back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Injoranca krijon shumë ma tepër besim në vetvedi se dija! – përgaditi Arben Borshi

Gazeta

Fenomeni Dunning-Kruger
Fenomeni Dunning-Kruger
Injoranca krijon shumë ma tepër besim në vetvedi se dija!
përgaditi Arben Borshi

Fenomeni Dunning-Kruger – Pse injorantat pretendojnë të kenë gjithmonë të drejtë!

Ngjan shpesh që persona pak o aspak ekspertë, në çfarëdo argumenti që diskutohet, kujtojnë se dijnë shumë ma tepër se të tjerët, aq sa marrin përsipër edhe “mundimin” me i dhanë mend të tjerëve. Të bindun në njohunitë e tyne, besojnë se janë ma nalt se të tjerët, intelektualisht. Ky fenomen socio-psikologjik merr emnin e dy studjuesve të psikologjise: David Dunning (docent psikologjie në Cornell University)dhe Justin Kruger (student i profesorit), dhe shkurtimisht emërtohet: fenomeni Dunning-Kruger!
Përkufizimi i ktij fenomeni social asht ky;
“Është nji shtremnim i perceptimit të realitetit, në bazë të të cilit individë pak ekspertë tentojnë t’i hiperbolizojne njohunitë e tyne.” Algoritmet e fb e amplifikojnë këtë fenomen.
Profesori dhe studenti i tij, vendosën të bajshin nji eksperiment social. Vunë para studentave të universitetit nji test në tre fusha të ndryshme: humor, gramatikë, dhe arsyetim logjik.
Para se të fillonte testimi, studentat duhet të deklarojshin në ballë të faqes, kompetencat e tyne në kto fusha. Rezultatet e testit i publikun ne vitin 1999 në studimin e titulluem: “Inkompetenta dhe të pavetëdijshëm se janë të tillë: Si Vështirësia për me pranu inkompetencën personale, çon në autovlersim të rremë! “
(Unskilled and Unaware of It: How Difficulties In Recognizing One’s Own Incompetence Lead to Inflated Self-Assessments)
Ajo që doli nga ky studim ishte e çuditëshme. Në fakt delte qartë se individë Inkompetenta autovlersojshin vehten shumë mbi kapacitetin e tyne real. Përkundrazi, elementa kompetentë kishin nji autovlersim nën nivelin e kompetencave të tyre. Pra, më të dobëtit kishin nji vizion të gabuem të kapacitetit të tyne personal: ato ma të mirët, tuj mos pasë asnji problem me përfundue pyetjet e testit, mendojshin se edhe të tjerët ishin në të njajtin nivel.
Eksperimenti i efektit Dunning-Kruger, pati nji fazë të dytë, ku u konfirmue hypiteza e dy psikologëve.
Në fakt, grupit të studentave të marrun nën provim, iu kërkue të vlersojshin testet e shokëve. Me nji fjale, i duhej të autovlersoheshin përsëri. Në këtë pikë, si për herën e parë të autovlersimit, ndodhen dy fenomene të ndryshme: studentat ma të dobët nuk ndryshuan në autovlersimin e vet, ndërsa studentat ekselentë shtuen dozën e autovlersimit që kishin ba ma parë.
Dy studiuesit arritën në përfundimin se:
“Kur personat janë Inkompetenta, në strategjitë që përdorin për të arrijtë sukses dhe sodisfaksion, janë nën trysninë e nji peshe të dyfishtë: jo vetëm që arrijnë në konkluzione të gabueme dhe zgjedhje katastrofike, por vetë Inkompetenca e tyne i ndalon të shohin realitetin.
Edhe në kohna të herëshme, ky fenomen ka terhjeke vëmendjen e mendimtarëve dhe filozofëve. Shakespeare, në veprën e tij “Si t’ju pëlqejë”, shkruen: I meçmi e din se nuk din, ndërsa budalla kujton se asht i mençëm!”
Edhe filozofi Bertrand Russell shkruen:
“Nji prej gjasave ma të dhimbshme të ksaj kohë, asht se ata që kanë bindje të patundshme, janë budallej. Ndërsa ata që kanë imagjinatë dhe mirkuptim, janë të mbushun me dyshime!”
Marrun prej Web (përshtat prej italishtes i jemi, A.B)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.