, me një muaj të 13-të që futesh në vit në një kohë të caktuar. Karakteristikë e kalendarëve të tyre ishin ditët e pushimit (të çlodhjes), që quheshin Sabbattu ose shabbatum, nga e cila erdhi e Shtuna e Ebrejve. E rëndësishme me përmirësimin e kalendarëve ishin udhëzimet e Egjyptianëve, të cilët ishën të parët që lejuan të korigjoheshin kalendarët e tyre nga muajt e kalendarit Henor, duke dhënë tek ata bazat fillestare që u qëndruan kohëve të reja.
Në anën tjetër të botës, kultura Maja krijoi një kalendar që nuk ngjante me asnjë prej popujve të tjerë; Maja-t, të cilët besonin se çdo gjë përsëritet, kishin formuar një sistem 20-ësh që masnin kohën. Kishin dy kalendarë: “Xhoklin” me një vit Hënor 260-ditësh, të ndarë në 13 muaj nga 20 ditë secili, dhe “Haap”, i cili bazohej në një llogari të rrotullimit të Tokës rreth Diellit në 365,2420 ditë. Ky lloj kalendari ndahej në 18 muaj nga 20 ditë secili, plus 5 ditë që i cilësonin ditë fatkeqe. Gabimi ishte vetëm një ditë me 10.000 vjet, ndërsa Juliani humbiste 1 ditë në 100 vjet kurse Grigoriani 1 ditë në 3300 vjet. Maja-t janë të vetmit që, në kalendarin e hartuar parashikojnë dhe fundin e kulturës së tyre. Viti që kanë parashikuar është 2012.
Fati i Kalendarit Ndërkombëtar
Në fillimet e dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të 20-të, në kuadrin e Konventës në kuadrin e Konventës Ndërkombëtare, për formimin e një kalendari ndërkombëtar, themelet e të cilit ishin hedhur me shek. e 19-të nga filozofi Francez, Augusto Kont, me veprën e quajtur “Kalendari Pozitiv” (ose Real). Sipas tij Viti ndahet me 13 muaj, me të njëjtin numur ditësh, plus 1 ditë “të bardhë”. Kalendari Ndërkombëtar parashikon çdo 3-mujor të ketë 91 ditë dhe 13 javë; çdo vit të fillojë të Dielë me 1 Janar, çdo muaj të ketë 26 ditë. Çdo 3-mujor të fillojë të Dielë dhe të mbarojë të Shtunë. Dita e fundit e vitit, që është pas 30 Dhjetorit, të jetë “e bardhë”. Me këtë mënyrë viti do të ketë tremujorë të njëjtë, me ditë pune të njëjta dhe datat do të koordinonin çdo vit me të njëjtat ditë të javës. Në favor të propozimit të bërë nga A. Kont, votuan 14 shtete me 1937, por vazhdimi i procesit u ndërpre se filloi Lufta e Dytë Botërore. Propozimi u përsërit prap në vitin 1953 në O.K.B., ku 41 shtete e mbështetën. Kundërshtimi i SH.B.A. ishte vendimtar, me përfundimin që të mos ketë më bisedime për këtë temë në O.K.B.
Kuriozitete
E gjithë bota me vitin që jemi ka vitin 2025, kurse:
Indianët: kanë vitin 1946
Etiopianët: kanë vitin 2017
Kinezët: kanë vitin 4721
Budistët: kanë vitin 2567
Ebrejtë: kanë vitin 5785
Muslimanët: kanë vitin 1445.
Çudira
Kalendari i etiopianëve, i cili vjen nga kopjimi i kalendarëve të të lashtëve, është kalendari bazë që përdoret në Etiopi, por edhe nga popullsia ortodokse e vendeve gjitone të saj. Ne kalendarin e Etiopianëve , viti që jemi është 2017 dhe ka filluar me 11 Shtator. 11 Shtatori do të jetë Viti i Ri i Etiopianëve deri ne vitin 2099.
Në Korenë e Veriut, ndodhemi në vitin 2013, sepse numërimi i viteve fillon nga viti kur lindi udhëheqësi i vendit Kim Il Sunk, me 15 Prill 1912. Kalendari që përdoret nga qeveria e Koresë së Veriut, është përgatitur prej saj dhe është vënë në jetë që nga viti 1997. Në Korenë e Jugut ka dy kalendarë paralele, me diferencë 2000 vjet midis tyre.
