back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Ju flet Lym Darrasa: – zadhans i partisё pёr Çeshtjen e Brekve t’Grisme

Gazeta

Personazhi Lym Darrasa
Personazhi Lym Darrasa

Ju flet Lym Darrasa:

– zadhans i partisё pёr Çeshtjen e Brekve t’Grisme

Mas hordhiqeve t’funit t’qituna me aq zell ka anmiku i klasёs, mromё vonё mas mesnate osht mledh me turr-gjencё komiteti qen-ror i partisё, krejt levat e argonizatave t’masave, ne ka shqyrtu me pёrgjegjsi t’modhe krejt fenomenin e Brekve t’Grisme, qё paska morr dhenё, ne e ka qitё m’dritё keqe krejt partinё, e cila qy m’hapje seoncёs e ka qujtё: “…kjo gjo osht fort e dhime, osht propagandё e anmiqve t’jashtёm ne t’mbrenshёm, nё balthudhjen e panalme kundra Pusht-etёnve, prej atyne qi partia me vakt e me kohe, ne pandёrpremje ju ka tregu venin ene grushtin dhomve, po si duket hala s’kon xon men qafirat!
Debati qe i nezun, masi shumica ndёrrmuese s’e pranote akuzёn: pse re, ene mas 70 vjetsh, t’ishin ata Brekgrismit!? Pat ne i ekspoze t’pjesshme tё krejt pjes-morrsave, me shfaqje breksh prej gjithsecilit aktivist, çka e boni ne ma t’gjallё atmosferёn e besimit se krejt ajo çka kish mlu Shqypninё kto dit, s’ishte tjetёr gjo veç: i shpifje e shpifun e tё shpifunve…
Nё fund t’ksaj ekspozeje, nёn durtrokitje tё stuhishme t’nji uniteti tё papamё e t’pathym, u brohorit sa ju majte barku: “S’jena Brekgrisun, Jena bythkrisun!”
Gratё ma bythmdha t’partisё u ankun, pse kamerat nalojnё ma fort te brektё e grisuna t’burrave e s’u bje fort nёrmen pёr brekёt e tyne firmato e xixlluse, si modele t’vetme, me i bo ne pak reklame ksaj pune, e jo veç llapaqenosjes s’miletit!
Burrat ma t’meçёm tё partisё, masi e patёn studju m’detaje t’holla kёt tollovi, u ankun pёr keqvenosje tё kamerave, ne dashakeqёsi operatorsh qё e nalin kamerёn sa herё gjejnё i birё… masnej u theksu se ky fenomeni i birave osht pёrsёritёs ne djallzor, ne kёrkonte vetveprim tё fuqishёm tё çdo antari! – ene Partia majti shёnim!
Rinia e Partisё u anku se pusht-eti ju osht lonё gjithanej pleqve rrufjonё, e s’osht lonё i qoshe e ktij pusht-eti pёr rininё e aksioneve, me u pa sa t’zot jan ne ato, pёr ksi punёsh t’nolta, t’omla e tё fisme!
Bashkimet Profesionale e çun zonin m’qill, se kohё ma parё ksi punsh janё ba shum ma tepёr e jon m’lu shumё ma mirё… Po e qepёn, kur u tha se m’at koh partia çimkat i kishte pёr anmiqtё ma tё rrezikshёm, ne jo pёr bijtё e vet ma tё dashtun… Sot çimkat na i ka morrё anmiku! Pranej sytё katёr se: “Lumi fle ne – hasmi s’fle!”
Debati u nez keqas kur dikush hodhi teorinё qi pushtetarёt duhet tё qarkullojnё pa brekё veç me veshje tё sypёrme muluese, si njifarё kollajlliku, mos me humbё koha e shtrenjtё tё punёs ne shqetsimi pёr hal-let e popllit, mbasi rastet emerxhente e duhen zgjidhё shpejt ene ven e pa ven…
Kjo gjo fillimisht u pranu me qejf t’modh, po se ku dul i piliherdhe, ne brriti, “Po ne t’rejat, kur na vje prroni, çere t’bojmё reeeee?!” Kceu njoni si garip ne ia ktheu: “Mani panolines!”. Çere thu or bir! E tha s’e tha, ti jon turrё nja dhetё grenza t’hijshme spitullaqe, e none, none… ta kon bo pёr ujё t’ftoftё. Ja murёn erzin m’grusht t’shkretit, e t’ja hoqёn brekёt e t’ja vunё m’kry! Ene kjo pun u hodh poshtё me keqardhje ka udhheqja, ene pse pёrfitimi siç u theksu – kishte me qenё i hatashёm!
S’pat sukses as ideja e hjedhun prej nji zo holli si violinё, masi kjo pun nishtina pat morr drejtim, qё brekt: si t’burrave ne t’grave t’boheshin me dy bira: mrapa ne para… kur ja dha ulurima e granisё, ne tollovia qe kaq e modhe sa u shun dritat, ne aj zoholli si violinё, hongёr do shkelma gamori ne e gjet vedin m’fun tё sallёs mushё tumllas…
Shumё debat muer ne njyra e Brekve! Ideja e brekve m’njyrё tё flamurit tё partisё, o krejt soji i asaj njyre, u pranu me qejf t’modh, po si gjithnji… se ku dul i shkurtabiq, i llapazon i qelbёt ne tha: “ça bёni re, ça bёni!? Po sa tё zbёrthenj komçёn e parё unё, do thotё mileti, po qy qenka nga ata tё partisё sё Brekёvё! Jo pёr gjё, po na morr-ёt mё qafё! Se mirё nami na doli, po do hamё edhe ndonjё fllackё syve, e do na e kёrr-casё ndonjёra keq, kur ta marrё vesh se kush jemi!” Ra heshtje varri.
Epo Mirё! – kceu Kryetari i ri Frontit, – tё mos e nxjerrim kёtё punё jashtё partisё… brenda Partisё… Mё forcat tona! Me gjakun tonё! Se parti ёshtё populli… Se partia do ulet gju mё gju me popullin… Se ç’thotё partia bёn populli…  Eeeeeej, jemi ke brekёt – ulёriu njoni ka funi i sallёs, – line mer popllin se osht tu flejtё gjumё, m’hall t’vet! Zgjidhni problemin e ushkurve iherё!
U diskutu ene pёr brekё elektronike, ato qi nrrojnё ngjyrё, si llambushka feste, po ene pёr to u tha se osht larg teknologjia. U la t’bohen investime n’at sektor fitimprumёs, po hё pёr hё, u venos pёrdorimi i brekve me njyra tё ndryshme, n’vartёsi tё situatave!
Udhheqja i ndigjoj me vemenje krejt hal-let e llapaqenve tё vegjёt t’pusht-etit, ne mbrriti m’konkluzione tё ronsishme, nё venime hystorike qi do shpallen ene te gazeta tashma e myllme, po qi me kёt rast hystorik do ridilte, do rishfaqesh e do rilindte… Duke botu nji numёr special me gёrma kapitale! “Brekgrisun – S’ka Ma!”
Lum Darrasa, mori frymё thellё dhe me nji pamje trium-futsi deklaroi venimet e Kumitetit qen-ror nё mbledhjen e ksaj emergjence hystorike:

