back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Ka njerëz që nuk dinë të diskutojnë pa provokuar – nga Erica Serena Takdeer

Gazeta

Ervina Toptani
Ervina Toptani
Ka njerëz që nuk dinë të diskutojnë pa provokuar
nga Erica Serena Takdeer

Nuk diskutojnë për të sqaruar, nuk e ngrenë zërin për t’u bërë të kuptueshëm. Nuk zemërohen për të mbrojtur një ndjenjë, por duan të provokojnë.
Godasin thellë me fjalë që s’kanë asnjë lidhje me problemin. Të godasin aty ku e dinë që dhemb më shumë, jo për të zgjidhur por për të shkatërruar.
Çdo fjalë bëhet si një thikë e fshehur mes rrokjesh.
Çdo heshtje një ndëshkim, çdo vështrim një gjykim.
I njohin pikat e tua të dobëta si të ishin shënjestra, dhe i përdorin. Jo nga padija, jo nga dobësia por me vetëdije të plotë sepse në konflikt ata kërkojnë pushtetin, jo të vërtetën.
Luftojnë për të fituar, jo për të kuptuar. Të shtyjnë buzë greminës, pastaj të akuzojnë se je i paaftë ndaj po bie. Luajnë rolin e viktimës e pastaj të thonë se je ti që po e tepron.
Janë ata njerëz që të bëjnë të ndihesh fajtor, edhe pse s’ke bërë asgjë. Ata që të bëjnë të dyshosh në vetvete, edhe kur je i sigurt se ke të drejtë.
Dhe kur gjithçka përfundon, nuk ka kurrë një përqafim, nuk ekziston një “më vjen keq”. Mbetet vetëm shija e hidhur e provokimit dhe dyshimi që ndoshta ishe ti ai që prishe gjithçka edhe këtë herë.
Por nuk është kështu.
Sepse të diskutosh është në të vërtetë një akt dashurie jo një lojë lufte. Ai që të do, nuk kërkon të të lëndojë. Të përballon, të dëgjon, të sheh në sy.
Dhe qëndron, qëndron me zemër e kurrë për asnjë lloj arsyeje nuk do të të lëndonte e provokonte ndonjëherë. Herën tjetër që do të keni përballë dikë që ju provokon, që ka dëshirë t’ju nervozojë e t’ju bëjë të ndjeheni keq, bëni diçka të mençur, buzëqeshni, ngrihuni nga tavolina e fshijeni atë emër nga lista e miqve sepse nuk janë kurrsesi miq njerëz të tillë.
Përktheu: Ervina Toptani

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.