back to top
31.2 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Ishulli i Sazanit – nga Vladimir Bozdo

Gazeta

Ishulli i Sazanit
Ishulli i Sazanit
Ishulli i Sazanit
nga Vladimir Bozdo

Sipas autorit të vjetër romak Sklymi, ky ishull i është dedikuar hyjneshës Athina, e cila paraqitej në vizatimet e lashta me uniformë të praruar ushtarake. Që në antikitet ishulli thirrej me emrin Sasan, që do të thotë “Ishulli i Shpresës”.
I pari që e përmend është autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotë: “Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej, në qytetin Orik (Orikum), lundrimi mban një të tretën e ditës”.
Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu, shek.II-të p.e.s. Përmend ishullin e Sazanit në koordinata gjeografike të tij F=44*10’ dhe L=30*30’, që janë afër realitetit të sotëm. Detari i shquar romak Plini në shek. I p.e.s. shkruan: “Tremijë hapa larg Orik gjendet ishulli i Sazanit”, i përmendur si qendër piratësh.
Në vitin 1389, ishulli kaloi në zotërimin e Venecies deri më 1815. Në vitin 1815, ishulli i Sazanit ishte pjesë e Republikës Autonome të Ishujve Jonianë nën protektoratin e Britanisë së Madhe. Në vitin 1864, Ishujt Jonianë u bënë pjesë e Greqisë, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit. Grekët zotëronin ishullin e Sazanin “de jure”, pasi “de facto”, ishulli i Sazanit ishte nën kontrollin e Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më 8 nëntor 1912, 50 vjet mbasi kishte fituar statusin e kontrollit të ishullit, grekët pushtuan ishullin e Sazanit.
Mbas Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, italianët e rritën praninë ushtarake në ishullin e Sazanit. Me traktatin e 3 gushtit 1920 me Qeverinë e Shqipërisë, që u ratifikua nga Konferenca e Parisit në 5 Nëntor 1921, e bënë ligjor.
Sazani ka qenë pjesë e Italisë deri në 8 shtator 1943, kur Italia kapitulloi dhe doli nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe Sazani ka kaluar administrativisht në rajone të ndryshme të Italisë dhe ka patur të emëruar një komandant ushtarak. Në atë kohë është prerë edhe pulla postare me emrin Saseno.
Mbas italianëve, në vitin 1943, ishulli i Sazanit u pushtua nga gjermanët dhe më 22 tetor 1944, u çlirua duke kaluar nën kontrollin e qeverisë së Shqipërisë.
Ishulli i Sazanit “de jure” i kaloi Shqipërisë me Traktatin e Parisit të 10 shkurtit 1947.
Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar. Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth.
Në kohën e komunizmit në ishull pati një prezencë të vazhdueshme ushtarake dhe djemtë që kanë kryer shërbimin ushtarak atje, tregojnë për vështirësi dhe sakrifica.
Pas viteve ’90, ishulli gradualisht u braktis nga shteti.
Pastaj e nxori në “ankand” po për vështirësitë që ekzistojnë atje, nuk pati interes.
Për disa vite u bë bazë e trafikantëve.
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara. Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, tërhiqesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.
Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksploratorë amatorë nënujorë, speleologë, admirues të natyrës por së fundmi, ishulli është kthyer në një atraksion për turizmin e lirë.
Tani duan ta heqin qafe…
Sipas autorit të vjetër romak Sklymi, ky ishull i është dedikuar hyjneshës Athina, e cila paraqitej në vizatimet e lashta me uniformë të praruar ushtarake. Që në antikitet ishulli thirrej me emrin Sasan, që do të thotë “Ishulli i Shpresës”.
I pari që e përmend është autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotë: “Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej, në qytetin Orik (Orikum), lundrimi mban një të tretën e ditës”.
Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu, shek. II-të p.e.s. Përmend ishullin e Sazanit në koordinata gjeografike të tij F=44*10’ dhe L=30*30’, që janë afër realitetit të sotëm. Detari i shquar romak Plini në shek. I p.e.s. shkruan: “Tremijë hapa larg Orik gjendet ishulli i Sazanit”, i përmendur si qendër piratësh.
Në vitin 1389, ishulli kaloi në zotërimin e Venecies deri më 1815. Në vitin 1815, ishulli i Sazanit ishte pjesë e Republikës Autonome të Ishujve Jonianë nën protektoratin e Britanisë së Madhe. Në vitin 1864, Ishujt Jonianë u bënë pjesë e Greqisë, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit. Grekët zotëronin ishullin e Sazanin “de jure”, pasi “de facto”, ishulli i Sazanit ishte nën kontrollin e Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më 8 nëntor 1912, 50 vjet mbasi kishte fituar statusin e kontrollit të ishullit, grekët pushtuan ishullin e Sazanit.
Mbas Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, italianët e rritën praninë ushtarake në ishullin e Sazanit. Me traktatin e 3 gushtit 1920 me Qeverinë e Shqipërisë, që u ratifikua nga Konferenca e Parisit në 5 Nëntor 1921, e bënë ligjor.
Sazani ka qenë pjesë e Italisë deri në 8 shtator 1943, kur Italia kapitulloi dhe doli nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe Sazani ka kaluar administrativisht në rajone të ndryshme të Italisë dhe ka patur të emëruar një komandant ushtarak. Në atë kohë është prerë edhe pulla postare me emrin Saseno.
Mbas italianëve, në vitin 1943, ishulli i Sazanit u pushtua nga gjermanët dhe më 22 tetor 1944, u çlirua duke kaluar nën kontrollin e qeverisë së Shqipërisë.
Ishulli i Sazanit “de jure” i kaloi Shqipërisë me Traktatin e Parisit të 10 shkurtit 1947.
Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar. Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth.
Në kohën e komunizmit në ishull pati një prezencë të vazhdueshme ushtarake dhe djemtë që kanë kryer shërbimin ushtarak atje, tregojnë për vështirësi dhe sakrifica.
Pas viteve ’90, ishulli gradualisht u braktis nga shteti.
Pastaj e nxori në “ankand” po për vështirësitë që ekzistojnë atje, nuk pati interes.
Për disa vite u bë bazë e trafikantëve.
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara. Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, tërhiqesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.
Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksploratorë amatorë nënujorë, speleologë, admirues të natyrës por së fundmi, ishulli është kthyer në një atraksion për turizmin e lirë.
Tani duan ta heqin qafe…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.