Breke Hekri me Porosi
Breke Hekri me Porosi

E para; Duke qenё se majtja e pushtetit nis ka majtja e brekёve, tё ngrihet me urgjencё Komisioni i Brekёve tё Pushtetit
E dyta: tё bohet nji fabrikё Brekёsh Speciale, n’vartёsi tё kumitetit qen-ror, ne drejtpёrdrejt n’varsi tё shtatnaltgjatsisё sё tij, ku cilёsia e brekёve tё jetё prioritet i prioriteteve, po ene forma e tyne, nё njekje tё modёs ma tё funit: direktivё partie!
E treta: Brekёt kon me qenё veç njipёrdorimshe pёr burra ne pёr gra. Masi veç kёshtu mund shlyhet nofka e Brekgrisunve, ne Pabuksave! Kush kapet me brekё t’pёrdorme nji ditё ma parё, hiqet me ceremoni ka Partia!
E katёrta: Pёr burrat partia garanton 30 palё brekё nё muj, ne pёr gratё 25! (ky diferencim, jo pёr maskilizёm, po pse ato jon mo pak t’ekspozueme kamerave, ene kanё munёsin me qepё e me arrnu)
E pesta: Cdo e honё shpallet Dita e kontrollit tё Brekёve, ku i komision i Estetikes, ka me kontrollu nji pёr nji çdo nёpunёs tё shtetit (burrё a gru qoftё), n’respektin e tregum ndaj brekёve ne porosive tё pusht-etit…
E gjashta: Atyne qё ju ka dalё nami publikisht si horrat e partisё (burra ne gra qofshin) do porositen brekё hekri me dry n’punishtet e mesjetёs m’Itale. E rondsishme osht qё kjo shifёr t’mos kalojё gjysёn, masi humbjet ekonomike kon pёr t’qenё kolosale…
E shtata: nuk osht m’pёrgjegjsi tё grus, brektё e grisuna tё burrit, pёrgjegjsia bje mi ato qi shkojnё me burra t’botёs, ne s’kёrkojnё llogari ma s’pari, pёr markёn e brekve tё jaronve…
E teta ne e funit: Krejt fitimet e qituna ka Biznesi i brekve, i kalojnё nji fondi tё veçantё me pёrhapё kёt eksperienca ene n’vene tjera!
N’fjalёn e mylljes, m’podium u njit i vajzё e re qi tha se do lexonte disa rreshta pёrshnetse tё Nongjyshes sё Partisё: “Shsshsh-okё ne shshshs-oqe: Mos harroni se brekёt tuja jon ne brekёt tona, ne brekёt tona jon ne brekёt tuja… Verte e fillum lavdinё e ksaj rruge me brekё nёpёr komё, po ne Ju me brek nёpёr komё e çofshi pёrpara kёt lavdi! Rroftё Partia e Brekgrisve, Poshtё Armiku Kllasёs!”
Jo brohoritje, jo brohoritje, po stuhi mer lal, stuhi!!
Ah, tё morr-sha t’keqen mi Parti!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.