
Jo – populixmitstll!!! Shqipëria nuk duhet te bëhet “RamëSulltanat”
nga Arben Malaj
Të dy liderët në këtë debat janë thellësisht populistë. I pari i rëndon një vendi të pasur në vlera dhe të ardhura për frymë te larta. Ndërsa “Ramamania”, me këtë qeverisje të tij dhe mungesën e spikatur të kulturës shtet-formuese, duke anashkaluar dhe përçmuar pushtetet e tjera si Parlamentin dhe drejtësinë, u rëndon taksapaguesve shqiptare, u rëndon rëndë shqiptarëve që nuk ndalen së braktisuri vendin e tyre, në përmasa më të mëdha dhe më të rënda edhe se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga mënyra se si flet dhe vepron, Edi Rama duket se vazhdon të ngatërrojë shtetin me vetveten.
Përgjigja e tij e fundit për një çështje sa juridike aq edhe humane – kthimi i të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze – është jo vetëm e pasaktë nga pikëpamja ligjore, por tërësisht egoiste dhe e dëmshme për vendin.
Shqipëria nuk ka asnjë detyrim ligjor që të pranojë në territorin e saj shqiptarë të ndaluar në vende të treta, dhe aq më pak ta bëjë këtë me fodullëk politik.
Në kuadrin e marrëveshjeve të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë, Shqipëria, si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, ka detyrime që lidhen vetëm me rikthimin e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në BE përmes kufirit shqiptar – dhe kjo vlen për çdo të huaj, jo vetëm për shqiptarët.
Pra, kur një pakistanez apo afgan kalon në BE nga Shqipëria, çdo vend i BE ka të drejtën ta rikthejë jo në vendin e origjinës, por në vendin kufitar të hyrjes.
Të gjitha shpenzimet i mbeten në ngarkim vendit që e ka toleruar apo nuk ka ndaluar emigrimin e paligjshëm.
Shqipëria ka detyrimin kushtetues t’i kërkojë çdo vendi trajtim njerëzor dhe ligjor për çdo të burgosur shqiptarë kudo në botë.
Këtë detyrim kushtetues duhet ta plotësojë ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit..
Në këtë aspekt, “deklaratat krenare” të Ramës nuk dëshmojnë asnjë qelizë shtetformuese, nuk janë as ligjore, as të arsyeshme.
Janë thjesht propagandë nacionaliste personale që përpiqet të shitet si “lidership europian”, kur në fakt mbulon një sërë dështimesh sidomos në raport me të drejtat themelore të qytetarëve dhe në luftën kundër krimit dhe varfërisë.
Kujtoni rastin e armëve kimike, vrapoj të premtonte fshehurazi që do të konsiderohej, do të vlerësohej dhe dekorohej si lider i zgjidhjes së krizave globale për të huajt, por lideri toksik për shqiptarët.
Kujtojmë rastin e muxhahedinëve: Shqipëria u angazhua të pranojë një numër të kufizuar personash, rreth 300 prej tyre, në kuadër të një marrëveshjeje humanitare.
Por “Ramamania” i mori të gjithë – rreth 3500 veta – pa asnjë konsultim me Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
E përdori këtë marrëveshje për të vetëshkëlqyer si lider “kriza-zgjidhës” në nivel global, ndërkohë që prodhoi dhe acaroi krizë në vendin e tij.
Nga ky vendim egoist, Shqipëria u kthye në një vend të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shtete të huaja, përfshirë Iranin.
Siguria kombëtare u cënua dhe institucionet shqiptare u gjunjëzuan përballë ndërhyrjeve që prekën të dhëna personale, databaza qeveritare dhe rrjete të institucioneve të drejtësisë dhe rendit.
Po kështu, “Ramamania” veproi edhe kur iu kërkua që Shqipëria të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së – një propozim i papërballueshëm për një vend të varfër si i yni.
Në vend që të mbronte interesat kombëtare, siç bëri kryeministri socialist spanjoll, dhe të argumentonte me dinjitet, ai i shmangu debatet reale, duke shitur “besnikëri” në kurriz të përkeqësimit të investimeve për arsimin, shëndetësinë, kohezionin dhe solidaritetin social në vendin më të varfër jo vetëm të BE-së, por edhe të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë klimë keq-qeverisjeje dhe propagande, njoftimi se samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë vjen si një tjetër flluskë imazhi.
Por ky propozim nga vetë “Naltëmadhënia” e tij duhet të shoqërohet me disa pyetje serioze:
1.Sa do të kushtojë ky samit?
2.Kush do ta financojë?
3.A është ky një privilegj apo një faturë e rëndë që nuk e donin vendet e tjera dhe për këtë arsye na e lanë neve?
Vetëm për ilustrim, samiti i NATO-s në Hagë ka kushtuar mbi 106 milionë euro.
Nëse pjesa më e madhe e kostos bie mbi buxhetin e Shqipërisë, pra mbi taksapaguesit e varfër shqiptarë – të cilët në jo pak zona dhe grupe sociale vuajnë mungesën e ujit, dritave dhe varfërohen nga inflacioni ushqimor i lartë, atëherë samiti i NATO-s në vitin 2027 nuk duhet t’i bëhet barrë e rëndë të varfërve shqiptarë.
Shqipëria nuk ka luksin të organizojë aktivitete ndërkombëtare me kosto kaq të larta, kur mbi 30% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme dhe pjesa tjetër në pasiguri ekonomike.
Shqipëria nuk bëhet europiane me samite.
Nuk bëhet as me fjalime të zhurmshme, as me skenografi që synon të fshehë keq qeverisjes e vendit e vila aktulisht përputhet me “Mbretëritë kryeministrore” ku gjithë pushtetet i kanë vetëm Sulltanët e kohëve moderne.
Shqipërinë dhe shqiptarët do t’i bëjnë realisht europianë. Shkalla e lirive demokratike, pavarësia dhe cilësia e ndarjes. Balancës dhe kontrollit midis tre pushteteve, cilësia e institucioneve funksionale, barazia përpara drejtësisë dhe barazia e mundësive për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për oligarkët, oborrtarët “dardha-ngrësës” mbrapa shpinës institucionale dhe përpara syve fizike. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për transparencë të plotë mbi kostot dhe burimet e financimit të të gjitha samiteve ndërkombëtare të zhvilluara apo të planifikuara në Shqipëri.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë: a e fituam ne me konkurim të drejtën për organizimin e Samitit të NATO-s, apo ishte thjesht një “derë e hapur” që vendet më të pasura zgjodhën të mos e kalonin?
Shqipëria nuk është “RamëSulltanat”!
Shqipëria ka nevojë për udhëheqës që i shërbejnë vendit, jo që e përdorin atë si skenë vetëlavdie
Fundjavë të mbarë!
Marrë nga Muri i FB Arben Malaj, 28 qershor 2025