back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Imzot Nikoll Kaçorri, strategu i “harruem” i pamvarsisë Ardian Preçi

Gazeta

Dom Nikoll Kacorri (Arben Morina)
Dom Nikoll Kacorri (Arben Morina)

Imzot Nikoll Kaçorri,

strategu i “harruem” i pamvarsisë

nga Ardian Preçi

Në nji skaj t’Shqipnisë s’Epërme apo ma mirë me thanë Shqipnisë së harrueme, lind nji djalë, prej nji babe katolik e nji nane myslimane, nji shenjë tjetër i respektit ndërfetar apo ma mirë me thanë ndërfisnor.
Askujt nuk i shkonte n’mend se Nikolla i vogël, jo vetëm q’i do t’merrte pjesë n’punët ma t’mdha t’kombit Shqiptar, por do t’ishte strategu i shpalljes pamvarsisë dhe nënkryetari i qeverisë t’parë Shqiptare.
Mbasi kreu studimet n’Shkodër e jashtë vendit Dom Nikolla kthehet n’atdhe e fillon misionin e tij famullitar. Veprimtaria e tij politike dhe letrare asht e përmasave monumentale. Ai punoi shumë per formimin e nji Shqipnie Europiane. Muer pjesë n’Kongresin e Alfabetit Shqip ku ishte nji ndër figurat vendimtare q’i ndikuen n’zyrtarizimin e gërmave Latine. Ishte pjesë dhe ndihmoi n’kryengritjet e njipasnjishme për pamvarsi, koordinoj ardhjen e Ismail Qemailt në Durrës për ngritjen e flamurit, e mbasi e pa se kishte rrezik, realizoi rrugtimin drejt Vlorës. U emnue Nënkryetar i qeverisë së parë Shqiptare.
Mbas ramjes së qeverisë t’parë e mbas djegies’ shpisë e biblotekes ku kishte pasë nji arkiv t’pasun, prej forcave t’Haxhi Qamilit q’i po e kërkonin me e vra u largue për n’Vienë t’Austrisë ku diq mbas pak vitesh.
U la n’harresë prej regjimit komunist edhe prej 20 vjet qeverisjeje pluraliste. Ky burrë shteti, njeri i letrave dhe i historisë Shqiptare, nji gur ndër ma t’randsishmit e themelimit të Shtetit Shqiptar lihet n’harresë e përbuzet edhe n’demokraci.

Dom Nikoll Kacorri (1865-1917)
Dom Nikoll Kacorri (1865-1917)

Imzot Dom Nikoll Kaçorri ishte me fat t’jashtzakonshëm që vdiq n’Vienë e në ktë mnyrë atij nuk i’a prishën vorrin e as nuk i’a hodhën eshtnat n’lum sikurse Fishtës. Ai u preh hijshëm për dekada n’ato vorre t’Austrisë alpine e dukej sikur prej s’largut dhimbshëm vrojton fatin e vendit t’vet q’i punoi aq fort për t’a afrue drejt Europës, se si po shkonte n’rrugë t’gabueme. Me dhembshuni do t’ketë vrojtue ardhjen e komunizmit, burgosjen e vrasjen e klerikëvet katolikë, shembjen e kishave, prishjen e vorreve, e zhveshjen dhe sakatimin prej identitetit Shqiptar, çashtje për t’cilën ai punoi gjithë jetën, e kishte mision primar t’jetës tij. N’historinë e realizmit socialist, n’asnji libër nuk u shkrue emni i Dom Nikollës, e nxansit nuk e  dinin se kush ishte nënkryetari i qeverisë t’parë Shqiptare.

