back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Ish guvernatori dhe gjumi nën hije të statujës së vet – nga Ilir Çumani

Gazeta

Arnold Schwarzenegger dhe statuja e tij
Arnold Schwarzenegger dhe statuja e tij

Ish guvernatori dhe gjumi nën hije të statujës së vet

nga Ilir Çumani

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tijën duke fjetur poshtë statujës së tij të famshme prej bronzi, ku shkruante me keqardhje: “Si ndryshojnë kohët….!”
Arsyeja që e shkroi, nuk ishte se ishte plakur, por sepse kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë, inauguroi një hotel me statujën e tij përballë hotelit. Administratori dhe drejtuesit e hotelit i thanë se mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel; gjithmonë do të gjendej një dhomë bosh për të.
Kur ai nuk ishte më Guvernator, shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë për të bujtur me argumentin se hoteli ishte i gjithë i rezervuar.
Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tij. Ke këtë donte t’i jepte një mesazh njerëzve: Kur isha Guvernator ata më luteshin dhe më lëpiheshin, por tani që s’jam më me post, më harruan dhe harruan edhe premtimin e dhënë!
Po kohët kanë ndryshuar. Mos i zër asnjëherë besë postit që ke, se një moment, vjen dita e humb, dhe të gjithë ata që të rrinin pas teje për interesa, as do t’ia dinë më për ty!
.
Marrë nga Muri i fb i Ilir Çumanit 22 gusht 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.