back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Kokëfortë në vendimet e jetës sime… nga Nevila Jaupaj

Gazeta

Nevila Jaupaj
Nevila Jaupaj

Kokëfortë në vendimet e jetës sime…

nga Nevila Jaupaj

“Me dehni t’ju tregoj gjithçka, dhe esëll t’ju tregoj çfarë dua nga vetja dhe ndjesitë e mia…”
Kam qenë pothuajse një libër i hapur, dhe pse thonë që kur botës i tregon plagët apo dobësitë, aty të godasin më shumë, por Akili e dinte dobësine e thembrës dhe shkoi në luftë me sandale, ndërsa unë kur tregoj dhe dobësinë time e marr parasysh se do më gjykoni, flisni pas krahëve se përballë, s’keni shans të më godisni. Kam një jetë që jam kundërrymë, ndjek vetëm mendjen time.
Kur arrin diçka, që e ke ëndërruar një jetë të tërë më shumë pengesa atëhere bëhesh e vetëdijshme, që nuk ka asgjë që ti nuk arrin dot, jo me këmbë, por me tru. Unë kam qenë shumë e mbarë si fëmijë, pak si shumë kokëmushkë në vendime për jetën time, më pëlqente shkolla dhe nuk kam pasë shumë nevojë të studioja se kam lind e zgjuar, matematika është pika ime më e fortë dhe pjesën më të madhe të kohës në orar studimi e kaloja duke zgjidhur ushtrime me yje ose duke lexuar libra jashtëshkollore, në kohën time të shkollës, para 30 vitesh, Tutulja, librarja e bibliotekës së Selenicës, sapo më shihte me thosh: “Ik se s’më kanë ardhë libra të rinj. I ke lexuar të gjithë…!” dhe kur me hapte kartelë të re, gëzoja më shumë se kur më blihej basma për fustan të ri!
Mbarova gjimnazin me vetëm 3 nënta: në Kimi në 3 vitet e para. Kur më doli bursa për në Egjypt, nga Ministria e Arsimit, apo dhe në Tiranë për elektronikë, ishte viti 1993, dhe unë kisha një vit e dashuruar me burrin akoma aktualisht dhe nuk vazhdova, se preferova të shijoja full time dashurinë… Më pas emigrova në Itali dhe 5 vitet e parë linda tre fëmijët. Më pas kur krijova familjen dëshiroja shumë të nxirrja ëndrrën nga sirtari dhe të studioja, por nuk kisha dëftesën origjinale të pjekurisë, e nuk e gjeja, për t’u regjistruar në shkollë në Itali. Për disa vite babi, që e kishte peng shkollën time, i kërkonte me ngulm drejtorisë së shkollës dhe drejtorit të atëhershëm, një komunist dhe enverist i betuar, i cili nuk më pajiste më me dëftesë. Të bindur që dëftesa ime origjinale kishte ngelë në ambasadën egjyptiane në Tiranë, babi iu drejtua gjykatës së Vlorës dhe ku nëpërmjet saj i kërkohej drejtorisë së arsimit të me pajisnin me dëftesë tjetër…
.
Nevila dhe 3 fëmijët e saj...
Nevila dhe 3 fëmijët e saj…
Disa seanca gjyqi, ku nuk paraqiteshin, dhe m’u bë kalvar dëftesa ime. E mblodha mendjen, se kur të isha në gjendje ekonomike më të mirë pas disa viteve emigrim, e ribëra sërish shkollën e mesme, por 4 vite në 1 vit, te Instituti Dante Alighieri, në Fabriano, privatisht dhe më shumë e fokusuar te kimia, sepse më pëlqente kriminologjia, ajo laboratorike. Arrita të regjistrohem në Universitetin e Maceratës për Criminologi giudiziale dhe pse me biznesin tim, me tre fëmijë dhe non stop prej fb nga 23 kurse, mora 16 kurset e para, por prap ëndrra e përfundimit të shkollës ngeli përsëri në mes sepse sapo mora pasaportën italiane, më ishte bërë e domosdoshme për t’i larguar fëmijët nga Italia. Vendosa të emigroj në Canada, pas 19 vitesh emigrim. Kur arrita në Canada me tre adoleshentë dhe me vetëdijen, që nuk po vija si turiste, po për të qëndruar, e s’do të largohesha pa arritur të realizoja ëndrrat e mia, ëndrrat e fëmijve janë të fëmijve. Të miat morën më shumë vlerë dhe prioritet falë kushëririt tim Alfred Hasimaj. Nuk kisha asnjë rrugë tjetër përveçse të regjistrohesha në college për të marrë statusin e studentes internacionale. Në këtë proces më ndihmoi Gerjon Kalaci, jo vetëm në procesin e aplikimeve, por këtë person nuk e lë dot pa falenderuar gjithë jetën, se në momentet më të vështira kur kisha Chris në spital më telefononte çdo ditë për të më pyetur si ishte djali. Kur më duhej të regjistrohesha, duhej dëftesë origjinale nga shkolla në Shqipëri sepse nuk mund të paraqitej asnjë dokument shkolle nga Italia. Duhej t’i kërkohej emigration që unë kisha pasë ëndërr shkollën dhe në Itali, me ishte e pamundur, ndaj zgjodha Canadanë. Nuk di pse ndjeva që Zoti dhe një person, që më donte shumë, vendosën të më ndihmonin dhe dëftesa ime origjinale u gjet, pikërisht kur më duhej, dikush pa emër (karma tashmë e ka dënuar) e kishte marrë nga valixhia e dokumentave në shtëpinë e prindërve.
Sot jam plot mirënjohje për të gjithë, që më ndihmuan, më mbështetën, më inkurajuan dhe më duruan në 3 vite.
.
Nevila Jaupaj
Nevila Jaupaj
Në fillim kur hyja nëpër klasat e kurseve nuk kuptoja fare çfarë flisnin sidomos native languages profesorët, anglishtja ime ishte level fillestar, por llogjika në testet më ndihmonte. Kurset që kam marrë me A+ kanë qenë të gjitha ato ku kishte matematike, edhe në kinezçe apo arabishte, në këtë fushë modestisht jam AS. Nuk mburrem dot që të them u graduova si honour student, por arrita të përfundoj 3 vite program ne dy vite kohë dhe me GPA mbi 70%.
Me anglishten më të mirë, do filloj një program tjetër, por mbasi të mbaroj procesin e dokumentave.
Unë nuk frymoj… unë gjalloj dhe në këtë vend arrin të bëhesh gjithçka, kur ti e dëshiron.
Unë nuk kam qenë kurrë humbëse në jetë, qoftë dhe sikur mos të “doesn’t drink water?” diploma ime, unë në jetë eci gjithmonë me kokën lart dhe në punë me djersë (jo të rëndomta, siç i quajnë intelektuhalet). Dhe këpucët i blej pa lidhëse… për të mos ulur kurrë kokën.
Unë jam 1 në 7 miliardë, jo në 1 milion!
.
Marre nga Muri i i Fb i Nevila Jaupaj, 18 dhjetor 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.