
Kisha Ortodokse Vetdrejtuese e Shqipërisë
nga Petraq Kote
Kisha nuk është shtet, as biznes. Shteti i shpirtit është dashuria njerëzore, atë që kishte me shumicë Zoti Krisht
“Sot, më 12 shtator 1922, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale.
Kryepeshkopi i saj i Parë është Fan S. Noli”
Kongresi i Beratit
Kisha Shqiptare është Kishë Apostolike
Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha:
1.Nga vitet apostolike 32-58 deri në vitin 731 -gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vikariatin roman të Selanikut.
2.Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI – nën Patriarkanën e Konstandinopojës.
3.Nga fillimi i shek. XI (1054) deri në vitin 1767 – shumica e episkopatave gjenden nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit.
4.Nga viti 1767 deri në vitin 1937 – nën Patriarkanën e Konstandinopojës.
5.Nga viti 1937 deri në ditët tona – Autoqefale.
Zonën tonë e vaditën me gjakun e tyre këta shenjtorë: Elefteri, “episkop i Vlorës dhe i Ilirikut” dhe nëna e tij Anthia (në vitin 120); Donati e Therini (në Butrint, në vitin 250); Danaksi (në shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (në Apoloni, në shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, në vitin 313); Donati, episkop i Evrias (në vitin 387) etj.
Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarëbotërore Kishtare) njohim disa episkopë: Eukarin e Durrësit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve të Apolonisë e Bylisit”, të cilët morën pjesë në Sinodin III Ekumenik (në Efes, në vitin 431); Lukën (e Durrësit), Eusebin “e Apolonisë së Epirit të Ri”, “Petron e Ekineut”, në serinë e episkopëve të Epirit të Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmës, që morën pjesë në Sinodin IV Ekumenik (në Halkedoni, në vitin 451); Sisinin (e Durrësit), në Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nën Kupolë” (në Konstandinopojë, në vitin 691/692).
…që më 1054 Kisha Ortodokse Arbërore ishte Autoqefale, ishte sepse Buzeanumi ishte Ilirik arbëror shqiptar. Me 1922 pas 10 vjetëve pavarësi dhe të supercoptuar prej Fuqive të Mëdha e ndarë prej Bizantit të rrëzuar me 1453, Berati largpamës rishpalli vetëkokësinë e kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe kryepeshkopin e vetë. Këtë vetëkokësi ia njohu e dha edhe Patriarkana e Stambollit…
Kisha nuk është biznes, as shtet. Shteti i shpirtit është Dashuria.
Ku është Noli i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, në Kishën aktuale Ortodokse Shqiptare?
Nuk është, përse?