back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Kompozitori i “Kangës së Flamurit të Arbërit” që s’ka vorr… nga Qamil Gjyrezi

Gazeta

At Bernardin Palaj (1894-1947)
At Bernardin Palaj (1894-1947)

Kompozitori i “Kangës së Flamurit të Arbërit”,

Bernardin Palaj që nuk ka vorr…

nga Qamil Gjyrezi

At Bernardin Palaj, ishte një njeri me kulturë të gjanë që dallohet qartë në të gjithë punët e tija intelektuale. Atë Bernardin Palaj ka kenë, poet, mitolog, studiues, shkrimtar, filozof dhe pianist, një studjues dhe muzikant me të ardhme shumë të madhe. E ardhmja e tij muzikore ishte e lidhur edhe me formimin e tij shpirtnor dhe intelektual. Edhe në fushën e muzikës ai kompozoi pjesë të ndryshme muzikore të mbështetuna në traditën shqiptare mbi modet dhe meloditë e pastra tona tradicionale. Palaj vlerësonte maksimalisht kulturën tonë kombëtare dhe mbi këtë fenomen mbështetej i gjithë arti i tij në përgjithësi. Një prej këtyre pjesëve të vogla muzikore, të cilën e kam luajtur është edhe “Kanga e “Flamurit”. Kjo pjesë asht një kangë e vogël e cila i kushtohet “Flamurit të Arbërit”. At Bernardin Palaj i ka shkruar me shumë dashuri flamurit tonë. Ajo asht një kangë e thjeshtë, me një melodi shqiptare që ngre lart vlerat e “Flamurit kombëtar”, simbolit ma të çmuar për kombin tonë. Kanga asht kompozuar për “Bujri” në Si bemol (Trombë) dhe Kangë (Soprano). Ajo asht konceptuar në formën e një marshi me karakter epiko-lirik, elementë të cilët i japin melodisë një vend shumë të randësishëm. Melodia e thjeshtë dhe shumë komunikative jep një mesazh të madh për flamurin tonë. Harmonia asht klasike, e thjeshtë dhe asht e mbështetur mbi motivet tradicionale shqiptare. Palaj e ka shkruar hymnin për za që asht pjesë e psikikës njerëzore dhe një element i randësishëm i saj, gjithashtu për Bujri, veglat e frymës të cilat transmetojnë edhe këto shumë emocione shpirtnore. Kënga e flamurit luhet në Unison, këngëtarja dhe Bujrija (tromba). Unisoni ka një vlerë të madhe dhe shpreh unifikimin e mendimit, tingullit dhe frekuencave, shpeshtësisë të tij. Në fillim fillon instrumenti i Trombës (Bujria) me disa sinjale kushtruese dhe pastaj ajo luhet në unison, tromba me kangëtaren. Në pjesën kur lot Tromba dhe kangëtarja, kompozitori i ka unifikuar me një “Legato” të madhe. Tromba dhe kangëtarja duhet të lozin me legato që lidh mendimin e kangëtares dhe instrumentistit. Në fund kemi disa sinjale trombetistike të cilat janë përdorur për ta mbyllur kangën. Atë Palaj ka arritur me mjeshtëri të unifikojë tingullin e (Bujrisë) trombës me kangëtaren. Në fakt kemi të bajmë me një kangë, hymn e cila jep një mesazh të madh duke lartësuar Flamurin tonë, i pari në zonën e Adries, Adriatikut, siç shkruan kompozitori në tekst. Gjithashtu teksti kangës i shkruar në gegnisht, transmeton me fjalë krahas muzikës një mesazh shumë të randësishm për kombin dhe flamurin tonë kuq e zi. Palaj shkruan shumë qartë dhe me vërtetësi kur e konsideron kombin tonë si të parin truell në Ballkan. Edhe melodia asht tipike shpiptare.

Qamili Gjyrezi
Qamili Gjyrezi

Autori shkruen:

“Ti kuq e zi valvite/ ç’se kombi ilirjan/ 
N’breg të Adrjes nu m’i ditë/ ma t’parin truell n’Ballkan”.

