back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Ismail Kadare ka fshehur synimin për të dëmtuar Naim Frashërin – nga Artur Shkurti

Gazeta

Te bustet e Frashërllinjëve
Te bustet e Frashërllinjëve
Ismail Kadare ka fshehur synimin për të dëmtuar Naim Frashërin –
nga Artur Shkurti

Sot, është 25 maj 2025, dita e përkujtimi të lindjes së Naim Frashërit. Për të përkujtuar, për të mbrojtur veprën nga sulmet diabolike, dhelparake që u ndodhin gjithmonë e më shpesh veprës së Vëllezërve Frashëri dhe Rilindjes Kombëtare, kemi botuar sot një pjesë të përfundimeve ku kemi mbërritur deri më tani në çështjen e analizës së veprës së Ismail Kadaresë, kryesisht romanit “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” dhe “Kështjellës”.
Kadareja ka fshehur synimin për dëmtimin e Naim Frashërit. Kadare anonimizon e nuk referon tek lexuesi që romani i tij është frymëzuar nga faktet e jetës dhe veprës së Naim Frashërit.
Për herë të parë, pas 45 vjetësh, zbërthehet kodi i romanit “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”

Mendime të botuara dhe të pakundërshtuara për gjashtë muaj (dhjetor 2024 – 25 maj 2025), as nga Onufri, as nga Fayard, as nga shkrimtarë, as nga studiues të letërsisë, as nga lexues, dhe as nga vetë familja.
Artikujt që janë botuar janë në faqe:

Ismail Kadare vs Naim Frashëri
Ismail Kadare vs Naim Frashëri

-4 dhjetor 2024 – Letër botuesit francez Fayard (https://udhaeshkronjav…)
-7 dhjetor 2024 – Kadare zëvendëson familjen Vlora me Qyprillinjtë (https://udhaeshkronjav…)
-10 dhjetor 2024 – Kadare identifikon sëmundjen dhe vdekjen e Naim Frashërit (https://udhaeshkronjav…)
-10 dhjetor 2024 – Rishikim i vlerësimeve të Fayard për Pallatin e Ëndrrave. (https://udhaeshkronjav…)
-10 dhjetor 2024 – Reflektimi i Ebu Qerimit identifikon Naimin (https://udhaeshkronjav…)
-15 dhjetor 2024 – Pyetje për Helena Kadare për “Nëpunësin e Pallatit të Ëndrrave” (https://udhaeshkronjav…)
-19 dhjetor 2024 – Kadare – disidencë ndaj PPSH-së apo disidencë ndaj Naim Frashërit (https://udhaeshkronjav…)
-28 dhjetor 2024 – Naim Frashëri dhe funksioni si nëpunës në Ministrinë e Arsimit (https://udhaeshkronjav…)
-30 dhjetor 2024 – Kadare: “Liria e shtypit” e PPSh dhe censura e Abdylhamitit (https://udhaeshkronjav…)
-30 dhjetor 2024 – Kadare kopjon dilemën morale nga Naim Frashëri tek Skënderbeu (https://udhaeshkronjav…)
-31 dhjetor 2024 – Nexhip Benja i Odhisese dhe Naim Frashëri i Kadaresë (https://udhaeshkronjav…
-2 janar 2024 – Prof. Kuçuku favorizon disidencën e Kadarese (https://udhaeshkronjav…)
-2 janar 2025 – Komunitetit të shkrimtarëve dhe poetëve: për Kadarene dhe Naimin.
(https://udhaeshkronjav..)
-4 janar 2025 – Provohet plotësisht konspiracioni i Kadaresë ndaj Naim Frashërit. (https://udhaeshkronjav…)
-5 janar 2025 – Skënderbeu i Naim Frasherit dhe Skënderbeu anonim i Kadaresë (https://udhaeshkronjav…)
-7 janar 2025 – Emision me gazetarin Alfred Çako (Okult Aktualitet – Mor… )
-8 janar 2025 – Morali i Kadarese përballë moralit te n Frashërit (https://udhaeshkronjav…)
-14 Janar 2025 – Kadare: censura e Abdylhamitit, Napole it, Enverit apo PPSH-së
(https://udhaeshkronjav…)

 

Shqipëria është në vitin 2025

nga Afrim Krasniqi

.

Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët që fituan në ato zgjedhje janë aktualisht deputetë, por sapo janë rizgjedhur edhe në legjislaturën 2025-2029. Janë dy nga PD dhe një nga PS. 34 vite, deri më 2029 bëhen 38 vite. Të përjetshëm? Natyrisht, ata me shumë mandate thonë se jemi më të mirët, më të votuarit, më të aftët dhe të ndershmit, duke ia njohur vetes të gjitha sukseset dhe ia atribuar palës tjetër të gjitha deshtimet e tranzicionit.
Shikoni parlamenti e ri: më shumë se 50% zgjidhen për herë të parë, shumica e tyre pa përvojë politike dhe pa një program/ ide të qartë për “punën e re/ të parë”, natyrisht edhe pa njohuritë e plota mbi sfidat, përgjegjësitë, të drejtat dhe limitet e jetës parlamentare. Ata me mandat të dytë bëjnë grupin më të madh, shkallëzim që vijon me grupet e tjera. Vetëm 3 deputetë kanë me nga 9 mandate parlamentare dhe vetëm 1 deputet ka 10 mandate parlamentare.
ATA kanë të drejtë. Edhe kur gjërat për Shqipërinë kanë shkuar mirë apo keq, për ata kanë shkuar mirë. Janë zgjedhur ose janë votuar. Pavarësisht se ata e bëjnë vetë ligjin, e drejtojnë vetë partinë, zgjedhin vetë vetveten dhe të tjerët, marrin vetë vendimet politike dhe përcaktojnë vetë se cili duhet të jetë sistemi qeverisës dhe përfaqësues, bëjnë vetë analizën e zgjedhjeve, shkruajnë vetë se si duhet të flasë historia mbi ta, shpesh marrin vetë edhe atributet e prokurorit dhe gjyqtarit, KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese. Ligjërisht kanë të drejtë, ata janë produkti ynë. Moralisht? Integriteti nuk është ende standard në partitë politike, në shoqëri, në shtet, në strukturat promovuese dhe as në diskursin publik. Ndaj nuk është ende kriter.
Pyetja 1 milion është, – përveç suksesit personal/ familjar cili është kontributi i tyre në shoqëri, në shtetin e së drejtës, në mirëqeverisje, për demokraci funksionale apo në progresin e vendit? Cilat janë kontributet e matshme parlamentare, politike dhe qytetare që kanë sjellë në rreth tri dekada parlamentare? Cili është ligji reformator që mban emrin e tyre? Cili është vendimi që i identifikon ata në publik dhe memorie historike si modele pozitive dhe referuese?
Tabela paraqet statistikë. E di që statistikat nuk njësohen 100% me të vërtetën, por janë mjet i rëndësishëm për të ndihmuar debatet dhe mendimet që të çojnë te disa të vërteta. Parlamenti i vjetër po rimblidhet në seanca 14 minutëshe për të prodhuar të njëjtin show dhe të njëjtën vendimmarrje si edhe vite e vite përpara, si dhe jemi në pritje që parlamenti i ri që mblidhet në shtator të sjell ndonjë ndryshim pozitiv/reflektim për vendin. Këtu statistikat mund të na ndihmojnë edhe të kuptojmë më mirë tezat se demokracia është më shumë se procedurë, është përmbajtje më shumë se formë, ndaj edhe e ardhmja që kemi votuar çdo 4 vjet, përfshirë me 11 maj 2025, nuk mund të jetë e ndryshme veçse produkt e vazhdimësi i të tashmes, të kaluarës dhe dukurive të tranzicionit.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.