back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026

Isa Boletini (1864-1916) & Asllan Boletini (1911-1945) Trimi i Madh & Heroi ynë Kombëtar dhe i Biri – nga Eugen Shehu

Gazeta

Kapiten Asllan Bolletini (1911-1945)
Kapiten Asllan Bolletini (1911-1945)
Isa Boletini (1864-1916) & Asllan Boletini (1911-1945)
Trimi i Madh & Heroi ynë Kombëtar dhe i Biri
nga Eugen Shehu

Trimi i madh dhe heroi ynë kombëtar, Isa Boletini ishte dhe babai i një familjeje të madhe dhe heroike. Ai kishte 9 djem dhe 5 vajza, por e gjithë kjo familje e madhe legjendare për trimëritë dhe heroizmat e tyre kishte dhe fatin tragjik të sajë, diku nga vrasjet në lutëra e diku nga pabesitë komuniste, por edhe nga diktatura komuniste e Tiranës dhe pushtuesve komunistë serbosllavë dhe klyshëve të tyre shqipfolës në Kosovë.
Ashtu siç kam folur më herët për Ademin dhe Tafilin, pashë të arsyeshme të them diçka dhe për Asllanin.
Në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut, tre nga djemtë e Isa Boletinit u dërguan në akademitë ushtarake të Wienës, Stambollit dhe Torinos. Njëri nga këta ishte dhe kapiteni Asllan Boletini (1911-1945) fëmija e 8-të nga 9 djemt e Isa Boletinit.
Pas diplomimit një kohë punoi në gazermën e Elbasanit, pastaj në Sarandë, në Pogradec dhe në Shkodër. Në vitin 1941, kthehet në Kosovë dhe vendoset në zonën e Mitrovicës dhe Podujevës. Organizon rojet kufitare dhe njësitë për mbrojtjen kombëtare. Drejton regjimentin e vullnetarëve, të cilin ia len më pas ta drejtojë Bislim Bajgora i cili do bëhej tmerr i “shkijeve” në Shalë të Bajgorës.

Halili dalë në Shkodër, i vrarë në Podgoricë
Halili dalë në Shkodër, i vrarë në Podgoricë

Asllan Boletin merr drejtimin e Divizionit “Skenderbeg” nga Mitrovica në Pazar të Ri, janë të njohura luftërat e tija në Kolashin e deri në Preshevë.
I plagosur nga Brigada e Pestë sulmuse nga Shqipëria në zonën e Drenicës 1944, arrestohet në pabesi dhe mbahet në burgun e Prishtinës. Në qershorin e vitit 1945, një proces gjyqsor ushtarak jugosllav dhe komunistëve shqiptarë të drejtuar nga Ali Shukria, e dënojnë me pushkatim në Prizren dhe e ekzekutojnë në burgun e Prishtinës. Kështu mbyllej jeta e një Patrioti një Atdhetari dhe Nacionalisti të shquar që në gjenezën e tijë, i prerë në besë nga ata për të cilët ia kushtoi tërë jetën e tij dhe familjes së vet.
Fëmijët e Isa Boletinit ishin;
-Halil Boletini, u vra në Podgoricë
-Mujë Boletini, vdiq në rrethana të paqarta në Mitrovicë
-Adem Boletini, u vra me atentat nga Vasil Shantoviçi, në Skodër
-Zahit Boletini, u vra me atentat në Podgoricë- Mali i Zi
-Pajazit Boletini, vdiq në egzil në Nica të Francës
-Musa Boletini u pushkatua nga komunistët jugosllavë në Mitrovicë.
-Faik Boletini u vra në luftën e Bistricës në Shalë të Bajgorës
-Asllan Boletini u pushkatua me proces gjyqsor komunist në Prishtinë
-Kapllan Boletini, pati një vdekje misterioze, i burgosur dhe i dënuar me 15 vite burg në Sremska, Mitrovicë.
Ndërsa vajzat e Isa Boletinit ishin: Azizja, Hafizja, Shedija, Ajetja dhe Feride Boletini.
Në Tiranë diktatura komuniste manipuloj të vërtetën historike, fshiu nga historia se Isa Boletini ishte prezent në ditën e Shpalljes së Pavarsisë, nga masakruesit e historisë komunistët si Kiço Blushi dhe soj e sorollapi i tij.

I pesti nga e Djathta pranë Bislim Bajgorës në një luftë me komunistët serbe-çetnike të vrarë pranë Pazarit të Ri
I pesti nga e Djathta pranë Bislim Bajgorës në një luftë me komunistët serbe-çetnike të vrarë pranë Pazarit të Ri

Qendrimet e Tiranës komuniste nuk kishin asnjë dallim me qëndrimet e komunistëve jugosllavë kur bëhej fjalë për familjet e mëdhaja Patriotike dhe Atdhetare, e me këtë rast dhe familja e Isa Boletinit do të përjetonte fatin e madh tragjik nga komunizmi i ndyrë ruso-sllav.
1-Isa Boletini me forcat e tija në Vlorë më datë 28 nëntor 1912
2-Kapiten Asllan Bolletin (foto e papublikur deri më sot nga arkiva ime pers.shqiponja asht simboli i Divizioni “Skenderbeg”)
3-Halili dalë në Shkodër, i vrarë në Podgoricë
4-I pesti nga e Djathta pranë Bislim Bajgorës në një luftë me komunistët serbe-çetnike të vrarë pranë Pazarit të Ri (arkivi personal e.sh.)
Marrë nga Muri i FB Eugen Shehu

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.