back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890 – nga Hasan Bello

Gazeta

Sami Frashëri
Sami Frashëri
Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
nga Hasan Bello

Në fjalorin enciklopedik “Kamusu’l-Alam” të botuar në Stamboll në vitin 1890, intelektuali dhe rilindasi i njohur Sami Frashëri i ndante qytetet shqiptare në tre kategori.
1.Shkodrën, Prizrenin, Manastirin dhe Janinën ai i konsideronte si qytete të kategorisë së parë, popullsia e të cilave ishte mbi 30 mijë banorë.
2.Pejën, Gjakovën, Prishtinën, Shkupin, Tetovën, Dibrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Ohrin, Korçën, Kosturin, Gjirokastrën dhe Prevezën ai i konsideronte si qytete të kategorisë së dytë, popullsia e të cilëve ishte ndërmjet 10 mijë – 20 mijë banorë.
3.Ndërsa në kategorinë e tretë ai klasifikonte Lezhën, Gucinë, Plavën, Mitrovicën, Kumanovën, Gostivarin, Velesin, Prilepin, Resnjen, Krujën, Durrësin, Kavajën, Vlorën, Tepelenën, Përmetin, Delvinën, Konicën, Miçovën, Filatin, Ajdonatin, Margëlliçin dhe Pargën, të cilat i konsideronte qyteza me popullsi mbi 3 mijë banorë.
Katër qytetet e para ishin edhe qendrat e vilajeteve shqiptare, ku përveç administratës lokale ishte përqendruar një pjesë e madhe e popullsisë.
Ky kategorizim kishte një rëndësi të madhe për kohën, për shkak se krijonte një perceptim gjeografik e politik në opinionin publik të atyre viteve (dhe në studimet e mëvonshme), lidhur me territoret shqiptare në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
Marrë nga Muri i FB Hasan Bello 11 janar 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.