back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Ju e dinit dhe te gjithe e dinim! – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Kreu i PD Basha, dhe Lideri Historik
Kreu i PD Basha, dhe Lideri Historik

Ju e dinit dhe te gjithe e dinim!

nga Artan Gjyzel Hasani

Më poshtë ështëe një status i imi i para 5 muajve. E ripostoj pikërisht sot sepse koha më dha të drejtë.
Nuk jam çuditur aspak me vendimin e gjykatës për t’ia lënë vulën një pakice që praktikisht përtej anës juridike, përfaqëson veten e vet dhe disa përfitues nga të qenurit e Bashës në krye të PD-së.
Por çuditem me çudinë dhe zemërimin e mbështetësve të Foltores me këtë vendim gjykate.
Vallë vërtet ndonjë nga këta besonte se Gjykata do të bënte drejtësi? A nuk janë ata vetë që me të drejtë anatemojnë prej shumë vitesh gjykatat si zgjatime të Edvin Ramës?
Askush nga ata nuk ka të drejtë të zemërohet me vendimin e një gjykate të Ramës.
Ata duhet të zemërohen me veten e tyre që vepruan nën moton e njohur “Bëje o Zot të jetë ëndërr!” ndërsa ndodheshin brenda gojës së ujkut.
Humbën jo 5 muaj, por një vit e 5 muaj duke bërë luftën e humbur për Vulën!
1 vit e 5 muaj të humbur në mënyrën më të padenjë të mundëshme!
1 vit e 5 muaj që do të kishin krijuar një Parti të re realisht të Djathtë dhe Konservatore, e cila do hynte denjësisht në betejën e afërme elektorale…

Vula me Vete Gjithkah
Vula me Vete Gjithkah

Vula, Vulëmbajtesit dëhe Vulëhumburit

E kam thënë që në momentin kur Berisha filloi lëvizjen e re të Foltores: Duhet të krijonte një Parti të Re me mbështetësit e tij të panumërt. Një parti të Djathtë, një parti realisht Konservatore dhe të mos mbetej peng i emrit, vulave, gjykatave dhe i asaj pakice në thelb sorosiste që i ka ligjërisht ato vula.
Partia Demokratike e kreu misionin e saj, edhe pse jo të plotë dhe zhgënjyes për një pjesë të nismëtarëve të vet ku bëj pjesë edhe unë. Pa ia mohuar kontributet në 30 vjet, por pa ia harruar edhe zullumet, ajo parti me atë emërtesë u duhet lënë vulëmbajtësve.
PD, duam apo nuk duam ta pranojmë është një emër i njollosur dhe e ka humbur prej kohësh magjinë e dikurshme elektrizuese ndër militantët dhe përkrahësit e vet.
Duke krijuar një parti të re nga Foltorja, Berisha do të kishte fituar kohën e duhur dhe të çmuar për të hyrë në betejat elektorale dhe nuk do të katandisej si prifti që kërcen nga belaja dhe të kërkonte bashkim me ata që realisht nuk janë as konservatorë, as të djathtë dhe për më tepër janë ushtarët e Soros dhe kushërinj ideologjikë të Ramës…
Kjo është të lëpish publikisht atë që ke pështyrë publikisht deri sot.
Duke krijuar parti të re grupi vulëmbajtës do të shkërmoqej vetiu, sepse atë nuk e faktorizon elektorati apo mbështetësit, por vetëm vula që u ka lënë në dorë gjykata e Edvinit.
Betejat elektorale bëhen me elektorat dhe jo me vula, dhe Berisha e ka atë elektorat.
Vazhdoj të besoj se krijimi dhe forcimi i një partie realisht konservatore është më i rëndësishëm se fitimi me çdo kusht i zgjedhjeve të radhës.
Më mirë një humbje elektorale si konservator, se sa nje fitore të përkohëshme me një PD të copëtuar ndër sorosistë.

Ke aq të drejtë o Tan… sa s’ka… Po ne për një plesht djegim Jorganin! Edhe PD-në e shëndrruan në plesht kur kishin gjithë kohën dhe energjinë për të organizuar një Front Kundër së Keqes! Tashti le të merren me vulën deri në zgjedhjet e 2025!!!
Teatër Kukllash dhe politikanë dritëshkurtër…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.