Kohrat paralele të terrorit… – nga Blerina Gjoka

Gazeta

Blerina Gjoka
Blerina Gjoka
Kohrat paralele të terrorit…
nga Blerina Gjoka

Duke punuar me dëshmitë e dokumentet e komunizmit gjatë 7 viteve të fundit, në mënyrë instiktive më vjen një pyetje e brendshme: çdo bëje ti po të jetoje n’ato vite? A do të kishe guximin t’i kundërviheshe duke thënë mendimin tënd të lirë një regjimi të egër si ai i Enver Hoxhës? Ndërgjegja ime dëshiron të besojë se po, do e thoja mendimin e lirë pavarësisht pasojave, por s’e di, kur e vendos veten në vendin atyre burrave e grave që vërtet guxuan të jenë të lirë aty ku liria nuk kishte kuptim, e kupton se duhet të ketë qenë vërtet e vështirë, një veprim vetëvrasës pothuajse. Ky është momenti që i kuptoj dhe masën konformiste të regjimit që nuk e hapte gojën për t’i shpëtuar internimit, burgosjes, gjithçkaje të keqe që vinte me një fjalë goje.
Po sot?

Humor në diktaturë
Humor në diktaturë

Në vitin 2025, 34 vite pas rënies së komunizmit? Sot as nuk dua t’i kuptoj e mirëkuptoj njerëzit që kanë frikë të thonë mendimin e tyre se ruajnë një vend pune në shtet, sepse kanë frikë se i vijnë tatimet te biznesi apo se shantazhohen nga i forti politik i zonës. Një frikë e shëmtuar që ka tulatur njerëzit duke kontribuar në tulatjen e shoqërisë ndaj së keqes.
Duke shkuar nëpër qytete për reportazhe për fushatën elektorale has qytetarë që nuk guxojnë të flasin me emër se kanë frikë, apo të tjerë që pasi flasin të kërkojnë që t’ua heqësh citimin se kanë marrë ca telefonata e u është prishur punë.
Kjo vetëm sa më mbush me zemërim, nuk mund t’i mirëkuptoj që pranojnë t’i nënshtrohen frikës së pushtetit dhe nuk kuptojnë se pa Lirinë njeriu është një qënie pa kuptim.
Për aq kohë sa shoqëria jonë nuk do të kuptojë rëndësinë që ka liria për të menduar, për të folur e për të zgjedhur dhe për ta mbrojtur këtë liri nga çdo kërcënim e për t’ia ushqyer fëmijëve të tyre, ky vend s’ka për të qenë kurrë demokratik as europian.
Marrë nga Muri i FB Blerina Gjoka, 27 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit