back to top
31.8 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026

Kafeja lëngu i jetës, si metaforë dhe perceptim përditësie, në poemën e Mimoza Ahmetit – nga Emrije Krosi

Gazeta

Studiesja Emrije Krosi
Studiesja Emrije Krosi

Kafeja lëngu i jetës, si metaforë dhe perceptim përditësie, në poemën e Mimoza Ahmetit
nga Emrije Krosi

“Poema e kafesë”, ose (ode për kafenë), në librin e fundit të botuar nga Loreta Schillock në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht në bashkëpunim me (John Hodgson [anglisht]/Fulvia Shtëpani [frëngjisht]) e bën edhe mw magjepës, duke i dhënë një tjetër kumt, jo vetëm atë të kënaqësisë së shijes së kafesë (si pije e përbotshme), por dhe në rrafshin estetiko-letrar një “deja vu” simbolike të dëshirës njerëzore. Përmes “kokrrës së kafesë” eptohet:
-ekzitencialja e përditësisë,
-funksioni i vazhdimësisë së kulinarisë si shenjë kulturore e njohur,
-si traditë përmes vazhdimësisë dhe kujtesës,
-si intensitet impulsiv i përjetimit të lëvizjeve dhe energjisë në trupin e njeriut.
Poetja, përmes imagjinatës kolektive sjell figura (që nuk i zhvillon si personazhe as karaktere psikologjike) në vargjet: O, Maria nga Miloti!/që bëje kafe për shoferat e Skodave të Veriut/ mishërim i femrës ishe,/ prej kafes që dije ta bëje,/ dije ta shkrije/ dhe burrat të donin fuqishëm/ sepse…/ Dije./ Isha fëmijë dhe asnjëherë/ nuk e pashë Marien e Milotit/ Të rriturit flisnin përditë për të/ – e bukur, vetulla gajtan,/ kishte në qafë një kokërr kafeje,/ nishan./ “Ah Mari Marjana, gushën me nishana”! (2026 : 11), por ndërton imazhe, hapsira, kujtime, kode kulturore, dëshira, rituale, pushtete, simbolika, motive përditësie etj. Poema nuk ka linjë të drejtpërdrejtë. Ajo dallohet nga:
-fragmentarizmi,
-asociasioni përmes fjalës kafe,
-përcetimeve reflektive,
-thyerjeve ndiesore-gjuhësore.
Ndërtimi ose ndajshtesa (ode për kafenë [shqip]/ Ode für den Kaffee [gjermanisht]/ Ode to Coffee [anglisht]/ Ode au Café [frëngjisht] sendërton një gjini gati të harruar të lirikës siç është, ode. [{Një odë është një poezi lirike formale, shpesh e gjatë, që shpreh ndjenja të thella lavdërimi, festimi ose nderimi për një person, vend, objekt ose ide abstrakte specifike. Me origjinë nga Greqia e Lashtë, odat janë shumë emocionale dhe përdorin gjuhë të gjallë dhe imagjinative për të lartësuar subjektet e tyre}]. Por, “Ode e gëzimit” (poezi lirike) e shkruar në verën e vitit 1785 nga ana e poetit, dramaturgut dhe historianit gjerman Friedrich Schiller. Por, “Ode gëzimit” njihet më së miri për përdorimin e saj nga ana e Ludwig van Beethovenit në lëvizjen përfundimtare (të katërt) të Simfonisë së tij të Nëntë, kompletuar në vitin 1824. Megjithatë, teksti i Beethovenit nuk bazohet tërësisht në poezinë e Schillerit. Poetika e Ahmetit bazuar në oden si gjini lirike në vargjet: u zgjova sot me lumturinë/ që mund të prek ëndrrën e një filxhani kafe,/ që mund ta pi me nge vetëm,/ moment që intimisht më lidh me jetën (2026: 22), ka si fabul një ritual i përditshëm, (pirjen e kafesë), shenjon poetikisht, formën më intensive të jetës:
a-si përvojë subjektive,
b-si simbolikë kulturore,
c-si formë e sendërtimit poetik.

Sëfundmi: një poemë ku çdo qenie njerëzore e lidhur ose pijëdashës i kafesë, ka një një pjesë të tij/saj. Ajo na lëvron fort si lëng nëpër trupin tonë, dhe gjuha që “rrëshket” duke rrëfitur pse jo një kafe vetëm në një sfond me muzikë apo buzë detit ose… në një peizazh ku natyra, kafeja dhe poezia shijohen përmes përjetimit të shpirtit të lirë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.