Një i fiseve “Ipo” që jetojnë në Piafra të Nigerias ka një kalendar Hënor 10 muajsh. Pjesa tjetër nuk e njeh kalendarin, sepse për arësye të të larta nuk kryen punime bujqesore.
Gjendja e kalendarëve në Indi është një kaos i vërtetë. Kur në vitin 1952 u organizua një komision kombëtar që të koordinonte kalendarin e kohës, u vërtetua se në gjithë Indinë kishte mbi 30 kalendarë. Në vija të përgjithshme gjithë këta kalendarë janë Hënorë dhe paraqisin diferenca të mëdha ndërmjet tyre. Vetëm pas vitit 1957 u vendos një kalendar kombëtar në Indi. Në bazë të këtij kalendari, viti fillon në muajin Mars dhe numërimi i viteve fillon nga viti 78 Pas Krishtit, d.m.th. paralelisht me vitin historik të dinastisë Saka. Pra, viti kalendarik i Indisë sot është 1946. Ky kalendar përdoret bashkë me kalendarin Grigorian, nga qeveria dhe mjetet e informacionit si All India Radio.
Rusia – Kishat ortodokse të vendeve lindore nuk pranuan fillimisht kalendarin Grigorian dhe shumë nga ato vazhdojnë ende të përdorin kalendarin Julian. Disa përgatiten me vonë një kalendar Julian të reformuar. P.sh. në Rusi kisha feston Krishtlindjen pas Vitit të Ri dhe saktësisht me 7 Janar.
Kina – Një mit, nga të shumtët nga ata që ekzistojnë, shpjegon radhën me të cilën hynë emrat e kafshëve në kalendarin Kinez. E para nga kafshët që doli në bregun tjetër të lumit të rrëmbyeshëm ishte miu (miu, hipur në kurrizin e demit, gjatë kalimit në lumë shtyu macen e hodhi në ujë dhe, sa ju afruan bregut u hodh nga demi në tokë). Kështu pra, muaji i parë mori emrin e miut. Kina, për besimtarët e saj, përdor Vitin e Miut, ose 4711. Viti në vazhdim, flasim për vitin që koincidon me vitin që shkruajmë këtë studim (2025), ka filluar me 7 Shkurt 2025 dhe do të mbarojë me 25 Janar 2026. Sipas gojëdhanave, kalendari Kinez u vu në zbatim nga mbreti Huank Di në 61-vjetorin e mbretërimit të tij, në bazë të kalendarit Grigorian dhe i përket viti 2697 Para Krishtit.
Greqia – Me dekret-ligj te 18 Janarit 1923, shteti Grek zëvendësoi kalendarin Julian me kalendarin Grigorian.Vendosi që 16 Shkurti i vitit 1923 të shkruej 1 Mars 1923. Me 10 Mars 1924, ky kalendar u njoh edhe nga Kisha Ortodokse Greke për kryerjen e riteve fetare, si Pashka etj. Theksojmë se para kësaj date, qysh prej lashtësisë, çdo qytet – shtet kishte kalendarin e vet.
Shqipëria – Me krijimin e shtetit të parë Shqiptar, me 28 Nëndor 1912 , shteti i ri ndërmjet shumë dekret-ligjeve, vendosi që në gjithë Shqipërinë të vendosej kalendari Grigorian. Ky ligj u zbatua jo vetëm nga shteti i sapokrijuar, por edhe nga kultet fetare të vendit. Nuk është viti 1912, viti që shënon fillimin e përdorimit të Kalendarit Grigorian, ose ndërkombëtar nga shqiptaret. Nga shoqëria Shqiptare “Dëshirë” kemi të botuar në Sofje të Bullgarisë kalendarin që shënon vitin 1897. Kalendari është botuar në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo P. Luarasit. Kalendari është shkruar në një nga alfabetët e vjetër shqip dhe titullohet; “Ditërrëfenjësi Shqip”.*
Shënim: fillimisht fjala “Kalendar” flitej dhe shkruhej “Ditërrëfenjës”
Pas këtij shkrimi e ka radhën shkrimi “Drite mbi jetën dhe veprën e Viktor Hugo-it”-si dhe në vazhdim “Dritë mbi jetën dhe veprën e At Gjergj Fishtës” etj dhjetor 2025