back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Juve që firmosni rivlerësimin e figurës së diktatorit… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti
Juve që firmosni rivlerësimin e figurës së diktatorit…
nga Adriatik R. Dosti

Ore kot po i pyes…
Ramën – PS – Rilindjen por edhe Mazhorancën, Institutin Parlamentar e sidomos Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë: Pe-leshin që ka firmosur rivlerësimin e figurës së diktatorit… duke e nderuar e dekoruar atë pas vdekjes si… Komandanti i Luftës Na-Çl, si Hero i Popullit e i Punës Socialiste etj etj
Ok, more ok, po gjeni pak kohë e kurajo civile e përgjigjuni qoftë edhe fare shkurt pyetjeve të mija publike të mëposhtëme:
Si ka mundësi që Enveri juaj jo vetëm që nuk i ka dashur e kurrë nuk i ka vlerësuar figurat më të mëdha të kombit shqiptar, po në të kundërtën, i ka urryer ata, i ka denigruar e ka hedhur mbi ta tonelata baltë…
Ata të gjithë të shkolluar nëpër Europë dhe familje patriotike, intelektuale, (më së shumti) nacionaliste, patriotike e atdhetare… ndërsa ky Enveri juaj i pashkollë… e fallsifikator bastard i historisë tonë kombëtare.
Për të vetmin Hero Kombëtar të Shqipërisë – Skënderbeun, u fol publikisht vetëm në 1968, kur në Tiranë u përurua shtatorja e tij… të jetë vallë rastësi!?
Ismail Qemalit ja denigroi krejt familjen dhe fëmijët ia futi në burg.
Faik Konicën e madh e urrente për vdekje dhe e quante antishqiptar…
Mit’hat Frashërit, nacionalist e erudit nuk i la epitet të ndyrë pa i vënë.
Abaz Ermenjin që luftonte për vendin e popullin e vet e quante frikacak e tradhëtar(???)
At Gjergj Fishtën e shpalli heretik, reaksionar dhe agjent të Vatikanit.
Fan Nolin e ftoi ta bënte ministër të qeverisë së tij komuniste, e kur ky i fundit nuk pranoi… e fshiu fare nga lista.
Mbretit Zog dhe familjes së tij ju ndaloi rikthimin në Atdhe e derisa qe gjallë nuk la ndyrësillek pa nxjerrë nga goja kundër tyre.
Nënë Terezën s’e la as t’i hidhte një grusht dhe mbi varrin e nënës së saj…
Leka Zogun e quajti sharlatan e trafikant armësh..
Prek Calin trim e patriot, urdhëroi ta tërhiqnin zvarrë përmidis Shkodre..
Abaz Kupin trim e patriot e përmendte me përçmim si… Bazi i Canes dhe Sulejman Delvinën atdhetar e personazh i dorës së parë në Kongresin e Lushnjes s’e permdte fare gjekundi.
Lef Nosin, Anton Harapin dhe Maliq Bushatin i pushkatoi barbarisht…
Sejfulla Malëshovën erudit e majtë e çoi magazinier në Fier…
Injorantë si Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Pilo Peristeri e deri vonë tek Lenka Çuko, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Shefqet Peçi,
Pali Miska, Hekuran Isai e Simon Stefani i bëri me pushtet e ju dha në dorë shpatën që ju priste nga të dyja anët!
Një ish kryeministër të Shqipërisë – Ibrahim Biçakçiun e çoi të pastronte ëc e Elbasanit e një tjetër shtetar të lartë të shtetit shqiptar Sejfi Vllamasin…
e dërgoi roje te stallës së derrave në Lushnje…
Haxhi Qamilin që ishte injorant si vetja, e quajti udhëheqës popullor, patriot e legjendar(???)
Bahri Omarin, nacionalist të kulluar dhe burrë motre e që e rriti dhe e mbajti me para e me bukë në shtëpinë e tija e “dekoroi” me një plumb pas koke…
Mirash Ivanajn gjeniun e arsimit shqip e vrau në burg… vetëm e vetëm pse kur qe Ministër i Arsimit i kohës së Zogut, i pat prerë bursën shtetërore të studimit jashtë shtetit, injorantit tuaj që kurrë nuk dha asnjë provim të vetëm.

Vendimi i ekzekutimit nga Enver Hoxha
Vendimi i ekzekutimit nga Enver Hoxha

Profesor Eqrem Çabejn e poetin kombëtar Lasgushin nuk i honepsi kurrë… dhe aspak rastësisht…
Deri edhe yjeve të sportit shqiptar si Qemal Vogli, Skënder Halili, Asllan Rusi etj., ju mori jetën apo edhe i kalbi burgjeve.
Sabiha Kasimatit që i vajti në zyrë e i tha… me kë do ta bësh shtetin dhe qeverinë
tënde ti… me këpucarë, teneqexhi e gomarë si vetja… ja nxiu jetën derisa e çoi në gropë…
Kafshërisht u soll me Musine Kokalarin e familjen e saj, teksa ndërsente turmat injorante që ta linçonin atë.
Terroristin bolshevik Avni Rustemi e bëri Hero… ndërsa patriotit e nacionalistit Qazim Mulleti, ia degjeneroi familjen e i shkroi deri edhe komedi denigruese.
Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut e plot të tjerëve që u thoshte shokë ideali, të luftës e të punës ju dha gjithashtu nga një plumb pas koke… në fund të fundit këtyre e plot të tjerëve si këta mirë ua bëri… se mutër ishin të gjithë ndaj dhe kryemuti juaj ua vuri kapelen sipas kokës… se nuk e hoqën dot qafe..
Tani më thoni… vallë është vërtet “koincidencë e rastësi” që komandanti juaj injorant kokë e këmbë sa qe gjallë e në pushtet nuk la figurë kombëtare pa denigruar..
Unë përmenda fare shkurtimisht vetëm disa prej tyre… po ehuuuu sa e gjatë është lista e krimeve e poshtërsive të tija të pafundme.
Këtë do rivlerësoni, nderoni e dekoroni ju!?
Pa hyrë tek historia jonë madhore, tragjike e kombëtare… në atë të bëmave e krimeve pa fund ndaj kombit e popullit shqiptar që kreu regjimi i komandantit tuaj ndaj Shqipërisë e shqiptarëve… për 45 vjet me radhë.
Dhe pastaj ulërini, qani, kërceni përpjetë e shkulni lesht e kokës kur dikushi e nxjerr nga brezi e ja u numëron në lule të ballit.
Dhe mirë ua bën se… Derri do plumb!
Marrë nga Muri i FB Adriatik R. Dosti, 9 tetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.