Propaganda e harresës në t’cillën s’bashkut me figura tjera kombtare t’përpunueme mjerisht – mjeshtrisht, punoi me aq “sukses”, saqë nuk asht çudi q’i shumica e Shqiptarvet as q’i i kanë ndigjue emnin Dom Nikollë Kaçorrit.
Kontributi i tij për liri të kombit, shtetformimin e emancipimin, poashtu dhe kontributi i tij në letrat shqipe, jo vetëm u përjashtue, por u shkatrrue. Sa komod do t’ketë kenun Dom Nikolla t’u vrojtue Kazmën e Komunizmit n’punën e tij për Kombin?
“Fali o Zot, se s’dinë se c’ka bajnë” do t’ketë kenë lutja e tij e përditshme.
Por ma n’fund erdh ora q’i nji grup atdhetarësh i’a sollën eshtnat n’vend t’vet Dom Nikollës (e shumë mirë vepruen). Por nji habi e madhe! Asnji dikaster shtetnor, përfshi Ministrinë e Kulturës e krejt spektri politik n’Tiranë nuk u lodhën me i ba nji pritje n’aeroport strategut t’shpalljes’ pamvarsisë Shqiptare. Përkundrazi, eshtnat në nje valixhe i’a hypën nji karrocë e mbas kalimit të doganës, privatisht arritën në ceremoninë e kishës së Shën Luçies.
Dikush shkruajti për kët menefregizëm të turpshëm të autoriteve Shqiptare, dikush bani deklarata politike n’kishë; por shtetit s’i ra n’mend për ceremoni zyrtare – dikush tjetër privatisht tha: “Kush ka kohe me u marr me Dom Nikollën, se kena protesta e antiprotesta, e janë zgjedhjet lokale, q’i po na i bien derës me grushta…”
E harruen kto zoja e zotni (i’u thanshin) se pa at’ Dom Nikollën e do si puna e tij nuk do t’kishte qenë e çuditshme mos me pasun aspak Shqipni sot e ju s’do t’kishit sheshe ku me u ba pshesh me njani-tjetrin.
A mos u zuni frika se mos po u ban ndoj vrejtje, apo ndoj mallkim për politiken anti-kombtare e jo-Europiane q’i po lueni?! Mos u mërzitni se nuk u ban vrejtje, se ai nuk ishte njeriu q’i bante vrejtje, e nuk mallkonte – ai vetem punonte; ai dinte edhe t’epte dorheqje kur principet e tij demokratike, përplaseshin me konjuktura t’vogla n’mendjet oreintaliste t’kohës se at’hershme q’i janë trashigue deri n’ditët tona.
Dom Nikollën pasardhësit e Haxhi Qamilit u munduen t’a plagosin për s’dekunit, t’u e vnue nji karrocë n’aeroport, por nuk i’a mbrritën qëllimit sepse njerëzit si Dom Nikolla nuk plagosen, ato nuk vdesin, e sado q’i t’mundohen për me i vra ato vetëm se shndrisn ma s’shumtit e ngjiten ma nalt në piedestalin e nderuem t’kombit tonë.

Pjetër Logoreci për Dom Nikoll Kaçorrin
Pjetër Logoreci për Dom Nikoll Kaçorrin

Por politika Shqiptare duhet me diftue respekt per figurat e fshime t’kombit tonë gjatë komunizmit, ka ardhun koha q’i çdo gja me shkue n’vend t’vet.
E mos kini frikë se ato nuk çohen prej vorrit me u nxan vendin!
E për me e përfundue; Dom Nikolla erdh aty ku duhet t’ishte prej shumë kohësh e pergjithmonë…
Ai si nji njeri me përmasa monumentale nuk dridhet prej pickimeve t’mendjeve t’vogla n’Shqipni. Ai djali i vogël i Shqipnisë s’Epërme q’i shpenzoj krejt jetën për me ndërtue Shqipninë e lirë e Europiane, fatkeqsisht u la n’harresë bashkë me Shqipninë e Epërme për rreth gati nji shekull. Me nji shprese q’i Haxhi Qamilat modern nuk do t’i prishin vorrin e ri Dom Nikollës, ndoshta shekulli i dytë i shtetit Shqiptar do t’i kthejë syte kah naltsimi i figurave si ajo e Imzot Nikoll Kaçorrit apo vendlindjes tyne Shqipnisë s’Epërme q’i mos t’mbetet ma – Shqipni e harrueme…!
Marrë nga http://libertals.com/imzot-nikoll-kacorri

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.