back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kështjella e humbur në Cakran! Pse e shëmbi regjimi komunist?!

Gazeta

Kulla e Familjes Cakrani
Kulla e Familjes Cakrani

Kështjella e humbur në Cakran! Pse e shëmbi regjimi komunist?!

Kështjella e stilit austriak, u ndërtua në vitin 1915

Kjo ndërtesë do të ishte ende në këmbë dhe ndoshta një destinacion i njohur turistik sot.
Nuk e shëmben tërmetet, as kushtet klimaterike, por dora e njeriut. Pasardhës të Bektash dhe Hajredin Cakranit tregojnë se për të zhdukur çdo gjurmë historike të kësaj familjeje patriote, kishte një zell ta paprecedent ndër njerëzit që morën apo ekzekutuan vendimet pas luftës. Kështu revanshi ndaj familjes Cakrani, u adresua deri edhe nga miqtë e ngushtë të saj, të cilët pas luftës arritën në poste të larta shtetërore. Ish kryeministri Mehmet Shehu në 1950, urdhëroi te zhdukeshin nga faqja e dheut të gjitha sarajet e familjes Cakrani, duke përfshirë edhe kështjellën e stilit austriak!
Sot ajo kështjellë do t’i shkonte për shtat natyrës dhe peisazhit të fshatit që mban emrin e bejlerëve të tij.
.
Vëllezërit Hajredin e Bektash Cakrani
Vëllezërit Hajredin e Bektash Cakrani
Në 1915, miqtë austriakë të familjes Cakrani, mbështetën ndërtimim e kështjellës duke ofruar asistencën teknike. Kështjella përfundoi pas një viti punimesh. U dekorua me stil dhe luks, ku nuk mungonin sixhadet persiane dhe shandanë qirinjsh nga Franca. Por duket se gjithçka që kujtonte këtë familje dhe aktivitetin patriotik të saj, përpara luftës, duhej zhdukur. Ato saraje madje edhe Tyrbja ose varreza e familjes, ishin përkujtim i të parëve të fshatit Cakran, Bektashit dhe Hajredinit. Dy vëllezërit i dhanë luftës dhe përpjekjeve për pavarësinë e vendit kontribut të paçmuar. Hajredini ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe tjetri, Bektashi ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit. Gjithçka që përkujtonte këtë familje u rrafshua me urdhër të Mehmet Shehut. Dhjetra pasardhës të tyre u përndoqën dhe u pushkatuan më pas. Por fotografitë dhe kujtimet e Hajredin Cakranit, i cili vdiq në 1942, po kompesojnë heshtjen dhe terrin që regjimi tentoi të hedhë mbi veprën patriotike të kësaj familjeje. Libri “Kujtimet e një firmëtari” tregon me detaje ngjarjet përpara pavarësisë dhe se si, me ushtarët e tij Hajredin Cakrani shkoi në afërsi të lumit Shkumbin për të ndihmuar Ismail Qemalin. Bejlerët e Cakranit kishin saraje edhe në Libofshë, aty ku në nëntor të vitit 1912, strehuan kryediplomatin që shpalli Shqipërine e Pavarur. Por edhe nga sarajet e Libofshës nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Ato u rrafshuan gjithashtu nga regjimi i kohës.
Historia e familjes Cakrani kulmon në vitet 1900, ku dy nga vëllezërit Cakrani u përfshine në beteja dhe përpjekje për pavarësinë e vendit.
Hajredin Cakrani vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 1942, ndërsa Bektashi u pushkatua në vitin 1945, nga komunistët. Në Luftën e Dytë Botërore, Bektash Cakrani u pozicionua në krah të Ballit Kombëtar çka i kushtoi jo vetëm jetën, por për pak edhe harresën nga historia, të veprës patriotike tijën dhe të vëllait.
.
Marrë nga http://newsgate.al/2018/08/21/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.