
Ka dalë Libri “Agron Miloti: E vërteta ime – Kindle Edition” Lindita Miloti
Agron Miloti: E vërteta ime – Kindle Edition
by Lindita Miloti (Author), Tanush Kaso (Preface)
Format: Kindle Edition
Ky tekst rrëfen historinë e Agron Milotit, të paraqitur përmes kujtimeve dhe rrëfimit të motrës së tij, autores Lindita Miloti. Ngjarjet nuk zhvillohen në një familje thjesht të vështirë, por në një mjedis familjar ku dhuna psikologjike dhe fizike nga prindët është e vazhdueshme, ku ndodh abuzim nga babai, si dhe ku nëna shfaqet në gjendje neglizhence dhe mosmbrojtjeje ndaj fëmijëve të saj. Nuk është thjesht një kujtim, është një dëshmi e drejtpërdrejtë e jetës nën diktaturë dhe e një fëmijërie të shënuar nga dhuna, frika dhe mungesa e dashurisë. Kjo e bën rrëfimin jo vetëm personal, por edhe historik në një kontekst shtypës si ai i regjimit të Enver Hoxha, që e përforconte këtë klimë frike dhe heshtjeje. Libri rrëfehet nga Lindita e vogël dhe nga Lindita e rritur. Autorja falënderon shkrimtarin Jozef Radi, i cili e redaktoi pjesërisht dorëshkrimin.