back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Ja del Shqipëria…! E mund Serbinë në Leskovc 1-0 nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Serbi - Shqipëri 0- 1 (11 tetor 2025)
Serbi – Shqipëri 0- 1 (11 tetor 2025)
Ja del Shqipëria…! E mund Serbinë në Leskovc 1-0
nga Adriatik R. Dosti

Kur po ulesha të shkruaja për bombën shqiptare që plasi në Leskovc… nuk e di pse m’u kujtuan radhazi supergolat anti-serbe të Kushtës në Beograd, të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në Botërorin rus… e sigurisht edhe 2 golat vlonjatë në Vlorë ndaj Partizanit të Beogradit… e ku ky i sotmi i Rei Manajt ishte si Qershia mbi Tortë!
Rrallë, shumë rrallë më ka qëlluar ta shoh Shqipërinë kësisoj… aq më shumë, jashtë fushës së vet.
Super e disiplinuar taktikisht, cinike, fituese, e motivuar dhe e karikuar shkëlqyeshëm dhe me shpirt sa i një kombi i tërë.
E ka mundur Serbinë brenda në fushën e kësaj të fundit… me loje dhe me gola… them kështu, sepse realisht veç supergolit të Manajt në minutën shtesë të pjesës së parë… s’e heq dot nga mendja rastin e Bajramit në fund të ndeshjes, ku krejt i vetëm me portierin serb, humbet një gol të sigurt që zakonisht humbet një herë në 100 vjet.
Fitorja e Shqipërisë ishte shumë planeshe…
Zgjuarsi taktike e trajnerit Sylvinjo që këtë radhë ishte për 10 me yll… meritë e secilit lojtar kuqezi që ishte në fushë por edhe e secilit që hyri në fushë si zëvendësues.
Ishte njëlloj hakmarrje ndaj asaj fitoreje shokuese të Serbisë 2-0 në Elbasan në 8 tetor 2015, me dy gola shënuar në fund e në shtesën e asaj ndeshjeje.
Ishte një sfidë personale e Manajt që duke shënuar atë supergol e duke festuar me simbolin tonë kombëtar – Shqiponjën… duket se u shleu borxhin Shqipërisë e shqiptarëve në mbarë botën për atë penallti e atë fitore të humbur ndaj Serbisë në Tiranë, më 7 qershor të këtij viti.
Falemnderit Rei… ishte goli që na dha fitoren… një gol për miliona zemra shqiptarësh… një gol që na dha tre pikët, e gati 99 % na siguroi vendin e dytë në grup… ishte goli i karrierës tënde tek kuqezinjtë… ishte goli i mbarë shqiptarisë… Ishte një gol me aromë Botërori.
Një Strakosh i qetë e i sigurt… një dyshe qendre Ajeti – Gjimshiti që meritojnë një big bravo… një Mitaj e një Hysaj në një super ndeshje të tyre.
Një mesfushë me Asllanin (qe ka meritë personale tek goli) me Laçin që vrapoi pa fund e me Shehun zbulimin e vonuar të kësaj kombëtareje.

Serbi -Shqipëri - Festa e Fitores Kuqezi
Serbi -Shqipëri – Festa e Fitores Kuqezi

Një treshe sulmuese impresionuese edhe pse nga Broja pritej më shumë…
Falemnderit edhe Hoxhës, Dakut, Bajramit e Mihajt… edhe 1 minutë e vetme në fushë në këtë fitore historike, vlen shumë dhe e zbukuron jo pak karrieren tuaj sportive.
Uzuni meriton çdo lloj lëvdate… i bëri të gjitha… gati si askush tjetër në fushë… sikurse edhe Manaj që i vuri vulën me atë supergol që e heshti Leskovcin, por edhe koret raciste të shpellarëve serbë që edhe pse këtë radhë ishin “të përzgjedhur” nuk pushuan së fërshëllyeri himnin tonë kombëtar e duke ulëritur “Kosovo is Serbije” e kur Manaj po festonte për golin… dolën si zakonisht nga binarët, duke u çjerrë si histerikë të çmendur e të pandreqshëm, duke bërtitur: “Vriteni shqiptarin!”
Shqipëria fitoi… Kjo ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër… madje brenda në Serbi… dhe kjo vlen jo pak!!
Na bëtë krenarë si rrallë herë! Meritoni një Bravo të madhe nga shpirti e nga zemra e çdo shqiptari.
Ju faleminderit!
Marrë nga Muri i FB A. R. D, 12 tetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.