Integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët… – Oborri Mbreteror – Albanian Royal Court

Princ Leka

Princ Leka

Integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët…

Oborri Mbreteror – Albanian Royal Court

Politika e Jashtme duhet të ketë kredibilitet dhe vazhdimësi. Ajo kurdoherë duhet të bazohet mbi tre parime: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, vënien në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike duke mbështetur fuqimisht plotësimin e standarteve integruese, rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon duke synuar forcimin e paqes dhe stabilitetit.
Është me rëndësi që Shqipëria të ketë bashkëpunim me vendet e rajonit, por përpjekjet për ta tërhequr atë në konceptin e një mini-shengeni pa Kosovën dhe pa një strategji të qartë ekonomike, do të ishin një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare. Ndërkohë duhet stimuluar integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët, “Dy shtete – një Komb” brënda Europës! Hapat drejt një diplomacie të përbashkët, një platforme ekonomike, arsimore dhe kulturore janë të domosdoshëm.
Të gjitha këto përpjekje duhet të kenë vetëm një synim, mirqënien e qytetarëve!


 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook