back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026

Indro Montanelli flet për të Djathtën

Gazeta

Indro Montanelli (1909-2001)
Indro Montanelli (1909-2001)
Indro Montanelli flet për të Djathtën

Për mua, e djathta është një model sjelljeje.
Dikush mund të jetë i krahut të djathtë edhe nga e majta. Kjo sjellje është kriter rigoroz në shërbim të jetës publike, të cilin e gjej të mishëruar te shumë pak burra, madje edhe të djathtë. Po kur dhe nëse ky ideal i krahut të djathtë a u mishërua ndonjëherë?
Për shembull, në historinë e kombit italian, sigurisht – s’ka kuptim të gërmosh detajet më parë – shoh pak burra të denjë për titullin e një të djathte të iluminuar, që jo vetëm pranon, po edhe dëshiron reforma.
Një njeri i së djathtës, sigurisht – s’e besoj se ishte Conti Cavour. Sipas mendimit tim, Cavour s’ishte njeri i së djathtës, për më tepër martesa e tij e tregon këtë, lehtësia e tij në aleancat politike e dëshmojnë këtë gjë.
Për shembull, Ricasoli ishte sigurisht i krahut të djathtë, Sella ishte sigurisht i krahut të djathtë, Giolitti ishte sigurisht i krahut të djathtë… Njeriu që dha të drejtën universale të votës dhe njohu të drejtën e grevës – është një njeri i së djathtës. De Gasperi ishte padyshim njeri i krahut të djathtë. Pa dyshim, tani nuk dua t’i trondis njerëzit, por do të thoja se Palmiro Togliatti, ishte gjithashtu njeri i krahut të djathtë, përsa i përket konceptit të tij për shtetin dhe pushtetin, dhe kjo tregon se dikush mund të jetë njeri i krahut të djathtë edhe në të majtë.
E djathta është një rregull sjelljeje, është një rregull morale sjelljeje.
Për mua, e djathta nuk është një ideologji, është një model sjelljeje!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.