back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Këshill i korrupsionit – turpi i Këshillit të Europës – nga Taulant Dedja

Gazeta

Ata që firmosën Shëmbjen e Teatrit
Ata që firmosën Shëmbjen e Teatrit

Këshill i korrupsionit – turpi i Këshillit të Europës

nga Taulant Dedja

Fakti se si u vendos të prishej Teatri Kombëtar tani njihet botërisht.
Janë 58 individë të lidhur ngushtë me qeverinë barbare të Edi Ramës që morën këtë vendim. 58 këshilltarë nga 61 që firmosën shembjen e Teatrit, janë ushtrues funksionesh të larta zyrtare apo partiake, por 35 prej tyre, përveçse me poste të larta, janë edhe anëtarë bordesh shtetërore, ku marrin pagesa mujore për firmat që hedhin për miratimin e PPP-ve, projekteve, tenderave e fondeve publike që shpërdorohen pa fund.
Me e pakta, pa llogaritur përgjegjësitë penale në të ardhmen, mbi këta njerëz do të mbetet vula e turpit prej shërbëtori të bindur, prej përfituesi në kurriz të taksave të shqiptarëve dhe prej abuzuesi duke grumbulluar pushtete të papajtueshme. Flasshqip po e paraqet të plotë dhe me detaje për secilin listën të bërë publike nga gazetari Taulant Kopliku.
Ndërkohë numri i Zv. Ministrave në këtë listë përbën një skandal në raport me dokumentet ndërkombëtarë që Shqipëria, si detyrim anëtarësie në organizata ndërkombëtare shumëpaleshe i ka ratifikuar. Më konkretisht bëhet fjalë për Kartën Europiane të Autonomisë Lokale të ratifikuar nga Shqipëria pa asnjë rezerve në vitin 2000.
Një këshill ku gati një e treta janë anëtarë të qeverisë (zv. Ministri konsiderohet i tillë) nuk ka lidhje me parimin e autonomisë lokale të proklamuar nga Këshilli i Europës dhe e shkel atë në mënyrën më flagrante. A mund të jetë autonom nga qeveria një këshill i përbërë me Zv. Ministra, zyrtarë të lartë të administratës qendrore dhe të partisë në pushtet? Kurrsesi jo! Në dijeninë time ky është një rast pa precedent dhe i pa hasur në ndonjë nga shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Europës. Nuk e besoj të ketë rast të ngjashëm as në Rusinë e Putinit. Qofsha i gabuar!
Në cilësinë e zyrtarit të shtetit shqiptar i ngarkuar me të gjitha procedurat për realizimin e ratifikimit Kartës Europiane të Autonomisë Lokale në vitet 1999-2000, në cilësinë kryetarit të grupit te ekspertëve për Decentralizimin në vitet 1998-2001, në cilësinë e anëtarit te Komitetit Ndërqeveritar për Demokracinë Lokale të Këshillit të Europës (1997-2000) dhe në cilësinë e Anëtarit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës (2001-2008) unë e denoncoj këtë listë si turpin e institucionit ku unë personalisht për 12 vjet kam përfaqësuar Republikën e Shqipërisë.
Nuk kam dijeni personalisht në se ka reagim zyrtar nga institucionet e Këshillit të Europës, veçanërisht nga Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale. Nëse nuk ka, turpi është i dyfishtë, edhe i Tiranës, edhe i Strasburgut!
.
Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit
Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit

Ja 35 këshilltarët me poste të larta, firmëtarë të shkatërrimit te Teatrit Kombëtar:

1)Luan Bregasi, Shoqata “Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.
2)Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderave të institucionit, anëtar në 4 borde shteti.
3)Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.
4)Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.
5)Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.
6)Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë dhe këshilltare në ISSH.
7)Adrian Civici, ish-anëtar Bordi i BSH, ish-president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.
8)Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.
9)Besfort Lamallari, Zv. Ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.
10)Teuta Vodo, Zv. Ministre e Drejtësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
11) Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
12)Julian Hodaj, Zv. Ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.
13)Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.
14)Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
15)Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.
16)Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.
17)Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.
18)Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.
19)Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.
20)Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.
21)Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.
22)Eridian Salianji, Ish-Zv. Ministër Drejtësie, jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.
23)Ornela Çuçi, Zv. Ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.
24)Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.
25)Ermira Gjeçi, Zv. Ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.
26)Etjen Xhafaj, Zv. Ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,
27)Koli Bele, jurist i PS, ish-sekretar në 3 Ministri, anëtar në 4 borde shteti.
28)Redi Shtino, Zv. Ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti
29)Blerina Doracaj, Ish-Drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.
30)Hantin Bonati, Zv. Ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.
31)Enis Hoxha, Zv. Drejtor i Hipotekave, anëtar në 2 borde shteti.
32)Alketa Hila, Zv. Drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.
33)Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
34)Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.
35)Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.
.

Avni Delvina - No comment
Avni Delvina – No comment
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.