
Infiltrimet e Mossadit në Komandën Ushtarak të Iranit
përgaditi Sokol Neçaj
Një lajm tronditës ka dalë nga kryeqyteti i Iranit, Teherani, dhe po bënë bujë në mbarë botën. Thuhet se agjencia e inteligjencës së Izraelit, Mossad, dy vjet më parë infiltroi në Iran një spiune, e cila qëndron pas shkatërrimit të suksesshëm të zinxhirit komandës ushtarak të Iranit.
Agjentja Catherine Pérez Sheked, me origjinë franceze, ka përdorur jo vetëm trajnimin e jashtëzakonshëm, por gjithashtu edhe bukurinë, dinakërinë e planifikimin e saj të lig për të trazuar agjencitë e sigurisë së Iranit.
Catherine, fillimisht u prezantua si një besimtare e madhe fetare, duke u konvertuar në Islamin Shiit dhe gradualisht krijoi njohje me gratë e zyrtarëve iranianë. Ngadalë, ajo u bë një figurë e besueshme në shtëpitë e këtyre zyrtarëve, dhe depërtoi aq thellë në marrëdhënie saqë fitoi akses në dhomat e gjumit të disa oficerëve. Në një vend ku agjencitë e sigurisë kontrollojnë edhe telefonat celularë para se të lejojnë hyrjen e kujtdo, Catherine kishte fotografi të shtëpive dhe detaje të vendndodhjeve, të cilat ia dërgonte direkt Mossadit.
Mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit, disa zyrtarë të lartë iranianë ndryshuan vendfshehjet e tyre, duke besuar se tani ishin të sigurt. Megjithatë, çdo sulm i Izraelit ishte i saktë – sikur dikush të kishte vizatuar një hartë dhe t’ia kishte dorëzuar ushtrisë. Tani, nga hetimi i agjencive iraniane të inteligjencës filloi të zbulohej ngadalë e vërteta. Fytyra e Catherine u identifikua përmes fotove të bëra me zyrtarët, por tashmë, ishte tepër vonë.
Catherine aktualisht nuk gjendet asgjëkund. Agjencia iraniane e inteligjencës ka shpërndarë postera dhe foto të saj në të gjithë vendin, por nuk është gjetur asnjë gjurmë dhe asnjë provë e saj.
Sipas disa raporteve të medias, ajo tani mund të jetë në një vend tjetër nën një identitet tjetër. Për momentin, ajo dhe operacioni i saj janë bërë një nga më të përfolura të spiunazhit të Mossadit.
20 qershor 2025