
Kërkesë Thomas Frashërit (Totoni)
Autor i librit “Frashëri i shquar, i panjohur” (2022)
nga Artur Shkurti – Drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”
Duke qenë se në vitin 2023 kam realizuar kritikën e librit tuaj “Frashëri i shquar i panjohur” (Thomas F, Onufri, 826 faqe) duke botuar unë një libër oponent me titullin (e gjatë) “Klani “Oxhaku Heuristik” i shekullit 21 synon përçarjen fetare dhe shkombëtarizimin duke sulmuar Vëllezërit Frashëri, Mësonjëtoren dhe Rilindjen Kombëtare” (Artur Sh, Udha e shkronjave, 2023);

Duke qenë se krahas shumë fakteve të brendshme në libër, që tregojnë një prirje për të dëmtuar Vëllezërit Frashëri, veçanërisht Naimin dhe Samiun, për të dëmtuar konceptin për Rilindjen Kombëtare, për të dëmtuar konceptin mbi harmoninë fetare, apo mbi fenë, tashmë mësojmë që atë kohë që ju botonit librin volumnoz për Frashërin, në vitin 2022, nga ana e Qeverisë së Edi Ramës dhe Mirela Kumbaros, me ligji 93/2022 Poetit Kombëtar Naim Frashëri i është hequr përfaqësimi në e Urdhërat dhe Medaljeve të parashikuara në ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj u miratua në 2024 pa asnjë oponencë mbi heqjen e Naim Frashërit, as nga Qeveria as nga Presidenti as nga Parlamenti. Ky ligj shoqëroi ligjin tjetër 27/2018 që hoqi statusin Muze Kombëtar i Arsimit për “Mësonjëtoren”; VKM 146 datë 10 mars 2021 që hoqi detyrën trashëguese të Rilindjes Kombëtare dhe Mësonjëtores për muzeun tashmë lokal të arsimit Korçë, dhe me ligjin për festat zyrtare u hoq mundësia që 7 marsi 1887 të ishte datë zyrtare e shkollave shqipe dhe jo 22 nëntori 1908.
Keni tani rastin fatlum t’i drejtoheni Kuvendit të Shqipërisë, duke i dëshmuar popullit shqiptar që nuk jeni ju “dora” ose “pjesë e dorës” pas kësaj veprimtarie antikombëtare kundër Naim Frashërit, kundër Sistemit Edukativ Shqiptar, kundër “Mësonjëtores së parë shqipe” dhe kundër vetë konceptit për Rilindjen Kombëtare.
Për këtë do të dëshironim që ju t’i shkruanit një letër Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht Partisë Socialiste, ku të arsyetonin dëmin e madh që ka heqja e Naim Frashërit nga lista e Urdhërave dhe Dekoratave, të jepni një ide tuajën se cila forcë mund të ketë qenë e interesuar për këtë dëm, dhe të kërkoni vendosjen e Urdhrit “Naim Frashëri – Poet Kombëtar”, duke na u bashkuar ne në kërkesën tonë, për të ndrequr një situatë të turpshme që synon qartësisht shthurjen e kombit shqiptar.
Tiranë, më 29 tetor 2025