back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ka refuzim qytetar d.m.th. ka shpresë! – nga Prof. Aurel Plasari

Gazeta

Aurel Plasari
Prof. Aurel Plasari

Ka refuzim qytetar d.m.th. ka shpresë!

nga Prof. Aurel Plasari

Ndonëse edhe partitë opozitare kanë peshën e tyre në refuzimin për votime-pa-zgjedhje të këtij 30 qershori, do të gabonin nëse do të orvateshin ta privatizonin këtë refuzim. Sepse ky i sotmi është refuzim qytetar edhe përtejpartiak.
Janë qytetarët refuzues ata që duhen falenderuar.
Ka ndikuar për refuzimin edhe fjala e lirë dhe e urtë e dhjetëra qytetarëve të cilëve, siç thuhet, u shkon fjala: artistë, shkrimtarë, pedagogë, karikaturistë, memeistë po se po. Etj. Jam i bindur që të gjithë ata sot ndihen më me shpresë.
Si përkim profetik një mik këtu në FB më përkujtoi para dy ditësh një mini-dialog nga përkthimet e hershme, pikërisht nga “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” i Gabriel García Márquez-it:
“Shpresa nuk hahet,” tha gruaja.
“Nuk hahet, por të mban gjallë,” – ia ktheu koloneli.
E falenderoj lexuesin që ma përkujtoi.
.
Marrë nga muri i fb i Aurel Plasarit, 30 qershor 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.