“Kangën e Flamurit” të Atë Bernardin Palaj e kam luejt në ditën e pavarësisë, para disa vitesh në “Kinema Milenium” në Shkodër, me mexosopranon Rita Dervishi. Loja trombë soprano, tingëlloi shumë interesante. Në fakt pjesa krahas vlerave muzikore të mirëfillta asht edhe një pjesë antikuare që tregon formimin e lartë intelektual dhe shpirtnor të Palajt. Asht interesant fakti se kompozitori ka ditë që nëpërmjet një materiali të vogël të japi shumë informacion muzikor dhe intelektual. Kanga asht e konceptuar në Unison me instrumentin i Trombës dhe kangëtaren ka vlera qytetare dhe muzikore.
Kjo kangë asht një melodi e thjeshtë me një mesazh shumë të randësishëm për kohën dhe ajo ka edhe vlera aktuale.
 At Palaj dhe brezi me të cilin ai punoi, patën vlera të mëdha intelektuale dhe qytetare.
Por diktatura ma e ashpër në vendet e ish-lindjes, jo vetëm që nuk i la me shprehë talentin e tyne, por i burgosi dhe i vrau në burgjet e komunizmit.
 At Bernardin Palaj kishte lindur në vitin 1896, në fshatin Shllak të Dukagjinit dhe pasi kishte marrë mësimet e para në Kolegjin Franceskan të qytetit të Shkodrës, ishte diplomuar për Teologji në Insbruk të Austrisë. Kultura austriake ndikoi në formimi e tij të matejshëm. Pas mbarimit të Studimeve ai u kthye në vendlindjen e tij ku u caktua profesor i Historisë dhe Latinishtes në Liceun “Illiricum” dhe krahas asaj pune, për afro 20 vjet me rradhë u mor me mbledhjen e “Eposi i Kreshnikve” të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atyne krahinave. Studjues të huej e kanë vlerësue shumë punën dhe veprën e Palajt, si mitolog dhe mbledhës folklori. Prejardhja e tij nga malet dhe studimi për vlerat e maleve dhe folklorit tonë i dhanë frymëzimin At Bernardin Palajt me shkrue me shumë dashni për këto tema jo vetëm letërsi por edhe muzikë kombëtare. Studiues të huej e kanë vlerësur shumë punën e Atë Bernardin Palajt!
 Albanologia e shquar ruse Desnickaja e quan “Njohësin ma të shquar” të Maleve tona. Ai ishte muzikant dhe pianist i shquar. Së bashku me At Donat Kurtin botuan vëllimin: Kangë kreshnikësh dhe Legjenda (1939). Ai është autor edhe i shumë punimeve dhe poezive ilirike tjera, të botuara kryesisht në Hyllin e Dritës: Prej burgut të jetës (1933), Valët e një shpirti (1934), Varreve të flamurit (1947), Kuq e zi (1937), Kanuni i Maleve (1944) etj. At Bernardini, si shpërblim i punës së kryer, arrestohet në vitin 1946. Vuajti torturat ma ç`njerëzore. E lidhen me tel të ndryshkun me javë të tana, derisa iu helmua gjaku dhe vdiq nga tetanosi. Sot nuk iu dihet varri. Po citoj edhe disa vargje të një poeme të Palajt për flamurin. Dashuria për flamurin tonë kuq e zi duket qartë edhe në këto vargje. Autori me respekt të thellë për simbolin tonë kuq e zi, ka lanë nëpërmes vargjesh të thjeshta, por plot pathos një mesazh për të gjithë neve, që ta respektojmë dhe ta duam flamurin tonë kombin tonë. Ashtu si me muzikë edhe në këto vargje nëpërmjet forcës së fjalës, Palaj i këndon flamurit tonë, i cili përfaqëson të gjithë historinë tonë shumë të lashtë. Ai shkruen tek poema “Vorreve të flamurit”:

 Eni moj Zàna, pra, e Shtojzovalle/
 E rreth Flamurit t’onë sot kndoni valle,/ Aso vallesh pirrike, si knduet motit/ Para Lekës e Burrit, Teutës e Kastrijotit!

At Bernardin Palaj ka kenë një meshtar dhe artist me vlera të larta intelektuale dhe artistike Marrre nga http://www.infoshkodra.com/index.php?option

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.