back to top
-2.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026

Ju kam kuptu! – nga Ted Kopliku

Gazeta

Ted Kopliku
Ted Kopliku
Ju kam kuptu!
nga Ted Kopliku

Para tragjedisë që po përjeton Shqipëria ndoshta duhet me hesht gjatë e reflektu thellw, por dy fjalë ju detyrohem.
Ndihem i nderuar nga një votë pa presion, pa mik, një votw e sinqertë dhe e pamanipuluar. Ishte një votë besimi, për të cilën do bëj të pamundurën me jua shpërbly.
Tjetërsimin e votës do ta ndjekim në çdo hap, me çdo mënyre ligjore e demokratike, kudo ku ajo ka humbur. Edhe personalisht do angazhohem të luftoj sa të mundem, në mënyrë që të ngjashmit e mi nesër, ta kenë më të lehtë me marrë atë që i takon. Kjo betejë fillon e mbaron tek vota e lirë.
Në vetëm pak muaj i kthyer nga Franca, pas 7 vitesh që isha larguar, ju më dhatë mundësinë t’ju takoj e t’ju dëgjoj. Kam takuar shumë njerëz, sidomos në Shkodër, por u mundova të jem në çdo kënd të qarkut. Për mua qe e pabesueshme mbështetja e lehtësia që më dhatë në këtë rrugëtim të vështirë, nga bashkëpunëtorët e mi të afërt e deri tek më i panjohuri. Koha nuk ishte e mjaftueshme për t’i takuar të gjithë, por pata fatin të njoh njerëz e probleme me të cilat tashmë jetoj.
Gjithsesi, rreth 7000 vota deri në përfundim të numrimit të votës së diasporës sipas projeksioneve, nuk janë vetëm rezultat i shtërngimit të duarve. Ata, e shumë të tjerë që ndoshta nuk janë numëruar, janë një thirrje që unë e kam kuptuar mirë e qartë.
Është thirrja për një model të ri në politikë e politikëbërje. Kjo është një përgjegjësi e madhe të cilën unë do mundohem ta mbaj mbi shpatulla. Jemi shumë që besojmë në vedi e te forca që kemi të transformojmë qytetin që po humbet dhe për t’i dhënë shpresë e për të kthyer drejt normalitetit një shoqëri që po vuan.
Premtova vetëm diçka: do kthehem prap te ju të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë. Mandatet e PD nuk më çojnë në Parlament, por 7000 vota janë patjetër një mandat moral. Sapo të caktohet data e vendi do ju ftoj në një takim falenderimi për të vazhduar më pas një fushatë falenderimi, si minimumi i mirënjohjes për këtë mbështetje të cilën dua ta lexoj edhe më mirë.
Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë. Shumë punë e shumë durim dhe unë do të jem shembull i të dyjave. Kjo, si detyrë, që tashmë ju ma keni ngarkuar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.