back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Kometa e Lirisë” – Rini Monajka – Dramë nga Gjergj Jozef Kola – Mendime dhe vlerësime

Gazeta

Gjergj J. Kola - Kometa e Lirise - Gjergj Monajka - Dramë
Gjergj J. Kola – Kometa e Lirisë – Rini Monajka – Dramë

“Kometa e Lirisë” -Rini Monajka –

Dramë nga Gjergj Jozef Kola

Mendime dhe vlerësime të Dramës

Drama “Kometa e Lirisë” trajton pikën ma të padukshme dhe ma domethanëse në historinë e Shqipnisë të shekullit 20.
Për herë të parë mbas rreth 50 vjet diktaturë komuniste; shqiptarët dolën në rrugë me rrëzue Stalinin, e mbi të gjitha, ata dolën: Me vra frigën!
Pikërisht këtu nisë historia e vërtetë e Shqipnisë demokratike: populli shqiptar e vrau frigën, porse klasa politike e dikaturës arriti me e kthye kët trimni në krahun e vet.
Se si ndodhi kjo kthesë kaq komplekse, shpjegohet me nji tragjizëm të thellë poetik në dramë. Ajo ka si protogonist “Martirin e Demokracisë” – Rini Monajkën dhe bazohet në nji ngjarje të vërtetë.
Drama po pregatitet për skenë nga regjizori dhe aktori i njoftun shkodran Bruno Shllaku me nji staf artistësh paar exellence me Skenografi te Meri File.
Ajo mendohet të shfaqet në teatrot Shqiptare në kët pranverë, ku përkujtohet edhe 20 vjetori i vdekjes së Heroit të dramës.
Simbas regjizorit Shllaku, kjo asht drama ma e mirë që asht shkrue këto tridhetë vjetët e fundit. Ai shprehet: “Një letërsi pafundësisht novatore, ajo të mban larg rutinave që tashma në skenat tona janë kthyer në epidemi. Po bajmë të gjithë bashkë nji shfaqje që vjen nga e ardhmja.“
Këto ditë drama e autorit Gjergj Jozef Kola, doli edhe nga shtypi si libër në vedi, i cili do shpërndahet në mbramjen e premierës.
www.radiandradi.com
Jozefina Traboini
Jozefina Traboini

Mendime te personave që e kanë lexue dramën

Jozefina Traboini – Tiranë

Mbramë kam lexue me andje të madhe, dramën për Rinin, “Kometa e lirisë”. Me të thanë te drejtat e zemrës kam kja shumë, por edhe kam qeshë, se ishte shumë therëse, shumë Thirrëse, ishte shumë e drejtë në nji botë të zhdrejtë ku jetuam dhe vazhdojme të jetojmë.
Më pëlqeu shumë, të gjitha aktet dhe muzika padyshim. Mezi pres ta shof, Shënpjetri me fytyrëcakallin, nji duel i përsosun. M’u duk sikur po lexoja Danten në këto përshkrime, sinqerisht u kënaqa. Unë, të gjithë personazhet aty i njoh, i kam njoftë, sepse njerëzit e mi Traboinit ishin shokë me të gjithë, me Niko Margjinin ishim shumë të familjarizuem me ta. Me Niko Thanën e të gjithë pa përjashtim kena pasë miqësi. Aldo Perizi, dritë pastë, që vdiq aq shpejt. Baba jem ka kenë shok krejet me Ded Kasnecin, dritë pastë. Na jena ndër familjet ma të persekutume të Shkodrës, 120 vjet burg politik ka kenë dënue familja jeme.
Gjergj të lumtë dora e mendja për çfarë ke shkrue, je shumë shume vizionar e te jam mirnjohëse.
.
Raimonda Shllaku
Raimonda Shllaku

Raimonda Shllaku – Itali

Lexova me knaqsi të madhe dramën Kometa e lirisë dhe kam mbetë me të vërtet e mrekullueme për punën e lëvdueshme. Me të vërtet gjithçka bukur, tematika, dialogu, simbolika, leksiku e gjithçka qa i nevojitet nji drame për me kenë e pëlqyeshme dhe trasportuese. Nuk ka qenë punë e lehtë të shkruesh nji dramë me nji tematike kaq të shfrytzueme për 26 vjet me rradhë. Trajtimi që i ke ba asht inovativ dhe në asnji moment nuk ka ramje të ritmit, gja që të shtyn me e lexue me knaqsi të veçante tamam ashtu si lexonim dikur me andje dhe me dëshirën mos me e hjekë kurrë librin prej doret. Më pëlqeu pa masë edhe finalja, ashtu si edhe të ndryshmet kolonat zanore që ke përzgjedhë. Të lumtë mendja dhe dora, më ke knaq në të vërtetë me kët dramë që me gjithë tematikën e vështirë, në zemër të mbjell pranverë. Kam besim që ka për të kenë nji event me randsi dalja në skenë e kësaj kryevepre.
Në pritje të përshëndes përzemërsisht që më ke ba pjesmarrse.
 .
Vasil Marku
Vasil Marku

Vasil Marku – USA

Sapo e lexova dramën, “Kometa e lirisë”, nji dramë që më ka lanë pa fjalë, asht nji vepër e mrekullueshme, që të lidhë me e lexue me nji frymë, ka peshë të madhe mendimit, densitet filozofik, rrjedhshmëni dialogut e percjellje konfliktit, ka art, admirim, përkushtim e përulje para mendes së shejtnueme. Të falenderoj që ma solle, të uroj me gjithë zemër suksesin e padiskutueshëm, asht për t’u marrë shembull, për krahasimet, brumin poetik, metaforat, zgjidhjet e përkryeme, e mbi të gjitha shërbimin e pakrahasueshëm që me shpirt e zemër i ban kombit tonë të shumvuejtun.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.