
Kadareja, ose mitra letrare e Njeriut të ri komunist…
nga Rezart Palluqi
Kadaresë i uroj çdo të mirë mbas perdes së jetës dhe veprën e tij ia kam lënë kohës.
E mallkoj të paktën për një gjë: pjesa më e madhe e ithtarëve të tij i ngjajnë Kadaresë si dy pika uji: oportunistë, heshtin kur nuk duhet heshtin dhe ulërijnë kur nuk duhet të ulërijnë… Shfytëzojnë në maksimum prej pushtetit politik çdo ofiq, sado i vogël qoftë ai. Besojnë në marrëzinë Kadareane (ky i fundit nuk i besoi asaj për dy arsye):
1.Ishte njeri pa shpirt, i ftohtë, pa emocione ashtu si shfaqet edhe në novelat e tij.
2.Duke qenë i tillë ai i shërbeu regjimit komunist me “gjakftohtësi”, i cili i trembej fesë së pastër dhe letërsisë humaniste, se Estetika letrare, është zemra e saj e se ajo mund të mbijetojë fare mirë edhe pa humanizëm… duke e neglizhuar me vetëdije kohën e saj ose falsifikuar atë.
Ata rendin mbas çmimeve dhe përkrahjeve letrare, dhe gjatë gjithë kohës lëvizin çdo gur e guralec për të gdhendur emrin e tyre të minor e të nënështruar në murin e përjetësisë.
Ndaj dhe Kadareja mund të them se na e la jo një kopil në derë po mijëra kopilë. Dhe çfarë kopilësh!? Kopilë me maskë letrare.
Sa për letërsinë e tyre, edhe atë ia lë kohës. Po për momentin, mund të them vetëm këtë: personazhet e prozës së tyre i përngjajnë tejpertej vetë autorëve, e Fati i tyre në të ardhmen e përjetshme nuk do shumë mend për ta ftilluar!!
Është e tmerrshme dhe e frikshme kur në një shoqëri si shkrimtari, si politikani në aspektin moral janë sivëllezër dhe simotra, siç e ndeshim sipas mendimti tim në një shkallë të gjerë në hapësirën shqipfolëse.
Binjakëzim i Njeriut të Ri letrar komunist!!